Ekstradohet Elvira Çina, mashtruesja e 220 mijë eurove

0
180

Sonja Caka

 

Gjykata e dënoi 10 ditë më parë me 11 vite burg. Mashtroi një shtetas duke i marrë para, me pretendimin se do ndërtonin një godinë në Athinë

 

elvira cinaNjë 56-vjeçare e kërkuar dhe dënuar për “Mashtrim” është deportuar nga Greqia drejt vendit tonë, për t’u përballur me drejtësinë shqiptare. Vetëm pak ditë më parë, e ekstraduara e djeshme është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg, pasi ka mashtruar një shtetas duke i marrë 220 mijë euro në një periudhë 7-vjeçare, me pretendimin se do investonin në një pronë truall që kishte ajo në Greqi. Denoncimi është bërë nga i dëmtuari, Lulzim Brahja, i cili i është drejtuar policisë duke treguar me detaje skemën e mashtrimit të përdorur nga 56-vjeçarja nga Korça, Elvira Çina. Sipas tij, kjo shtetase, duke pretenduar se zotëronte një tokë të blerë në një zonë bregdetare të Greqisë, me pretendimin se do të ndërtonin një banesë mbi këtë truall me shtetasin Lulzim Brahja, i ka marrë këtij të fundit një shumë prej 220 mijë Euro. Si rezultat i bashkëpunimit mes dy interpoleve, u bë i mundur arrestimi i saj në Greqi dhe sjellja brenda një kohe të shkurtër në Shqipëri, duke iu dorëzuar autoriteteve të burgjeve.

Akuza

Në vendimin e saj, gjykata sqaron se e pandehura Elvira Çina, emigrante ne Greqi pretendonte se ishte pronare e një toke me sipërfaqe 820 m2 në fshatin Vilasi Athinë dhe me dëshirën për të ndërtuar një objekt në këtë tokë, i ka kërkuar shtetasit Lulzim Brahja një shumë prej 220 mijë euro, në periudha të ndryshme kohore, nga viti 2007 e në vazhdim. Sipas kontratës së sipërmarrjes me nr. 1549 rep. dhe nr. 654 kol. datë 23.3.2007, këta shtetas do të investonin në pjesë të barabarta për ndërtimin e objektit në një sipërfaqe prej 820 m2 që do të ishte në pronësi të përbashkët. Kontrata ka pasur si qëllim ndërtimin e një pallati trekatësh, ku për të bindur shtetasin Lulëzim Brahja, e pandehura Elvira Çina i ka dorëzuar një kontratë këmbimi të datës 16.4.2007 me një shtetas grek z. Joanis Legakis për një sipërfaqe ndërtimi. Në kushte mirëbesimi, kallëzuesi ka filluar t’i japë fillimisht para kesh dhe më pas nëpërmjet bankës. Pas lidhjes së kontratës, meqenëse e pandehura nuk kishte mjete monetare në dispozicion, ka hyrë në marrëveshje me kallëzuesin, duke i vënë në dispozicion në pronësi të tij tre parcela toke të ndodhura në fshatin Libonik Korçë, duke i shitur me një çmim simbolik. Gjate kohës që kallëzuesi i jepte para të pandehurës, ajo ka ardhur disa herë në Shqipëri ndërsa ai ka shkuar në Greqi duke mbajtur gjithmonë marrëdhënie me njëri-tjetrin. Ne te gjitha rastet, e pandehura i ka referuar kallëzuesit se punët po ecnin mirë dhe se pallati po ndërtohej, gjithashtu për t’i rritur besimin ajo e ka emëruar Lulzim Brahjen përfaqësues të veprimtarisë së saj në Shqipëri të shitblerjet e hekurit. Kallëzuesi Lulzim Brahja ka shkuar disa herë në Greqi dhe i ka kërkuar të pandehurës që të shohë ndërtesën në Athinë, por ajo i është shmangur këtij verifikimi duke nxjerrë arsye të ndryshme. Meqenëse bëhej fjalë për pasuri të patundshme që ndodhej në shtetin Grek dhe duheshin kryer verifikime në zyrat e regjistrimit të pasurisë në këtë shtet, u është kërkuar ndihmë autoriteteve të drejtësisë Greke nëpërmjet letërporosisë. Autoritete greke kanë kthyer përgjigje se “në regjistrin e përgjithshëm alfabetik hipotekor të Athinës nuk rezulton të ketë numër regjistri themeltar në emër të shtetasit Ioannis Legakis”.

Dëshmia

I pyetur si dëshmitar, i dëmtuari Lulzim Brahja ka shpjeguar se i ka dhënë të pandehurës Elvira Çina, 220.000 euro për ndërtimin e një godine në Athinë, ku i është premtuar se do ishte bashkëpronar por ai të kontribuonte në vlerën e ndërtimit. “Sa herë kontaktoja me Elvirën edhe kur kam shkuar në Greqi për të parë punimet, ajo më shmangej duke më nxjerrë justifikime të ndryshme. Kam dërguar njerëz të tjerë për t’u interesuar dhe më kanë thënë se nuk gjendej ndonjë pallat në ndërtim e sipër në vendin që pretendonte Elvira. Të gjitha këto justifikime, shmangiet e saj për të parë punimet e pallatit, më kanë bërë të dyshoj se ajo mashtronte”, – ka përfunduar dëshminë e tij i dëmtuari Brahja.

 

 

 

 

Tiranë

 

 

Denoncimi

Kallëzim penal për 8 zyrtarë të Tatimeve dhe 11 kompani

Tetë zyrtarë të administratës tatimore, mes tyre dy ish-drejtues, si dhe 11 kompani janë kallëzuar penalisht nga Ministria e Financave në Prokurorinë e Tiranës për një abuzim në vlerën e 515.455.275 lekëve. Burime nga organi qendror i akuzës bën me dije se aktualisht kjo dosje e mbërritur nga institucioni i financave është nën verifikim dhe nëse do të konstatohen shkelje, do të delegohet për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës. Shkeljet e dorëzuara nga Ministria e Financave janë bërë publike edhe nga vetë ministri Shkëlqim Cani, i cili deklaroi se në administratën tatimore janë konsumuar krime me pasojë shkaktimin e dëmit ekonomik për shtetin. Paraprakisht thuhet se bëhet fjalë për një skemë mashtrimi me faturat e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është bërë e ditur se “janë pezulluar nga detyra dhe kallëzuar për ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranës 8 ish-drejtues dhe inspektorë tatimorë në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë”. Me kërkesë të drejtorit të Tatimeve, Drejtoria e Auditit të Brendshëm në Ministrinë e Financave ka hetuar procedurat e rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë për periudhën qershor-tetor 2013. “Vetëm gjatë ditës së parë janë konstatuar shkelje të rënda në fushën e zbatimit të legjislacionit tatimor për procedurat e rimbursimit të TVSH-së, në 11 raste me pasojë vjedhjen e pasurisë shtetërore në shuma të mëdha, në të cilën janë përfshirë disa persona punonjës të administratës tatimore rajonale të Tiranës”, – bënë të ditur burime zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve. Faktet dhe elementët e zbuluar plotësojnë elementët e veprës penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, vepër kjo e kryer në bashkëpunim, e parashikuara nga Kodi Penal, bën të ditur drejtoria e Tatimeve. Sipas tatimeve, “shuma e vjedhjes së shkaktuar është 515.455.275 lekë. Në këtë mekanizëm të abuzimeve dyshohet se jenë përfshirë kompani fantazmë, mes tyre edhe nga Kina, e që sipas përllogaritjeve paraprake dyshohet të kenë përfituar nga buxheti përmes faturave fiktive të TVSH-së, dhjetëra milionë euro. Nga burime pranë akuzës bëhet me dije se janë dy ish-drejtuesit e kallëzuar, ish-drejtori i Tatimeve Tirane, Ismail Muçaj, dhe ish-drejtoresha e Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, dy ish-përgjegjës të sektorit të Kontrollit Tatimor në këtë drejtori si dhe tre inspektorë kontrolli. Për të gjithë këta është kryer pezullimi nga detyra”. “Gjithashtu në këtë vepër janë bashkëveprues dy persona përfaqësues ligjorë të 11 kompanive private të cilat pas përfitimit të rimbursimeve kanë kryer procedurat e çregjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Për të gjithë personat e sipërpërmendur ditën e hënë datë 21 tetor 2013 është bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Tiranë”, – përfundon deklarata e tatimeve.

Shkarkohet nga detyra drejtori i Paraburgimit 313, Mulgeci, emërohet Allushi

Ndryshimet në strukturat drejtuese të drejtorive të burgjeve apo paraburgimeve në vend vazhdojnë. Kësaj radhe e ka pasur radhën Paraburgimi 313. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është shkarkuar dje nga detyra drejtori i Burgut 313 në Tiranë, Saimir Mulgeci. Drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, ka emëruar Saimir Allushin në postin e drejtorit të ri të Burgut 313. Saimir Mulgeci drejtoi Burgun 313 për një periudhë 4-vjeçare, ndërsa më herët kishte drejtuar Burgun e Sigurisë së Lartë në Fushë-Krujë dhe para tij ka qenë në Paraburgimin 313.

 

Gjirokastër

Sekuestrohen 370 kg drogë Lazarati, arrestohet 1 person, 1 në kërkim

Sekuestrohen 328.8 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në Gjirokastër. Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastrës kanë bërë të ditur se, gjatë operacionit të koduar “Fillimi”, rreth ditën e djeshme kanë ndaluar një kamionçinë “Mercedes-Benz”, që do të shkonte në Greqi, ku janë gjetur 274 pako me lëndë kanabis sativa. Sipas policisë, efektivët e sektorit Kundër Narkotikëve rreth orës 11:30 kanë marrë një informacion se nga fshati Lazarat në drejtim të Tepelenës një automjet tip “Mercedes-Benz” kamionçinë e mbyllur po transportonte një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis sativa me destinacion Fierin e më pas Italinë. Efektivët e policisë, të drejtuar nga zv.drejtori i policisë, drejtues Idajet Hoxha dhe shefi i sektorit kundër narkotikëve, Gentian Berberi kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë duke ndaluar automjetin e dyshuar që po lëvizte në drejtim të Tepelenës. Policia ka ndërhyrë në hyrje të Gjirokastrës duke bërë bllokimin e automjetit me targa AA 748 BB i drejtuar nga Kudret Hoxhaj, 45 vjeç. Ndërkohë që, policia e Gjirokastrës sekuestroi edhe 30 kg lëndë narkotike në orët e vona të mbrëmjes së dy ditëve më parë, ndërsa në kërkim është shpallur poseduesi i saj. Specialistët e antidrogës janë vënë në ndjeje të automjetit por drejtuesi i automjetit porsa ka parë që e ndiqte policia ka shtuar shpejtësinë dhe në afërsi të fshatit Grapsh, i riu nga Lazarati ka hedhur drogën në anë të rrugës dhe është kthyer me shpejtësi duke u futur në fshatrat e Dropullit. Në vendngjarje u gjetën dy pako të mëdha 10 kg secila, si dhe një çantë shpine ku brenda saj kishte 10 pako një kg, gjithsej rreth 30 kg marijuanë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency