J-Lo: Më kërkuan të bëja ndërhyrje në trup

0
138

jennifer lopez

Jennifer Lopez ka treguar se asaj i ishte thënë se “duhej të bënte shumë ndryshime në trup”, nëse donte të fillonte një karrierë të suksesshme në botën e shoubiznesit. Këngëtarja dhe aktorja, e njohur për format e saj është krenare me rrënjët nga Puerto Ricco, dhe se për këtë nuk ka pranuar të bëjë asnjë ndërhyrje. Në moshë të re, familja ime më mësoi të doja atë që jam dhe se si dukesha. Trupi im, nuk ishte ndryshe se çdo trup i zakonshëm në lagjen time. Kur për herë të parë fillova punën në televizion, njerëzit, madje edhe menaxheri im i asaj kohe, më thanë mua se më duhej të bëja shumë ndryshime, ka thënë J-Lo për mediat latine-amerikane. Por 44 -vjeçarja, thotë se nuk ka pranuar një gjë të tillë dhe se thotë se u ka thënë se probleme i vetmi problem ishin ata dhe jo pamja e saj. Duhet të qëndrosh dhe tu thuash se nuk ka asgjë gabim me pamjen time, por me atë se si ju shohin, dhe kur ju vërtetë besoni në këtë atëherë edhe njerëzit e tjerë do të besojnë në këtë gjithashtu, ka shpjeguar ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency