Në ndihmë të qytetarëve një formuluar Plotësimi i kërkesës online, si ti drejtohesh Gjykatës Kushtetuese

0
173

Sonja Caka

Stafi i Gjykatës Kushtetuese u vjen në ndihmë të interesuarve duke I orinetuar në plotësimin e ankesave të tyre

 

KushteShumë persona i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për padrejtësi të hasura në institucione të ndryshme apo gjyqësor, kërkesa që shpesh nuk kanë asnjë lidhje me këtë institucion, por edhe ato që kanë shpesh nuk janë të formuluara si duhet. Për këtë arsye dhe për t’u ardhur në ndihmë individëve të ndryshëm, të cilët kanë problem nga më të ndryshmet dhe shohin si zgjidhje Gjykatën Kushtetuese, nga ana e stafit të kësaj gjykate është përgatitur një formuluar-kërkesë, e cila është publikuar online por edhe ju vihet në dipsozicion personave të interesuar, ku të interesuarit mund të orientuar për të drejtuar një ankesë apo kërkesë. Në krye të kërkesës, është specifikuar se arsyeja e paraqitjes së saj, pra “Për ankimin kushtetues individual në përputhje me nenet 131/f të Kushtetutës dhe nenet 28, 29, dhe 30 të Ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 ‘’Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese)”. Kërkuesi orientohet që në fillim të plotësojë elementët personalë, siç është emir, atësia, vendlindja, mosha, profesioni dhe adresa e plotë e banimit, numri I telefonit apo adresa e postës elktronike dhe adresa e re nëse ke ndryhsuar vendbanim nga ajo e mëparshmja.  Ndërkohë, individi orientohet që në formular të vendosë edhe merin, adresën dhe numrin e telefonit të përfaqësuesit ligjor që do e përfaqësojë në Gjykatën Kushtetuese. Në formuluar, individi sqarohet se “nëse kërkuesi ka caktuar përfaqësues, bashkëngjitni prokurën/ autorizimin e nënshkruar nga kërkuesi dhe përfaqësuesi i tij/saj. Specifikoni nëse kontakti dëshironi të kryhet drejtpërsëdrejti me  ju apo përfaqësuesin tuaj. Sipas parashikimeve të nenit 39, pika 4 të ligjit 8577, datë 10.02.2000 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” dhe nenit 19, pika 3, germa c të ligjit nr. 9109, datë 17.07.2003 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, lutemi të paraqitet kopje e kartës së posaçme të avokatit, për përfaqësim në të gjitha nivelet e gjykimit”.

 

Objekti i kërkesës

Në këtë pikë të formularit, qytetari orientohet të paraqesë se çfarë kërkon nëpërmjet kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese, duke përcaktuar vendimin gjyqësor/apo të ndonjë autoriteti tjetër për të cilin kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën. Më tej i kërkohet të vendosë bazën ligjore ku mbështet kërkesën e tij dhe më pas paraqitjen me hollësi të qarta dhe  të sakta mbi faktet për të cilat ankohet. “Nëse ankesat tuaja kanë të bëjnë me disa çështje të ndryshme (për shembull disa procedura të ndryshme gjyqësore), trajtoni çdo çështje ndaras” sqaron në formular Gjykata Kushtetuese. Gjithashtu, në një pikë të formularit kërkohet nga qytetari të shpjegojë sa më saktë që të jetë e mundur  se cili është pretendimi i tij në bazë të Kushtetutës dhe të argumentojë se pse faktet që i ka parashtruar në seksionin III përbëjnë shkelje të këtyre dispozitave. Në këtë moment, qytetari mund të këshillohet edhe me përfaqësuesin e tij ligjor për ta plotësuar, por ndërkohë ka të gjitha mundësitë për të qenë i pranishëm dhe të shohë me detaje çfarë duhet të plotësojë në ankimimin e tij. Ndërkohë që, qytetarit i kërkohet të argumentojë edhe respektimin e afateve kohore dhe shterimin e të gjitha mjeteve juridike.  Më pas, në një tjetër pikë të formularit, qytetari duhet të listojë vendimet e tjera (listoni në renditje kronologjike, duke paraqitur datën, gjykatën apo autoritetin që ka marrë vendimin). Pas kalimit të këtij momenti, i duhet të listojë të gjitha dokumentet e bashkëngjitura, të cilat ai i cmon si të arsyeshme për t’ia vënë në dispozicion Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së tij.

 

 

 

 

 

 

Durrës, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagosen katër persona

Një aksident automobilistik me pasojë katër të plagosur ka ndodhur rreth ores 16:00 në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” në Durrës.

Një automjet në të cilin po udhëtonin katër persona është përplasur me trafik-ndarësen. Sipas policisë shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia e lartë. Burime nga policia bëjnë me dije se të plagosurit janë nisur menjëherë drejt spitalit rajonal të qytetit të Durrësit.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që identiteti i personave të plagosur ende nuk bëhet i ditur.

 

Aksidenti në Elbasan, ndërron jetë në spital 74-vjeçari

74-vjeçari Qemal Çela që u aksidentua një ditë më parë në aksin Elbasan-Peqin nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të mara dhe ka ndërruar jetë sot në spitalin e qytetit të Elbasanit.

Çela nga fshati Pajun i Peqinit u përplas nga automjeti tip “Audi” me targë EL 32 15 B të shtunën në orët e mbrëmjes ,ndërsa po tentontonte të kalonte rrugën nga njëra anë e saj në tjetrën duke i ndërprerë lëvizjen automjetit në fjalë. Ndërkaq policia ka bërë ndalimin e 27 vjeçarit Nazif Tafani , drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin me një viktimë.

 

 

Sekuestrohen 62 kg drogë në kufi, arrestohet 26-vjeçari grek

Një 26 -vjeçar është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia shqiptare për trafik droge. Dy personat janë kapur në kufirin shqiptaro-grek duke transportuar 62 kg marijuanë.  Droga u bllokua nga policia në fshatin Negradha. Dy personat që po e transportonin lëndën narkotike në shtetin fqinj në momentin që panë se po ndiqeshin nga policia kanë tentuar të largohen por vetëm njëri prej tyeri i ka shpëtuar arrestimit. Forcat e anti-trafikut kanë vënë në pranga 26-vjeçarin grek, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij një shtetas shqiptar.

 

 

Kakavijë, transportonte 11 kg kokainë drejt Greqisë, arrestohet 27-vjeçari

Një sasi prej 11 kg kokaine me vlerë 10 milionë euro, u bllokuan sot në Kakavijë, ndërsa transportuesi dhe automjeti me të cilin ai udhëtonte u ndalua, njofton policia kufitare e Gjirokastrës . “Heroina u gjet e fshehur pjesën e brendshme në automjetit tip “Volkswagen”, me targa greke ZYY 7265, me drejtues Besmir Pasia, 27 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Athinë (Greqi), tashmë i ndaluar”, sqaron policia. Blutë e Gjirokastrës po punojnë për të saktësuar origjinën e heroinës, ndërsa destinacioni ishte shteti fqinj Greqia. Policia ka nisur procedim  ligjor për paraburgimin e 27- vjeçarit , ndërsa provat materiale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për hetime të mëtejshme. Sipas policisë kjo është hera e pare që kapet në kufi një sasi kaq e madhe kokaine.

 

Tiranë, digjet një automjet pranë sheshit “Skënderbej”

Një automjet tip Ford me targë AA 615 EB është djegur sot në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes pranë sheshit “Skënderbej”, kur flakët kanë përfshirë të gjithë automjetin, i cili brenda pak minutash është djegur tërësisht. Automjeti është vënë re nga kalimtarët, të cilët kanë nxituar të njoftojnë policinë, e cila rrethoi vendin e ngjarjes. Sipas policisë, nga ngjarja nuk ka patur të lënduar, teksa po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Paraprakisht nuk përjashtohet mundësia e një defekti teknik.

 

Abuzimi, nisin hetimet për arkëtarët e taksave të automjeteve

Dhjetë kallëzime të reja janë regjistruar në Prokurorinë e Tiranës, për abuzime nga arkëtarët e taksave të automjeteve në drejtorinë e shërbimit të transportit rrugor në kryeqytet. Burime nga organi i akuzës, bëjnë me dije se ditët e fundit janë regjistruar raste të reja nga njësia Task-Forcë, për një skemë vjedhjeje dhe abuzimi me pagesën e takave të automjeteve të tonazhit të lartë (furgonë, kamionë dhe rimorkiatorë). Burime nga prokuroria sqarojnë se hetimet kanë nisur për rastet kur qytetarët kanë shkuar të paguajnë taksat vjetore të automjeteve, të cilët, edhe pse kanë marrë faturat nga punonjësit e sportelit, në sistem nuk u është hedhur asnjë e dhënë. Bashkë me kallëzimet e fundit, numri i rasteve nën hetim ka shkuar në 25. Mësohet se në organin e akuzës ka mbërritur në formë padie edhe një raport i auditit të brendshëm, që ka konfirmuar faktin se ka mospërputhje mes faturave të lëshuara nga sporteli, me gjendjen reale të arkës. Sipas hetimeve, bëhet fjalë për shuma të mëdha parash.

 

Sarandë, eksploziv makinës së oficerit të policisë

Një ngjarje e rënë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një sasi lënde plasëse i është vendosur makinës së shefit të policisë gjyqësore në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur lagjen numër 3 në qytetin e Sarandës. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në makinën e shtetasit Altin Abduli. Makina ishte e parkuar në afërsi të banesës. Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency