Konfindustria: Rekomandimet e Bankës Botërore, jo të gjitha të zbatueshme

0
156

Konfindustria vlerëson se kërkesat e njëkohshme të Bankës Botërore për rritjen e taksave nëpërmjet progresivitetit dhe ulja e shmangies fiskale janë në kundërshtim me njëra-tjetrën

 

kofindGrupimet e biznesit prodhues shqiptare, në shoqatën Konfindustria, duke marrë shkak nga rekomandimet fundit të drejtuesve të Bankës Botërore për Shqipërinë, kanë kërkuar dje nga qeveria të jetë e kujdesshme në zbatimin e tyre në praktikë. Ne një deklaratë për shtyp, Konfindustria vlerësoi se të paktën një pjesë e rekomandimeve të drejtuesve të Bankës Botërore janë në kundërshtim me njëra tjetrën, parë në mjedisin ekonomik, institucional dhe shoqëror shqiptar.
Konfindustria vlerëson se kërkesat e njëkohshme të Bankës Botërore për rritjen e taksave nëpërmjet progresivitetit dhe ulja e shmangies fiskale janë në kundërshtim me njëra tjetrën në thelbin e tyre kur vjen fjala për një ekonomi, qe pothuaj ne 50% të saj është informale dhe institucionet shtetërore janë të dobëta profesionalisht dhe në kontrollin e territorit. Rritja e taksave në kushtet e mësipërme do të peshonte padrejtësisht në masën e bizneseve dhe qytetarëve të ndershëm, sikurse ka ndodhur dhe ndodh ende me pagesat e energjisë elektrike. Rritja e taksave të të ardhurave personale sidomos, nese zbatohet me kufi të ulët, do të ishte gjithashtu goditje e drejtpërdrejtë ndaj shtresës së mesme të shoqërisë shqiptare në krijim e sipër.

 

Rekomandimet
Konfindustria vlerëson se në kushtet kur ekonomia për vitin 2013 ka një rritje të vogël 1-2% të PBB, kur rritja e kreditimit nga bankat është në kufijtë më të ulët historike dhe kur shmangia fiskale është në nivele të larta, mënyra e duhur për tejkalimin e vështirësive të përkohshme në financat publike është ndërthurja e luftës kundër evazionit, rritjes së bazës së tatimpaguesve dhe nxitjes së investimeve të vendit dhe sidomos të huaja nëpërmjet politikës së taksave të ulëta. Të gjitha vendet e rajonit një pjese e tyre edhe anëtare të BE si Bullgaria, Rumania, etj. konkurrente të drejtpërdrejta në thithjen e investimeve të huaja zbatojnë taksën e sheshtë 10% ndërsa Mali i Zi ka shkuar në 9.5% në tatim fitimin e kompanive. Konfindustria këshillon që elemente progresiviteti në ekonominë shqiptare mund të zbatohen vetëm në tregjet e mbyllura me ligj dhe që si pasoje e konkurrencës së munguar tejkalojnë normën mesatare të fitimit në shkallë vendi.
Konfindustria mbështet rekomandimin e drejtuesve të Bankës Botërore dhe FMN për parashikimin buxhetor të mekanizmave të mbrojtjes së shtresave më të varfra dhe jo nëpërmjet politikave fiskale, përfundon njoftimi për shtyp i Konfindustrisë.

 

 

 

 

 

Tatimet, fushatë ndërgjegjësuese për qytetarët dhe bizneset

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik, Universiteti Tiranë, ka organizuar nga data 21 – 26 tetor 2013, Javën e Informimit Fiskal me moton “Pagimi i tatimeve – detyrim qytetar”.

Kjo fushatë ka për qëllim informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve dhe të bizneseve mbi rëndësinë e lëshimit dhe tërheqjes së kuponit tatimor, si një detyrim ligjor, por mbi të gjitha si një shembull qytetarie. Rreth 40 studentë të trajnuar nga Administrata Tatimore nëpërmjet një çadre informuese lëvizëse në qytetin e Tiranës, por dhe të sporteleve promovuese të vendosura në Qendrat Tregtare më të mëdha, po informojnë qytetarët mbi rëndësinë e tërheqjes së kuponit tatimor, denoncimit të akteve korruptive apo evazionit fiskal, deklarimit dhe pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore etj.

Pjesëmarrja e studentëve në këtë fushatë informuese tregon përkushtimin e tyre qytetar për të pasur një nivel më të lartë përgjegjshmërie për të ardhmen e shoqërisë sonë, të fëmijëve dhe të një vendi më të mirë për të jetuar për të gjithë. Qytetarët duhet të kuptojnë se tërheqja e kuponit tatimor do të thotë arsim më i mirë, shëndetësi më cilësore, më shumë siguri e më shumë shërbime sociale.

Kjo inisiativë është hapi i parë që po zhvillohet në bashkëpunim me Universitetet dhe do të shtrihet në ditët në vijim në të gjitha qytetet e tjera të vendit.

 

 

Lojërat e fatit që janë mbyllur: Do të kthehemi me surpriza

 

Teksa aksioni “Fund marrëzisë” ende vazhdon në të gjithë vendin, pronarët e këtyre ,kompanive premtojnë rikthimin, madje me surpriza. Në pjesën më të madhe të këtyre dyqaneve, të cilët mund t’i gjejë edhe 4-5 për një pallat, janë vendosur shiritat e mbylljes së biznesit. Por pronarët e tyre kanë nisur vendosjen e shpalljeve, për një rikthim të shpejtë në treg: “Njoftojmë që për disa ditë sallat e lojërave të fatit do të jenë të mbyllura në të gjithë vendin. Do të rikthehemi përsëri shumë shpejt. Me surpriza tepër të kënaqshme, për të gjithë ju klientë. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, – thuhet në një prej shpalljeve.

 

Nokia prezanton phablet-at dhe tablet-at e rinj në Abu Dabi

 

Nokia ka zbuluar phablet-ën e saj të parë, telefoni ekstra i madh, si dhe kompjuterin e parë të saj tabletë. Aparate të Windows Phone përdornin aftësinë për të ndryshuar objekte në një foto, pasi ato janë fotografuar. Tableta RT Windows ka një çip të të dhënave 4G. Selia botërore e Nokia-s në Abu Dabi ka të ngjarë të mbahet

mend si ngjarja e fundit e madhe e firmës finlandeze, para se ajo të përfundojë shitjen e njësisë së saj hardware. Microsoft-i ra dakord për të blerë të biznesit për 5.4 miliardë euro në një marrëveshje që kompanitë kanë thënë se duhet të finalizohet deri në fillimit të vitit 2014. Kompania tha se pajisjet e reja do t’i vijnë në ndihmë veçanërisht bizneseve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency