Virusi HIV/AIDS, i shërueshëm

0
147

AIDS-in-LaosNjë vajzë 3-vjeçare nga Misisipi është shëruar nga virusi HIV/AIDS, falë trajtimeve shumë të forta mjekësore që ajo ka marrë, menjëherë sa është zbuluar që vogëlushja ishte infektuar nga virusi. Trajtimet e hershme mjekësore, që përmbanin një kombinim të ilaçeve antiretrovirale, duket se e kanë mbajtur të izoluar virusin në trupin e vajzës, thotë imunologjisti, dr Katherine Luzuriaga, nga University of Massachusetts Medical School, e cila është pjesë e grupit që po trajton rastin në fjalë. Doktorët hezitojnë të deklarojnë nëse vajza 3-vjeçare është shëruar plotësisht, por në një deklaratë për “New England Journal of Medicine”, ata sqarojnë se edhe nga testet më të detajuara që i janë bërë vogëlushes, nuk është gjetur asnjë virus aktiv që mund të përsëritet. Vajza ndaloi së marri ilaçet kundra virusit HIV kur ajo ishte 18-muajshe. Pas një sërë testesh të një pas njëshme, u gjetën gjurmë të virusit në gjakun e vajzës, por doktorët nuk dinë të thonë nëse janë pozitive apo janë thjeshtë mbetje të virusit të çrrënjosur. “Por në qoftë se janë mbetje, atëherë lind pyetja nëse kanë aftësi që të ripërtërihen”, – thotė Luzuriaga. Ky është rasti i parë i dokumentuar që virusi HIV zhduket tek një fëmijë i vogël.

 

 

 

 

Yndyrat, jo më rrezik për zemrën

Për dekada të tëra ushqimet që përmbajnë yndyra janë ndaluar nga doktorët, për shkak se ato rrisin riskun e sëmundjeve të zemrës. Por kjo këshillë e doktorëve mund të këtë qenë e gabuar, thonë mjekët kardiologë, më të mirët në botë. “Ushqimet me yndyrë të papërpunuar, si gjalpi, djathi, vezët apo kosi, mund të jenë të mira për shëndetin e zemrës së njeriut. Madje, reduktimi apo mospërdorimi i tyre mund të ketë çuar në rritjen e sëmundjeve të zemrës”, – thotë dr. Aseem Malhotra, specialist në “Croydon University Hospital”. Në një shkrim për “British Medical Journal”, Malhotra thotë se ushqimet që përmbajnë yndyra të papërpunuara janë demonizuar që në vitin 1970, pas një studimi i cili tregonte se këto ushqime ndikojnë negativisht në sëmundjet e zemrës. Megjithatë, Malhotra rekomandon që meshkujt të mos konsumojnë më tepër se sa 30 gramë yndyrë të papërpunuar në ditë, ndërsa femrat jo më shumë se sa 20 gramë. Sipas doktor Malhotras, pakësimi ose mospërdorimi i sheqerit do të ishte një prioritet për sëmundjet e zemrës.

 

Pastrimi i duarve ju bën më të lumtur

Është njësoj sikur të mund të pastroni dhembjen tuaj dhe ta largoni. Një studim i ri ka gjetur se rituali i pastrimit të duarve mund t’ju bëjë më optimist pas dështimeve. Dr. Kai Kaspar, nga Universiteti i Këlnit, ka ekzaminuar se si pastrimi fizik ndikon te ne pas ndonjë ngjarje të keqe. Ai gjeti se njerëzit që pastronin duart e tyre pasi përjetonin ndonjë ngjarje të rëndë, ishte më të sigurt se herëve të tjera do të jenë më të suksesshëm. Dr. Kaspar i kishte ndarë 98 persona në dy grupe. Në pjesën e parë të eksperimentit, pjesëtarët nga dy grupe kishin për të zgjidhur një problem të pa mundur. Kur të dyja grupet dështonin, njëri grup pastronte duart. Të dyja grupet shpresonin se në tentimin e radhës do të ishin më të mirë, por se grupi që “pastronte duart” ishte shumë më shumë optimist në krahasim me grupin tjetër. Një ekip i psikologëve kishte vërtetuar se një akt i thjeshtë i pastrimit të duarve i bënë njerëzit të ndihen më me vetëbesim lidhur me vendimet që kanë marrë. Ata gjetën se njerëzit që pastronin duart rregullisht pasi kishin marrë një vendim të vështirë ishin më të lumtur me zgjedhjet e tyre krahasuar me ata që nuk e bënin një gjë të tillë.

 

Disa këshilla si ta ruani stomakun

Studiuesit sugjerojnë se për të pasur një trup fizik të bukur dhe për të poseduar shëndet të mirë të stomakut, rekomandohet t`i ndiqni këshillat e mëposhtme.

Mjekët janë të mendimit se është më mirë të hahet nga pak dhe shpesh. Mos hani para gjumit, pasi që kjo e lodh stomakun; Hani minimum 3-4 orë para gjumit; Hani me kafshata të vogla, për t’u përtypur dhe tretur më mirë; Mos hani në këmbë apo shpejt; Mos hani ushqime të nxehta apo shumë të ftohta; Mos u shtrini menjëherë pas ushqimit; Mos bëni ushtrime gjimnastikore pas ushqimit; Ushqimet me kafeinë (kafeja, kola, çaji) nuk ju bëjnë mirë; Ushqimet apo pijet me aciditet (p.sh. lëng portokalli) hollojini me ujë; Mos përdorni alkool dhe cigare; Mos përdorni të skuqurat; Mos e përdorni shumë qepën; Mos përdorni shumë çokollatën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency