400 raste të reja të grave të prekur nga kanceri i gjirit, Arvizu: Kontrollet e hershme, jetike

0
135

Florenc Drizari

 

 

Tetori – muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

“Marshimi në Bulevard për luftën ndaj kancerit të gjirit”, ministri i Shëndetësisë, Beqja, ftoi gratë për më shumë kontrolle

 

MARSHIMI NE BULEVARDDita kundër kancerit të gjirit mblodhi sëbashku në një marshim përfaqësues të qeverisë, ambasadorë të akredituar në Tiranë, përfaqësues nga shoqëria civile si dhe gra që e kanë luftuar me sukses këtë sëmundje.

Një ditë më parë në kryeqytet u organizua për te pestin vit radhazi marshimi dedikuar luftës kundër kancerit të gjirit. Ky aktivitet nisi nga sheshi Nënë Tereza për të vazhduar më tej në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – drejt Galerisë Kombëtare të Arteve.

I pranishëm në këtë event, ishte edhe ambasadori Amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili u shpreh se kanceri është një vrastar i heshtur, por falë hulumtimeve shkencore, tashmë dihen më shumë për trajtimin, parandalimin dhe kurimit të tij.

Në përfundim të fushatës së ndërgjegjësimit, femrat shqiptare ftohen edhe një herë të  kontrollen e të sigurojnë një disgnostikim të hershëm kësah semundje.

Tëtori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin ndaj gjirit. Një ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ftoi gratë për më shumë kontrolle. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, çdo vit në vendin tonë zbulohen mbi 400 raste të reja të grave të prekur nga kanceri i gjirit. Tre mënyrat për të zbuluar kancerin e gjirit janë: mamografia, vizita e rregullt tek mjeku, apo kontrolli i vetes. Aktualisht shqetësim i onkologëve në vend mbetet rritja e rasteve tek vajzat e reja.

Aleksandër Arivzu

Përsa i përket parandalimit, Arvizu tha se “ne dimë edhe rëndësinë e depistimeve por edhe se të pasurit e një jetë të shëndetshme përmes dietave, ushqimeve të ndryshme sikurse dhe aktiviteteve, të gjitha këto mund të na ndihmojnë për ta parandaluar”.

“E dimë që me kancerin e gjirit dhe me çfarë do lloj tjetër kanceri, që ndonëse njerëzit mund të zhvillojnë stilin më të shëndetshëm të mundshëm të jetesës, ka diçka që quhet ADN. Të gjithë jemi produkt i prindërve tanë, dhe ka disa njerëz që janë më shumë në rrezikshmëri të ekspozimit të kancerit të gjirit për shkak të gjenetikës së prindërve të tyre dhe historisë familjare”, u shpreh Ambasadori .

Sipas tij, kjo është arsyeja se përse kontrollet e hershme janë absolutisht jetike, sepse nëse qëllon kjo sëmundje godet dikë, sa më herët që mund të dallohet aq më shumë ekzistojnë trajtime të duhura që mund të ndihmojnë në kurimin e kësaj sëmundjeje.

Gjatë këtij aktiviteti sensibilizues, vullnetarët e YËCA, shpërndanë materiale informuese për mënyrat e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Kjo ecje është aktiviteti përmbyllës i të gjithë fushatës një-mujore për informimin dhe ndërgjegjësimin e grave e të vajzave për parandalimin e kancerit të gjirit.

Si pjese e kësaj fushate, gjate muajit Tetor, është vënë në dispozicion të grave të shtresave më të varfra një autoambulancë. Në mjediset e brendshme të së cilës gratë kishin mundësi të bënin kontrolle të gjirit dhe në raste nevoje, dhe të merrnin kupona për mamografi falas.

 

 

“Debati për martesave gay”, Totozani: Nuk i hyj gjërave për t’ju kthyer rrugës

Debatet e fundit të përhapura në vend për lejimin apo jo të martesave gay, kanë risjellë qëndrimin e Avokatit të Popullit, Igli Totozani, i cili nuk tërhiqet nga kjo nismë dhe thotë se do të vendosin ligjvënësit shqiptar për këtë çështje.

“Unë nuk iu hyj gjërave për tju kthyer rrugës. Unë nuk tërhiqem se dikush kërkon që propozimin tim ta konsiderojë në mënyrë teologjike apo religjoze. Unë jam funksionar civili një shteti laik”,- tha Avokati i Popullit.

Në kulmin e debatit, Igli Totozani tha për “Ora Neës”, debati për këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë demokratike e jo në fyese.

“Unë do ftoja qytetarët e vendit tim, politikanët, studiuesit, universitarët dhe të gjithë, që nëse do të bëjnë një debat të tillë le të tregojnë në mënyrë demokratike që ne dimë të bëjmë një debat të bazuar në argumente dhe jo në fyerje, dhe dalëngadalë le të shkojmë drejt një zgjidhjeje e cila të jetë e pranueshme, por pa mohuar për asnjë moment barazinë e të drejtave për komunitetit LGBT”, u shpreh Totozani.

Si Avokat I Popullit të një vendi demokratik, Igli Totozani, e di mirë që në fund të fundit ai ka vetëm mundësinë që të propozojë, pasi u mbetet ligjvënësve të vendosin mje votë nëse do të lejojnë apo jo martesat mes LGBT-ve në Shqipëri.

“Nuk vendos unë se çfarë do të bëhet. Natyrisht do ta vendosin përfaqësuesit e popullit shqiptar. Është në nderin e tyre të tregohen europianë”,- tha ai.

Sipas Avokatit të Popullit në legjislacionin shqiptar një individ i vetëm mund të adoptojë fëmijë dhe martesat mes LGBT-ve nuk dëmtojnë familjen në shoqëri.

DEBATI

Ndërkohë, propozimi i Avokatit të Popullit, Igli Totozani, për ndryshimin e Kodit të Familjes, me qëllim legalizimin e martesave mes personave të të njëjtit seks, ka sjellë hapjen e një debati, ku janë përfshirë si politika ashtu edhe feja. Deputetja e PD-së, Mesila Doda, si edhe ish-deputeti i kësaj force, Tritan Shehu, reaguan dy ditë më parë ndaj këtij propozimi, duke shprehur hapur kundërshtinë e tyre. Po ashtu, edhe Partia Lëvizja e Legalitetit, e drejtuar nga Ekrem Spahia, ka bërë të ditur votën e saj kundër këtij propozimi, madje duke nënvizuar edhe një sërë kritikash për Avokatin e Popullit. Ndërkohë, ndaj këtyre deklaratave nuk ka munguar reagimi i shoqatës që mbron të drejtat e homo dhe biseksualëve, ku nëpërmjet drejtorit ekzekutivit të Pro LGTB, Kristi Pinderi, u kërkua që ky propozim të shqyrtohej dhe me respektin e duhur. Po ashtu, një reagim erdhi dje edhe nga kryetarja e Aleancës kundër Diskriminimit, Xheni Karaj, e cila tha se ndërkombëtarët janë shprehur qartë kundër deklaratave homofobike. Nga ana tjetër, kundër kësaj nisme janë shprehur edhe komunitetet fetare në vend, duke e cilësuar propozimin e Avokatit të Popullit absurd dhe të papranueshëm. Përfaqësuesit e Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse dhe përfaqësues të komunitetit bektashi, kanë thënë se vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim të palëkundur, ndaj çdo nisme të tillë, ashtu si në vitin 2009, kur idenë e hodhi edhe ish-kryeministri Berisha. Në të njejtën linjë edhe Forumi Mysliman i Shqipërisë kundërshtoi me forcë propozimin e Avokatit të Popullit për të legalizuar martesave mes të njëjtës gjini.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency