Përse bëhen joshës?

0
139

shijaPothuajse çdo femër në planet në ndonjë moment ka qenë e interesuar për ndonjë mashkull, i cili ka qenë në lidhje dashurie me ndonjë tjetër femër. S’ka dyshim, secila i bën pyetje vetes përse është fiksuar pas mashkullit të zënë kur e di se është një fantazi e kotë!

Dëshira për ta arritur qëllimin shton nivelin e dopaminës

Çdo gjë që duket e paarritshme, shkakton dëshirë më të madhe. “Kjo quhet atraksion frustrues: ajo që është e vështirë të arrihet, më shumë na krijon mall, – thotë dr. Helen Fisher, autore e librit “Who We Love”. – Ndërkaq, vetë fakti që është diçka e ndaluar, e shton edhe më dëshirën”.

Ja si vepron ajo. Çdo herë kur shfaqet malli, truri liron dopaminën, e cila ju nxit që ta arrini qëllimin. Kur ju dalin pengesat përpara (fakti që ka vajzën), pengon që të arrini qëllimin, truri liron edhe më shumë dopaminë, gjë që edhe më shumë ju fokuson për arritjen e qëllimit.

Ekziston kërkesa për të

Nëse ndonjë vajzë tjetër (posaçërisht ajo që ju respekton) është e lidhur me atë mashkull, truri juaj menjëherë e regjistron si “mall të dobishëm”. Mirëpo, kini kujdes: mashkulli ju duket perfekt vetëm për shkak se nuk e njihni. “Nuk e dini si është në dhomën e gjumit”, – thotë dr. Luis. Me fjalë të tjera, nuk do të jeni në situatë të duroni nënçmimet apo humorin e keq të tij.

Nganjëherë nuk jemi të gatshëm për të krijuar lidhje serioze, madje as për seks pa obligim, ndërkaq hormonet na “egërsohen”. Prandaj, më me dëshirë do të donim të jemi në shoqëri të njerëzve atraktivë, të flirtonim, të ndiheshim të dëshiruar.

Ç’është më i mirë se flirti?

Zemra na rrah më shpejt, entuziazmi rritet. Është lehtësuese të dimë që nuk do të hyjmë në marrëdhënie të komplikuara, por vetëm do të kënaqemi me komplimentet dhe buzëqeshjet. Madje edhe nëse ndodh marrëdhënia intime, objekti i dëshirës së zjarrtë me siguri nuk do ta braktisë vatrën e sigurt të lidhjes vetjake, që me siguri atë edhe nuk e dëshironi.

Nëse dëshironi ta orientoni energjinë te meshkujt e lirë, qartësoni se çfarë është e rëndësishme te mashkulli – besnikëria, gëzueshmëria, aventurat.

 

Box gri

Shprehja e ndjenjave

Shprehje adekuate e ndjenjave. Kujdes nëse vendosni t’i ndani skenarët e xhelozisë që ju sillen në kokë me partnerin tuaj, sepse xhelozia është si thikë me dy tehe. Ajo mund të thotë “jam xheloz/e, sepse kujdesem për ty”, por gjithashtu edhe “jam xheloz/e sepse nuk të besoj”. Prandaj është shumë e rëndësishme qasja dhe mënyra se si bisedoni me partnerin për këtë temë. Fjalët e zgjedhura me kujdes dhe të menduara mirë mund të ndryshojnë shumë, prandaj çdo herë diskutimin fillojeni shumë të qetë dhe të relaksuar. Flisni për përvojat dhe situatat që ju kanë bërë të ndjeheni xheloz dhe me siguri do të vini deri te zgjedhja adekuate.

 

 

 

Çfarë na eksiton aq shumë?

 

Kur ndiejmë më shumë kënaqësi në seks? A sjell seksi për një natë më shumë eksitim dhe kënaqësi, sepse jemi me dikë që ende nuk e njohim, “se si merr frymë” apo është burimi i lumturisë më të madhe pikërisht seksi me dikë që e dimë se çfarë mendon edhe para se të thotë?

Për personat që (ende) nuk janë në lidhje, eksitim më të madh sjell një pjesë e sekondës para se diçka të ndodhë në të vërtetë: në momentin para puthjes apo atë moment kur e kuptoni se do të përfundoni në shtrat me dikë që e keni ëndërruar për disa javë, muaj… apo para pesë minutave.

Përse kjo na eksiton aq shumë? Sepse kurrë më parë nuk e kemi përjetuar seksin me këtë person. Edhe fryma e re, edhe pasioni që ajo/ai sjell, është ndoshta e vetmja gjë që është “e mirë” kur është fjala për të pasur marrëdhënie seksuale me dikë me të cilin ne nuk jemi të lidhur. “Plusi” kryesor këtu është pikërisht në lidhje me diçka që ende nuk e kemi përjetuar (Për fat të keq, kjo është edhe një nga arsyet pse kaq shumë njerëz e tradhtojnë partnerin e tyre. Nëse bini në këtë përvojë të hidhur, mos e largoni nga mendja atë thënie të vjetër “për një moment gëzimi, një mijë ditët të zisë”… dikush me siguri do të lëndohet.).

Seksi i rastësishëm i ka edhe avantazhet e tij. Në situata të tilla, të gjithë frenat lëshohen lirshëm dhe njerëzit më lehtë flasin fjalë “të pista” për të kënaqur fantazinë, e lëshojnë zërin… Sepse kujt i intereson nëse nuk ju pëlqen, nuk keni nevojë për t’u parë kurrë më.

Nga ana tjetër, në marrëdhënie të tilla, njerëzit janë më shumë egoistë dhe më pak se zakonisht ata kujdesen për kënaqësinë e partnerit të tyre. Gjithçka është e lidhur për kënaqësi fizike, e cila mund të jetë e papërshkrueshme, është fakt, por gjithashtu mund të ndodhë që kur të zgjoheni në mëngjes, ndiheni disi bosh…

Çfarë çon deri te seksi më i mirë? A është emocioni i takimeve të para apo afërsia që është ndërtuar me kalimin e kohës? Seksi me dikë që nuk e njihni shumë mirë, mund të çojë te seksi i mrekullueshëm, por kur jeni në lidhje me dikë që e doni, edhe seksi edhe orgazma marrin një kuptim të ri.

Kur jemi në lidhje, seksi është më i shpeshtë dhe është e njohur që sa më shumë kemi seks, aq më shumë do të dëshironi atë. Orgazma është më shumë rregull dhe jo përjashtim, pasi që të dy prej jush e njihni trupin dhe dëshirat e personit që ju doni. Përveç kësaj, aty është edhe intimiteti emocional, dëshira për t’i dhënë kënaqësi dikujt që është për ju “gjithë bota” dhe një ndjenjë e përmbushjes dhe kënaqësisë, kur keni sukses në këtë… Zëri ynë këtë herë shkon tek seksi me dikë që e duam.

 

 

 

Faqja e dytë

 

Gri lart

 

A jeni ende duke menduar për ish-të dashurin?

Nëse jeni ende duke menduar për atë me të cilin jeni ndarë, mos vazhdoni ta mohoni, nuk ka asgjë të keqe. Ja si mund ta zbuloni nëse ende jeni në dashuri me të.

Kujtimet

Nëse ende i kujtoni të gjitha gjërat, edhe detajet më të vogla të takimeve tuaja, fjalët që keni thënë e momentet e lumtura, kjo do të thotë se vazhdoni të jeni në dashuri me ish të dashurin tuaj.

Përndjekja

Kjo është diçka që ndodh në rastet më të shpeshta. Sigurisht se ende vazhdoni ta përcillni çdo hap që bën ai në jetë, vendet ku del, ku e kalon kohën me shoqërinë, vazhdoni të bëni përpjekje për ta mbajtur të gjallë kujtimin që keni për të. Kjo është një shenjë se nuk mund ta harroni atë.

Shpresa për një rast të dytë

Kur dëgjoni lajme të këqija për ish të dashurin tuaj, ndiheni keq edhe ju. Kur dëgjoni se ai është i lirë dhe nuk ka lidhje me dikë tjetër, ju menjëherë filloni të mendoni se si do të ishte po të ktheheshit prapë bashkë. Megjithatë, më e mira është të vazhdoni me jetën tuaj.

Vizita në vendet e njëjta

Nëse ende vazhdoni t’i vizitoni të njëjtat vende ku keni qenë edhe me të, mund të ketë mundësi që nuk jeni duke e tejkaluar ndarjen. Ju nuk duhet të ktheheni në ato vende, sepse vetëm do të lëndoheni dhe nuk do të arrini asgjë. Mbi të gjitha, ju nuk doni të dukeni e dëshpëruar në sytë e tij.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency