Bashkia, hapet rruga për hipotekimin e pallateve, përfitojnë 50 mijë familje

0
137

pallate-te-reja-300x224 Janë 70 pallate të cilat do të hipotekohen së shpejti dhe për130 të tjerë procedura do të vonohet për shkak të mungesës së vullnetit të pronarëve. Shifrat bëhen të ditura nga Bashkia e Tiranës. “Vetëm për këtë vit janë hipotekuar 55 objekte, nga të cilët përfitojnë direkt afro 12 mijë qytetarë të Tiranës. 35 prej këtyre objekteve janë ndërtuar gjatë viteve 2001-2008, me shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit. Pajisja me leje përdorimi nga Bashkia e Tiranës e këtyre objekteve, të mbetura peng për vite me radhë, i hap rrugë hipotekimit të një sipërfaqe ndërtimi prej 202.000 m2, ndërsa përfitues direkte janë mbi 7 mijë qytetarë të Tiranës” – u shpreh gjatë një konference për shtyp, nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo.

Ndërkaq, janë në fazat finale të përfundimit të procesit edhe 70 objekte të tjera, të ndërtuara po në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, me përfitues afro 14 mijë qytetarë të Tiranës.

“Në 132 objekte të tjera, ku ka një problematikë e cila konsiston në mungesën fizike, juridike apo qoftë edhe në mungesën totale të vullnetit të ndërtuesve të tyre për të ndjekur hapat e nevojshëm për plotësimin e dokumentacionit, kemi rënë dakord me Shoqatën e Ndërtuesve dhe Dhomën e Tregtisë, që anëtarët e tyre të marrin përsipër kolaudimin e këtyre objekteve, në mënyrë që të mos penalizohet asnjë qytetar i Tiranës. 20 objekte të këtij grupi janë të vetëdeklaruar pranë ALUIZNI-t dhe një pjesë prej tyre e kanë përfunduar procesin e hipotekimit”, – përmendi Bozdo. Përfundimi i këtij procesi bën pronarë të shtëpive të tyre, rreth 50 mijë qytetarë të Tiranës. Përgjatë vitit 2012, Bashkia e Tiranës u ka hapur rrugën hipotekimit të 120 objekteve, nga të cilat një pjesë janë pajisur direkt me leje përdorimi të re, një pjesë ka qenë me dokumentacion të munguar dhe është plotësuar nga Bashkia e Tiranës.

 Per te mesuar listat e plota lexoni gazeten e sotme ne variantin print

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency