Hapet restoranti në stil tualeti

0
128

restorantNë Los Angelesit është hapur një restorant i pazakonshëm, i pari në Amerikë i dizajnuar në stil tualeti.Banjoja është kthyer në sallë ushqimi, kurse klientë derisa ushqehen ulen nëpër “guacat” (ulëset) e ëc-ve në vend të karrigeve. Por kjo s’është e gjitha. Ushqimi po ashtu servohet me pjata që kanë trajtën e ëc ‘guacave’ me katarakt uji. Shërbehet ushqim tajlandez. Çantën mund ta fusni në ‘guacën’ e ëc-së. Në Azi deri tani janë hapur disa lloje restorantesh të tilla. “Deshëm ta prezantojmë këtë koncept të ri në SHBA. Askund diçka të tillë nuk kemi parë më herët dhe jemi të lumtur që deri më tash është treguar i suksesshëm ky projekt”, deklaroi menaxheri Gin Hin.

 

Robotët mësojnë të ecin si njeriu

Inxhinierët e Institutit japonez të teknikës robotike të ngjashme me njeriun (HRI) i mësuan robotit antropomorf “Ëabian-2” ecjen njerëzore.Robotët e zakonshëm androidë për hedhjen e hapit duhet të thyejnë fort gjunjët. Ndërkohë që ecja në përgjithësi duket aspak e sigurtë dhe me lëkundje. Si rezultat i studimeve të kryera nga HRI u morr vendimi për t’i shtuar rripit të transmisionit të gjymtyrëve të poshtme të robotit disa shkallë lëvizshmërie. Në veçanti, “Ëabian-2” u pajis me një legen (pjesë e trupit) shumë të lëvizshëm dhe një shkallë të madhe lëvizshmërie në artikulacionet coxale.Falë punimeve suplementare ecja e robotit “Ëabian-2” tashmë të kujton më shumë atë të një qenie njerëzore.

Japoni, prodhohen mollë me portretet e të famshmëve

Në qytetin e Hirosaki në prefekturën veriore jeponeze të Aomorit u volën mollë të pazakonta – me portrete të njerëzve të famshëm.Gjithsej u mblodhën 1.200 kokrra molle me 22 portrete. Në frutat ngjiten stickers të veçantë me një vizatim, të cilët nuk lejojnë depërtimin e dritës së diellit. Gjatë procesit të rritjes së mollës sipërfaqja e ekspozuar ndaj dritës së diellit bëhet e kuqe, ndërsa sipërfaqja e mbuluar – e verdhë. Ndër imazhet në mollë – gdhendjet e mjeshtrit të famshëm të ksilografisë japoneze Hokusai Katsushika, si dhe portrete të Kryeministrit japonez Shinzo Abe dhe presidentit francez François Hollande.

Fotografohet një plan i ri

Një planet i zbuluar së fundmi është fotografuar duke u rrotulluar rreth një ylli afërsisht 300 vite dritë larg Tokës. Marrja e pamjeve të një planeti të panjohur (alien) është e vështirë dhe kjo botë mund të jetë planeti më pak masiv i observuar jashtë sistemit diellor, thonë shkencëtarët. Një foto e re publikuar nga European Southern Observatory (ESO) përshkruan një gjigant gazi, duke u rrotulluar rreth yllit më të ri (quajtur HD 95086) në rreze infra të kuqe. Ylli është hequr nga imazhi për të lejuar ndriçimin e planetit, siç tregohet në foto. HD 95086 b u vështrua nga teleskopi ESO në Kil.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency