MASHT i garanton Leonardës mësimin – ajo refuzon

0
165

LeonardaFamilja Dibrani, me prejardhje etnike rome, javën e kaluar është dëbuar nga Franca në Kosovë.

Ragip Gjoshi, këshilltar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tha se të gjitha komunitetet në Kosovë kanë të drejtë arsimimi, pa pasur ndonjë diskriminim as racor, gjinor apo të moshës.

Këtu përfshihet edhe mundësia e shkollimit të nxënëses më prejardhje rome, Leonarda Dibrani, rasti i së cilës u bë i njohur për shkak të dëbimit nga Franca.

Ai tha se për të vazhduar mësimin, nxënësit e riatdhesuar kanë nevojë për nostrifikim dokumentesh.

Ndërkaq, nëse një nxënës nuk e njeh gjuhën, për të nevojitet mësim plotësues për t’u përgatitur të vijojë mësimin në cilën shkollë të dëshirojë.

Në rastin e Leonardës, ai për Radion Evropa e Lirë tha se do të gjenden persona që njohin gjuhën franceze për t’i mundësuar asaj mësimin.

“Shkollat e Kosovës janë të hapura dhe cilëndo shkollë në Kosovë që Leonarda zgjedh, Ministria e Arsimit i garanton vazhdimin e mësimit. Pasi në Kosovë nuk kemi asnjë rast, që dikujt i mohohet e drejta e tij e arsimit në gjuhën dhe kulturën e tij. Prandaj, garantojmë edhe për të gjithë moshatarët e Leonardës dhe të tjetër që dëshirojnë të vijojnë arsimimin e obliguar në Kosovë, i kanë dyert e hapura në institucionet arsimore të Kosovës”, – tha Gjoshi.

Komuniteti rom, thotë ai, mësimin e ndjek aty ku komuniteti shumicë është shqiptar në gjuhën shqipe, ndërkaq ku gjendet komuniteti serb, mësimi mbahet në gjuhën serbe.

Por, Babai i Leonardës, Reshat Dibrani, thotë se Leonarda dhe fëmijët e tjerë nuk e njohin gjuhën shqipe, kurse shoqërinë e kanë në Francë.

“Jo nuk dëshiron të shkojë në Kosovë në shkollë. Ajo thotë se edhe nëse mbes nuk do të shkojë në shkollë. Nuk e di gjuhën, nuk ka shokë, duhet tri deri në katër vjet deri të mësojë gjuhën shqipe, tani të regjistrohet në shkollë. Kështu që nuk dëshiron të shkojë në shkollë”, – thotë Dibrani për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Ministria e Punëve të Brendshme, menjëherë pas riatdhesimit ka bërë angazhimet që mësimet t’i vazhdojnë në shkollën e qytetit të Mitrovicës, mirëpo familja nuk ka pranuar, duke pohuar se momentalisht fëmijët po kalojnë në një krizë të rëndë psikologjike.

Ndërkaq, sa i përket përkujdesjes mjekësore, ata kanë deklaruar se nuk kanë nevojë për trajtim mjekësor, thuhet në një përgjigje pë mes postës elektronike nga zyrtarë të MPB-së.

Leonardës i është bërë ofertë nga Presidenti francez Hollande, që të kthehet e vetme në Francë për të vazhduar mësimet, por ajo ka refuzuar, duke insistuar se në Francë dëshiron të kthehet vetëm së bashku me familjen e saj.

Ndryshe, familja Dibrani, e cila u ekstradua nga Franca për në Kosovë dhe bëri bujë nëpër mediat botërore, është vendosur në Mitrovicë.

Fehmi Fejza, koordinator për kthim në kuadër Zyrës për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Mitrovicës, tregon se familja është vendosur në një shtëpi private, ndërkaq tashmë janë furnizuar me gjërat e nevojshme elementare.

“Qiraja paguhet nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe ne si zyre, me mjete të MPB-së ua kemi dërguar edhe ushqimin që u takon. Do të thotë sa i përket sistemimit, ushqimit dhe mbikëqyrjes nga ana e shtetit të Kosovës, gjithçka është në nivel”, – tha Fejza.

Departamenti për riintegrim që funksionin në kuadër të Ministrisë se Punëve të Brendshme, po ashtu është angazhuar që të bëhet regjistrimi i tyre në Zyrat e Gjendjes Civile.

Por, vetëm Reshat Dibrani është regjistruar pasi që anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë mundur të regjistrohen, për arsye se prindërit nuk kanë kurorëzim.

Nëna e fëmijëve është e lindur në Itali, gjithashtu edhe fëmijët kanë lindur në Itali, përveç fëmijës së vogël i cili ka lindur në Francë.

Po ashtu, zyrtarë të ministrisë thanë se kësaj familjeje do t’i ofrohen të gjitha kushtet e nevojshme sipas Rregullores 20/2013.

Familja Dibrani, e cila është dëbuar nga Franca, është sulmuar të dielën në një nga rrugët e Mitrovicës.

Lidhur më rastin në fjalë, autoritetet e rendit në Mitrovicë kanë bërë të ditur se kanë arrestuar një person të dyshuar.

 

 

Gjet Ndoji zëvendëson Nevila Nikën në krye të Arkivit të Shtetit

 

Një tjetër aleat i socialistëve, pjesë e Aleancës për Shqipërinë Evropiane, kryetari i Aleancës Arbnore Kombëtare, Gjet Ndoj, është emëruar dje në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme në vend.

Partia e tij nuk mori mandat në Kuvend, por kontributi iu shpërblye me postin e drejtorit të Arkivit Qendror të Shtetit. Ndoji thuhet se është me profesion historian, duke zëvendësuar një nga specialistet më të vjetra të Arkivit, që prej vitesh mban postin e drejtores, që në largimin e Shaban Sinanit.

Nika, në të kundërtën e Sinanit, ka pasur një politikë të ekuilibruar në shfrytëzimin e Arkivit. Gjithashtu, Nika jo pak herë ka sensibilizuar për raste abuzive të mbajtjes së dokumentacionit, duke ngritur një kulture dhe ndërgjegje mbi to. Jo pak herë thirrja e ish-drejtores ka qenë kundrejt kulturës së ngurtësuar për të besuar në institucionin publik, shoqëruar shpesh edhe me debate, siç ka qenë rasti i trashëgimtarëve të letrave shqipe, apo dhe për rastin më delikate të dokumentacionit nga diktatura. Në krye të Arkivit, jo vetëm me kompetencën dhe profesionalizmin, Nika ka mundur të krijojë një vizion dhe disiplinë utilitare për shfrytëzimin efikas të dokumentacionit. Sfida e drejtorit të ri, Ndojit ndoshta do të jetë pikërisht në përcaktimit e vazhdimësisë së këtij vizioni, në të kundërt nuk do të jetë gjë tjetër, veç levë politike për të mos hapur shpesh hesapet me të kaluarën.

Re. Ku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency