Të ndërtosh në Tiranë, mënyra për të siguruar lejen

0
204

Të gjitha dokumentet dhe projektet që duhen

Ndërtimet duhet t’i përshtaten mjedisit

 

instituti-i-ndertimit-te-rritet-cilesia-ne-ndertimet-e-rejaNë një kohë kur në Tiranë po shtohen dita-ditës banorë të rinj, është nevoja e më shumë hapësirave. Studentë, emigrantë dhe të ardhurit nga rrethet kanë bërë që Tirana të krijojë një shtrirje më të gjerë. Jo të gjithë duan pallatet, ka grupe të cilat operojnë në blerjen e një toke dhe më pas ndërtimet i kryejnë vetë. Por si merret leja e ndërtimit në Tiranë? Fillimisht bëhet një kërkesë për kryerje punimesh, e cila duhet të plotësohet dhe firmoset nga zhvilluesi i pronës. Në rastet kur ka më shumë se një pronar, kërkesa duhet të firmoset nga të gjithë bashkëpronarët ose përfaqësuesi i tyre, i autorizuar me prokurë, e cila të jetë hartuar para noterit, kopje origjinale ose fotokopje e noterizuar. Një dokument tjetër që duhet dorëzuar është certifikata e pronësisë ose dokumenti i vërtetimit hipotekor të pronës, bashkangjitur harta treguese dhe kopja e kartelës shoqëruese, nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kopje origjinale. E domosdoshme është kontrata e sipërmarrjes, e lidhur midis zhvilluesit (apo përfaqësuesit të tyre me prokurë) dhe subjektit ndërtues që do të kryejë punimet, e cila duhet të jetë origjinale dhe e lidhur para noterit.

Genplani

Genplani i hartuar nga sektori i GIS Kadastrës si dhe një kopje e genplanit të hartuar nga sektori i GIS Kadastrës, të lihet i paprekur. Plani i vendosjes së strukturës në shkallë 1:500, punuar mbi një kopje të genplanit të hartuar nga sektori i GIS Kadastrës. Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe miratim nga Agjencia Rajonale e Mjedisit.

Projekti teknik i zbatimit

Projekti ekzistues i strukturës dhe projektet që do të realizohet ndryshimi, si më poshtë: Projekti arkitektonik bashkëngjitur projektit: Relacioni teknik arkitekturor, ku përfshihet tabela e të dhënave teknike. Licenca individuale e arkitektit (fotokopje e noterizuar) me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë, bashkëngjitur Ekstrakti i Regjistrit Tregtar të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, i marrë në tre muajt e fundit. Projekti konstruktiv i strukturës, bashkëngjitur projektit: Relacioni teknik shpjegues. Licenca individuale e inxhinierit konstruktor (fotokopje e noterizuar) me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë, bashkëngjitur Ekstrakti i Regjistrit Tregtar të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit, i marrë në tre muajt e fundit. Deklaratë noteriale projektuesit konstruktor, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, vetëdeklaron se e ka hartuar këtë projekt, sipas të gjitha standardeve dhe normave teknike në fuqi.

Projekti elektrik i strukturës

Relacioni teknik shpjegues. Licenca individuale e inxhinierit elektrik (fotokopje e noterizuar) me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë bashkëngjitur Ekstrakti i Regjistrit Tregtar të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, i marrë në tre muajt e fundit. Deklaratë noteriale projektuesit elektrik, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, vetëdeklaron se e ka hartuar këtë projekt, sipas të gjitha standardeve dhe normave teknike në fuqi.

Projekti hidrosaitar i strukturës, bashkëngjitur projektit hidrosanitar:

Relacioni teknik shpjegues. Licenca individuale e inxhinierit hidrosanitar (fotokopje e noterizuar) me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë, bashkëngjitur Ekstrakti i Regjistrit Tregtar të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, i marrë në tre muajt e fundit. Deklaratë noteriale e projektuesit hidrosanitar, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, vetëdeklaron se e ka hartuar këtë projekt, sipas të gjitha standardeve dhe normave teknike në fuqi.

 

 

 

Nikolla: Politika të qëndrojë larg shkollës

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka theksuar edhe një herë se politika duhet të qëndrojë larg shkollave. E pranishme në konferencën e dytë ndërkombëtare shkencore “Zhvillimi i qëndrueshëm rajonal” në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ministrja e Arsimit ka premtuar më shumë mbështetje për kërkimin shkencor. “Ne jemi shumë larg standardeve evropiane. Në këtë këndvështrim na duhet të bëjmë shumë. Së pari, ne politikëbërësit duhet të mbështesim shkencën dhe kulturën shkencore përmes një buxheti më të mirë”, – ka deklaruar Nikolla. Të pranishëm në këtë konferencë ishin profesorë dhe akademikë nga rajoni dhe Evropa. Në fjalën e saj, ministrja Nikolla e vuri theksin tek largimi i politikës nga shkollat dhe universitetet. “Kemi premtuar dhe ka nisur realiteti i ditës nëpër shkolla për të larguar politikën nga shkollat, për t’u dhënë këtyre institucioneve një standard të ri”, – theksoi Nikolla.

 

Kosovë, nuk pritet rritje e punësimit

Oda Ekonomike e Kosovës ka prezantuar të shtunën një hulumtim të indikatorëve matës të tendencës në biznes për tremujorin e tretë të këtij viti. Ky hulumtim përmban vlerësimin se situata aktuale e bizneseve është përmirësuar dukshëm në tremujorin e tretë të vitit 2013, pothuajse në të gjithë sektorët, pos në atë të prodhimit, ku situata ka mbetur pothuajse e njëjtë. Kryetari i OEK-it, Safet Gërxhaliu, është shprehur se monitorimi i biznesit kosovar është organizuar nga Oda si studimi i vetëm i këtij lloji, i cili është mjaft i njohur dhe shumë i çmuar në nivel ndërkombëtar. “Situata aktuale e bizneseve është përmirësuar dukshëm në tremujorin e tretë të këtij viti, ndërsa pritjet për gjashtëmujorin e ardhshëm mbeten më pak optimiste. Por shqetësues mbetet fakti që nuk pritet të ketë rritje të punësimit, pasi që 75% e bizneseve presin që punësimi të mbetet i njëjtë”, – theksohet në hulumtimin e prezantuar “Indikatorit matës i tendencës në biznes për tremujorin e tretë të vitit 2013” nga OEK-u, i cili përfshin kompanitë nga sektori i shitjes, i tregtisë, i ndërtimit, i prodhimit dhe i shërbimeve. Megjithatë, pritjet për gjashtëmujorin e ardhshëm mbeten më pak optimiste dhe shqetësues mbetet fakti se nuk pritet të ketë rritje të punësimit, pasi që 75 për qind e bizneseve presin që punësimi të mbetet i njëjtë, është thënë në këtë takim. Sekretari i OEK-ut, Berat Rukiqi është shprehur se në tremujorin e tretë gjendja ekonomike në Kosovë është përmirësuar, por pritjet për gjashtëmujorin e ardhshëm mbesin më pak optimiste. Shqetësues, sipas tij, mbetet fakti që kompanitë nuk presin rritje të punësimit në muajt e ardhshëm dhe se kjo jep sinjalin se, me gjithë rritjen ekonomike, që është parashikuar edhe nga FMN-ja, mbesin gjithmonë problemet shtesë, si rritja ekonomike, e cila nuk arrin t’i zgjidhë problemet e punësimit dhe deficitit tregtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency