Hidhet shorti i play off-it. Në botëror shkon Ronaldo ose Ibrahimoviçi

0
119

Jurges Veizaj

Faza e fundit për aventurën e Brazil 2014 në Evrope ka vënë përballë Suedinë e Zllatan Ibrahimoviçit kundër Portugalisë së Ronaldos.

 

 

ronaldo_ibrah_23823Një fazë e rëndësishme është edhe faza e play off-it për sa i përket kualifikimit në Kupën e Botës. Kjo, pasi ky tur eliminator është edhe ndër me të veçantit, edhe me më shumë emocion. Skuadrat kombëtare falin shumë emocion dhe, kur flitet për kombëtare evropiane, është e siguruar lufta në fushë. Dje në Zyrih të Zvicrës u hodh shorti që do të përcaktojë 4 skuadrat e fundit evropiane që do të marrin pjesë në Botërorin Brazil 2014. Ajo që bie në sy në këtë short, do të jetë sfida mes Portugalisë së Kristiano Ronaldos dhe Suedisë së Zllatan Ibrahimoviçit. Sfidat e tjera do të jenë ato mes Islandës dhe Kroacisë, ndërsa Greqia do të ndeshet me Rumaninë. Ukraina do të ndeshet me Francën në ndeshjen tjetër të play off-it. Sfida të cilat do të sjellin luftë sportive midis skuadrave.

Suedi – Portugali

Të dyja skuadrat vijnë pothuajse me të njëjtën histori. Si Suedia ashtu edhe Portugalia nuk patën mundësinë që të dilnin në krye të grupit. Kjo edhe për shkak të gabimeve, por edhe neglizhimeve që bën skuadrat. Si luzitanët por edhe nordikët morën barazime të pafalshme përballë skuadrave të dobëta që nuk shikoheshin si problem. Portugalia nuk arrit që të dilte sipër strategut Kapelo. Kjo, pasi italiani futi gjithë përvojën e tij të muzhikët për t’i nxjerrë në krye të klasifikimit. Një kualifikim historik që ndodhte pas 12 vjetësh. Kështu, Kristiano Ronaldo me shokë arritën vetëm vendin e dytë. Ndërsa Suedia vinte nga një grup ku vendi i parë dukej i siguruar. Kjo, pasi përballë kishin gjermanët e Hoakim Lëvit, që duken të pamposhtur. Fati i vuri përballë këto dy skuadra që do të dhurojnë spektakël. Përballë është Ronaldo me Zllatanin. Njëri udhëheq galaktikët e Realit, ndërsa tjetri shënon gola fenomenalë me PSG. Edhe lojtarët e tjerë duket se janë pothuajse në të njëjtin nivel. Sfida pritet që të jetë dramatike, pasi ikja e njërës prej këtyre skuadrave do të sillte një humbje të madhe për turneun.

Francë – Ukrainë

Një sfidë tjetër emociononte do të jetë edhe ajo midis Ukrainës dhe Francës. Të dyja ekipet kishin një betejë të fortë në grup. Ukraina kishte si rivale Anglinë që doli fitimtare në ndeshjet e fundit dhe arriti kualifikimin. Ndërsa për Francën përballja ishte e egër me Spanjën, që është kampione bote në fuqi. Në sfidën përballë tyre, Franca duket paksa më e avantazhuar. Kjo, për lojtarët që ka, duke pasur në brendësi edhe lojtarë si Riberi, që i bën të kenë më shumë mundësi. Ukraina nuk është se ka ekipin që kishte në kohën e Shevçenkos, por që ka një ekip shumë të bashkuar i cili mund të bëjë edhe surprizën.

Islandë – Kroaci

Edhe Kroacia duket në letër favorite ndaj Islandës. Lojtar si Modriç apo Manzukiç janë disa nga lojtarët që bëjnë diferencën te ballkanasit. Skuadra kroate është shfaqur gjithmonë e fortë në këto kompeticione, pasi ka një ekip shumë kompetitiv. Ndërsa Islanda, pavarësisht përpjekjeve të mira që ka bërë, nuk do të ketë të njëjtin shans si me Shqipërinë. Kjo, pasi Kroacia nuk fal.

Greqi – Rumani

Një sfidë interesante është edhe ajo midis Rumanisë dhe Greqisë. Të dyja ekipet duket se janë të njëjtin nivel. Grekët duken pak më favoritë, për shkak të përvojës, por kjo nuk i mungon as rumunëve. Greqia ka një grup lojtarësh që njihen shumë mirë me njëri tjetrin pasi kanë vite që luajnë bashkë. Ndërsa Rumania ka një ekip me lojtar që kryesisht luajnë në kampionatin vendas, por edhe në skuadra të nivelit mesatar në Evropë. Kujtojmë se Rumunët do të kualifikoheshin pas 16 vjetësh në një Kupë Bote.

 

 

Oliver Kan: Gjermania, favorite për Kupën e Botës

Gjermania ka mundësi shumë të mira për të fituar Kupën e Botës që do të zhvillohet në verën e vitit 2014 në Brazil. Kështu mendon ish-portieri i Gjermanisë, Oliver Kan, i cili në një intervistë për “Bild am Sontag” shprehet se shumica e lojtarëve të formacionit të Gjermanisë janë të Bajernit të Mynihut dhe ata e kanë treguar se janë fitues. “Shumica e lojtarëve të formacionit të Gjermanisë janë të Bajernit të Mynihut dhe ata e kanë treguar se janë fitues. Shpesh nënvlerësohet energjia që të jep një titull si Liga e Kampioneve. Triumfi në Evropë do t’u japë këtyre lojtarëve besim në forcat e veta”, – deklaroi Kan.

 

Toti, një muaj jashtë fushave

Duket se një problem ka ndodhur për Romën, pasi Françesko Toti mund të qëndrojë për rreth një muaj jashtë fushës së lojës. Pas kontrolleve mjekësore, të kryera pas lëndimit në ndeshjen me Napolin, mjekët konfirmuan se kapiteni i skuadrës së Romës duhet të bëjë pushim absolut për 10 ditë, ndërsa më pas mund të kthehet pas 4-6 javësh. Garsia deklaroi ditë më parë shqetësimin për dëmtimin e kapitenit që, me sa duket, paska qenë një problem madhor.

 

 

Evra: Lizarazu është parazit

Një epokë debatesh duket se është hapur përsëri në kombëtaren franceze. Lojtari i Junajtidit, Patris Evra, u është përgjigjur kritikave të Biksente Lizarazusë duke e quajtur “parazit”. Lojtari i “djajve të kuq” u akuzua se e udhëhoqi ekipin në një grevë në Kupën e Botës në 2010 në Afrikën e Jugut, pasi tekniku Domenek dërgoi në shtëpi sulmuesin Nikolas Anelka. “Unë nuk kam asnjë status në kombëtaren franceze. Jam vetëm një lojtar. Lizarazu ka diçka me mua, nuk e di përse, por ai dhe kritikët e tjerë nuk duhet ta gënjejnë Francën, ata janë parazitë”, – ka vijuar ai, duke bërë kështu një deklaratë që nuk do të pritet mirë nga shumë francezë.

 

 

Venger: Junajtid qëndron pretendent

Për Arsen Vengerin, Junajtid ende është i frikshëm. Sipas tij, skuadra e Mojesit është një skuadër rivale për titullin kampion, pavarësisht nga rezultatet jobindëse të javëve të fundit. Tekniku i Arsenalit pranon se “djajtë e kuq” kanë lënë disa pikë rrugës, por thekson se ekipi i Mançesterit qëndron në lojë, edhe pse ndodhet në vendin e tetë. “Është shumë herët të flasim për titullin kampion. Tetë pikë janë një diferencë e konsiderueshme, por Junajtid nuk është jashtë garës për titullin kampion. Ata kanë lojtarë të talentuar në skuadër, por edhe elementë me shumë përvojë”, – u shpreh Venger. Me blerjen rekord të Mesut Ozilit, gjërat për “topçinjtë” kanë ndryshuar dhe Venger e pranon se tashmë ka në dispozicion një skuadër cilësore. Edhe lojtarët e tjerë, si Zhirud, Uillshajer apo Ramsei, janë në një formë shumë të mirë dhe duket se do ta çojnë më lart skuadrën këtë sezon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency