Shtypi botëror Projekti TAP, Shqipëria “shpëton” Evropën nga Rusia

0
165

“Hyriet Daily News”: Shqipëria do të kthehet në shpërndarëse rajonale të gazit

tapShqipëria mund t’i japë fund monopolit rus të transportit të gazit. Kështu analizon për “Hyriet Daily News”, drejtor i projektit transCaspian Borut Grgic, duke theksuar se nuk është në interesin e askujt që mungesat e energjisë në rajon të mbushen vetëm nga Rusia, e cila ka tashmë nën kontroll tregun e gazit natyror në Serbi. “E teksa gazsjellësi Trans-Adriatik tashmë është një realitet, Shqipëria ka mundësinë për të ndryshuar fatin e saj dhe për t’u bërë një qendër rajonale për shpërndarjen e gazit”, – theksoi ai. Më tej në shkrimin e tij analitik, Grgic pohoi se lufta e gazit mes Rusisë dhe Ukrainës është një shembull i mirë se çfarë do të thotë në terma afatgjatë të bësh tregti me një monopol të shtetit rus: përfundimisht duhet të paguash një çmim politik ose çmimet e gazit rinegocionohen në mënyrë të njëanshme ose gazi mbyllet fare. Për këtë Grgic shkruan për “Daily News” se zhvillimi i Shqipërisë në një qendër rajonale të shpërndarjes së gazit duhet të mbështetet edhe nga Bashkimi Evropian. “Ky gazsjellës synon që të mbulojë të gjithë rajonin e Ballkanit, nga Bullgaria përmes Sllovenisë për në Itali”, – bën të ditur ai. Sipas Grgic që Shqipëria të funksionojë si një qendër rajonale, duhet të ketë akses në tregun e gazit likuid dhe gazit kaspik. “Kjo do të thotë se Shqipëria duhet të ndërtojë një terminal për gazin e lëngshëm, depozita të mëdha për të ruajtur gazin, një tubacion që do e transportojë gazin në Shqipëri dhe tubacione që e çojnë këtë gaz në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Kroaci”, – shkruan drejtor i projektit transCaspian, Borut Grgic. Në fund të analizës, ai i bën një thirrje ndaj Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, pasi sipas Grgic duhet një marrëveshje e re mes këtyre dy vendeve për krijimin e një projekti që ka të bëjë me krijimin e qendrës rajonale të gazit në Shqipëri, ku vendi ynë duhet të bëhet një kundërpeshë në Ballkan ndaj Gazprom-it rus.

Artikulli

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë një lojtar i rëndësishëm në Ballkan, të paktën jo në fushën e energjisë. Por tani që gazsjellësi Trans-Adriatik është një realitet, Shqipëria ka mundësinë për të ndryshuar fatin e saj për t’u bërë një qendër rajonale për shpërndarjen e gazit”. Kështu e nis analizën e tij drejtor i projektit transCaspian, Borut Grgic, duke nënvizuar nga ana tjetër rëndësinë e rivalizimit të gazpromit rus. “Lufta e gazit mes Rusisë dhe Ukrainës është një shembull i mirë se çfarë do të thotë në terma afatgjatë të bësh tregti me një monopol të shtetit rus: përfundimisht duhet të paguash një çmim politik ose çmimet e gazit rinegocionohen në mënyrë të njëanshme ose gazi mbyllet fare. Përpjekjet që po bëhen nga qeveritë ballkanike për të ofruar stimuj me taksa për industrinë evropiane, janë asgjë nëse furnizimi me energji është i pasigurt dhe çmimi fiksohet politikisht. Fakt është se gazi rus është tre herë më i shtrenjtë sot se gazi amerikan”. Më tej në artikull, ai thekson se rajoni i Ballkanit ka nevojë për një alternativë ndaj Gazprom, dhe zhvillimi i Shqipërisë në një qendër rajonale të shpërndarjes së gazit duhet të mbështetet edhe nga Bashkimi Evropian. “Kjo është e mirë për konkurrencën afatgjatë të çmimeve në Ballkan. Në mënyrë që Shqipëria të funksionojë si një qendër rajonale, duhet të ketë akses në tregun e gazit likuid dhe gazit kaspik. Kjo do të thotë se Shqipëria duhet të ndërtojë një terminal për gazin e lëngshëm, depozita të mëdha për të ruajtur gazin, një tubacion që do e transportojë gazin në Shqipëri dhe tubacione që e çojnë këtë gaz në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Kroaci”, – shkruante Grgic.

 

Reklamat e autostradës Tiranë – Durrës

Erion Braçe: Mënyra si u hoqën nuk më përfaqëson, mjaftonte çmontimi dhe jo shembja

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, shprehu dje kritikën e tij lidhur me aksionin e ndërmarrë nga Inspektorati i Ndërtimit për heqjen e reklamave në autostradën Tiranë -Durrës. Sipas Braçes, mënyra se si ato u hoqën, ishte në kundërshtim me praktikat që duhet të ndiqen nga mazhoranca e majtë. “Qeveria ka mbështetjen e kujtdo kur dëshiron të vendose ligj e rregull edhe në rrugë. Veçanërisht kur prej andej kanë buruar ngjarje të rënda që i marrin jetën kujtdo. Por, pamjet e aksionit të djeshëm nuk më pëlqejnë, nuk më përfaqësojnë. Nëpunës shteti të veshur si mos më keq, pa uniformë, duke ecur si grupim privat e jo shtetëror (për të mos thënë ndonjë gjë tjetër). Për më tepër; duke vepruar në një mënyrë të padenjë para kamerave, ku forca dëshmohet me një fadromë që hedh përdhe sende që edhe mund të çmontohen lehtësisht, madje duke i hedhur edhe mbi pemë që s’i kanë faj kujt e që mund t’i shërbejnë mjedisit!!! E di që të zotët refuzuan t’i çmontonin. Por kjo nuk është arsye për të mos i hequr duke i çmontuar tamam ata, nëpunësit e shtetit”, – shkruante Braçe në rrjetin social “Facebook”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency