Info/kult Saimir Pirgu, koncert bamirësie për fëmijët me sindromën Down

0
156

Saimir PirguNë mbështetje të shoqatës Down Syndrome Albania, tenori me famë botërore sonte në një koncert në Teatrin e Operës dhe të Baletit në Tiranë.

Tenori Saimir Pirgu sonte ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë për një koncert në mbështetje të Down Syndrome Albania. Në këtë koncert, tenori do të shoqërohet nga orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të drejtuar nga Zhani Ciko dhe nga artistë të tjerë të njohur si Marjana Leka, Sidrit Bejleri dhe Vikena Kamenica.
Një vit i mbarë ky për Saimir Pirgun. Nuk ndalet një çast. Pas suksesit të gushtit me Dukën e Mantovës në Arenën e Veronës, ka veshur sërish petkat e personazhit verdian nga 27 shtatori deri më 3 tetor në Zurich Opernhaus (Zvicër); në shtator ka ngjitur edhe skenat e Londrës, Bukureshtit dhe Grafeneg të Austrisë. Për dhjetë data në nëntor e dhjetor do të jetë perandori Tito Vespasiano i “La clemenza di Tito” në Opéra National de Paris”.
Ndërkaq, më 22 shtator është vlerësuar me çmimin “Pavarotti d’Oro 2013”, çmim i përvitshëm i ngritur nga komuna Correggio e Reggio Emilias në nder të tenorit të madh të ndarë nga jeta gjashtë vjet më parë. Ndërsa koncerti i bamirësisë që mbahet sonte në skenën e Operas, mbështet nga kompania e telefonisë Albtelecom dhe Eagle Mobile.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency