Makinat, ja si do të llogaritet taksa e re e qarkullimit

0
260

 

makina-te-vjetraNdryshimet që pritet të bëhen në ligj do të prekin rreth 300 mijë mjete të cilat paguajnë taksat rregullisht. Më shumë sesa ndikimi që do të ketë tek qytetarët, dyfishimi i taksës do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit

Vetëm pak ditë më parë, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka përmendur se taksa për makinat e përdorura do të dyfishohet. Në muajin qershor qeveria Berisha përgjysmoi taksën e makinave duke bërë që mijëra qytetarët të paguajnë më pak. Ky është ndryshimi i tretë brenda një afati të shkurtër kohor dhe ka bërë që qytetarët të vihen në konfuzion se kur do të paguajnë taksën e makinës. Sipas burimeve pranë Ministrisë së Ekonomisë, ndryshimet do të fillojnë që në muajin janar. Arsyeja kryesore për ndryshimin e taksës së makinës, sipas ministrisë së Ekonomisë, ka të bëjë me përputhjen e legjislacionin me Bashkimin Evropian. Shqipëria mban rekord për vjetërsinë e makinave të përdorura, me moshë mesatare 12 vjet, ndërsa në BE është 5 vjet. Ndryshimet që pritet të bëhen në ligj do të prekin rreth 300 mijë mjete të cilat paguajnë taksat rregullisht. Më shumë se sa ndikimi që do të ketë tek qytetarët, dyfishimi i taksës do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit.

Taksa

Taksa e vjetore e regjistrimit të makinave do të vazhdojë të paguhet jo sipas viti kalendarik, por sipas vitit financiar. Vlefshmëria e taksës është 365 ditë, e njëjtë me afatin e siguracionit të mjetit TPL dhe me afatin e vlefshmërisë së Kontrollit Teknik Vjetor. Për ato pronarë të cilët nuk e paguajnë në kohë taksën parashikohen penalitete. Çdokush që nuk kryejnë pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, në masën 5% të shumës së papaguar të çdo muaji, por jo më shumë se 25% për çdo vit. “Aplikimi i penalitetit për vonesë në pagesën e taksave, për të gjitha mjetet që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së taksave, pavarësisht kur e kanë kryer pagesën e taksave, fillon nga data 1 janar 2014”, – përcakton ligji i ri mbi taksat e mjeteve.

Kolaudimi i makinave

Në fillim të muajit shtator, u rritën dhe tarifat e kolaudimit të makinave. Tarifa e automjeteve me 4+1 vende shkon 1960 lekë. Për automjetet me mbi 4+1 vende deri në 8+1 vende tarifa e kolaudimit bëhet 2730 lekë. Tarifa e kontrollit për kamionët deri në 3.5 tonë, bëhet 2950 lekë me TVSH. Për autobusët deri në 32+1 vende tarifa e kontrollit teknik bëhet 2950, e njëjtë dhe për autobusët me 32 deri 42+1 vende.

 

Shembull për llogaritjen e taksës

Një makinë me 1700 kubikë me vjetërsi 13 vjet, me naftë, aktualisht paguan 7500 lekë. Me ndryshimet që do të bëhen në ligjin për makinat e përdorura për të njëjtën makinë në janar do të paguhen 15 300 lekë.

Për një makinë me benzinë, 1600 kubikë e viti 2002, aktualisht paguhet 4400 lekë, pas janarit taksa e makinës do të bëhet 8900 lekë.

Për një makinë 2500 kubikë, naftë të vitit 2001, paguhet 10 mijë lekë, nga janari i vitit të ardhshëm kjo taksë do të bëhet 20 mijë lekë.

 

 

 

“Toyota”, prodhuesi më i madh i veturave në botë

“Toyota” ka shitur 7.4 milionë automobila. Në vendin e dytë është koncerni amerikan “General Motors” me 7.25 ndërsa në të tretin, ai gjerman “VW” me 7.03 milionë. Koncerni japonez për prodhimin e automobilave “Toyota” vazhdon të mbajë vendin numër një në industrinë automobilistike në gjithë botën. Në periudhën prej nëntë muajsh të këtij viti “Toyota” njofton të ketë shitur 7.4 milionë automobila. Sipas njoftimit që bën koncerni, kërkesat e mëdha në tregun amerikan kanë kompensuar rënien e shitjes të shënuar kohëve të fundit në Kinë. Në shifrat e publikuara ë shitjes për këta nëntë muaj përfshihen edhe shitjet e realizuara nga firmat filiale të “Toyota”-s, Daihatsu dhe Hino. Në vendin e dytë për numrin e veturave të shitura gjatë periudhës së fundit nëntëmujore qëndron koncerni amerikan “General Motors”, i cili ka shitur 7.25 milionë makina, ndërsa në të tretin gjiganti gjerman “VW” me 7.03 milionë. Në bilancin e shitjes të koncernit nga Gjermania nuk përfshihet edhe shitja e kamionëve të tipave “Scania” dhe “MAN”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency