Tirana fiton ngushtë ndaj Bylis, Vllaznia bën detyrën ndaj Kastriotit

0
126

 

Janë mbyllur dhe tre ndeshjet e  programuara për ditën e djeshme. Tirana arrin që të fitojë ndaj ballshiotve, ndërsa Vllaznia bën detyrën në fushën e saj.

 

 

1378974_251176851697472_1921600893_nJanë mbyllur ndeshjet e fundit të javës së Superligës. Tre ndeshjat e luajtura nuk është se rezervuan supriza të mëdha edhe pse u desh shumë që të arrihej suksesi. Sfida midis Tiranës dhe Blasshit ishte ajo me më shumë emocione. Kjo për disa arsye. Tiaran pas humbjes me Partizanin ishte në një provë të mahe kundër ballshiotve. Provë kjo jo vetëm për ekipin por edhe për trajnerin Dede që luante në një ndeshje për fatin e tij në krye të stolit bardheblu. Tiranës ju desh shumë që të merrte rezultatin e dëshiruara. Dukej si një skuadër që po mendonte të merrte rezultatin dhe jo të bënte lojë të bukur. Edhe Bylis pati rastet e tij të shënimit por, rrejta e portierit Cka mbeti e parekur. Ishte Semedo ai që do të zhbllokonte shifrat për skuadrën kryeqytetase duke ju dhën kështu edhe tre pikë. IShte një sfidë ku ekipi vinte me tre mungesa të rëndësishme. Lojtarët që mungonin ishin Karabeci, Kërçiku dhe Peqini që nuk ishin në dispozicion për shkak dëmtimesh. Pas përfunidmit të takimit Dede theksoi se kjo ishte një ndeshje për jetë a vdekje. Gjithashtu ai theksoi se këtë herë e kishin fokusuar lojën e tyre mbi marrjen e tre pikëshit dhe jo dhënien e spektaklit. Pikë mjaft të rëndësishme ndaj nëj skuadrë shuëm të rrezikshme si ajo e Ballshit. Kujtojmë se ekipi mallakastriot barazoi me Partizanin duke u treguar mjaft e rrezikshme me lojën e saj.

Vllaznia- Kastrioti

Ndërsa Vllaznia ka arritur që të marri fitoren ën extremis. Një ndehsje tepër e vështirë që kanë më shumë e përcaktuar në fragmente të ndeshjes. Fillimisht ishte Shtubina ai që do ta kalonte shkodranët në avantazh. Mirëpo goli shpejtë i lojtarit shkodran duket se do të merrte ulte entuziazmin e stadiumit pasi do të ishte Sefa ai që do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. E gjithë ndeshja do të kishte aksione nga të dyja skuadrat deri sa në minutat e fundit do të vinte pika e kthimit. Hero për Vllazninë do të shfaqej pësëri kroati Bushiç i cili do t’i jepte fitoren skuadrës së tij atëhere kur pritej që të dilnin nga “Loro Boriçi” me nje pikë. Drejtuesi e Vllaznisë kishin vendosur gjithashtu edhe një premio nëse shkodranët fitonin, të ciën nuk e kishin bërë evidente deri para fitimit të ndeshjes. Kështu shkodranët arrijnë të sigurojnë një tre pikësh mjaft të vlefshëm që I mban të sigurtë ata në tabelë.

Kukësi-Besa

Sfida midis Kukësit dhe Besës është mbyllur në paqe. Ndeshja është zhvilluar në fushën neutral të Laçit. Duket se Kuksianët bien edhe më shumë në gjëndjen e keqe në të cilën ndodhej. Pas barazimit ndaj Bylis verlindorët arrijnë që të sigurojnë edhe një tjetër. Pritet shuëm nga ekipi I Kukëist. Kjo pai me ardhjen e trajnerti Shensoj pritej rigjallërimi I ekpit. Për këtë ishte optimist edhe presidenti  ekipit Gjici I cili besonte shumë se ardhja e trajnerit të ri do të shënonte kthesën. Mirëpo dukej se gjithë ky entuziazëm ka rënë pas barazmit me Besën që nuk gëzon formë të mirë. Për Kukësin ishe Popoviç ishte ai që do të shënonte në minutën e 54, ndërsa në të 67 ishte DIta ai që do të barazonte shifrat.

 

 

Ndeshjet e djeshme

KUKËSI-BESA   1-1

Golat: Popovic 54′ / Dita 67′

Gjyqtarë: L.Alla

 

TIRANA-BYLIS   1-0

Golat: Semedo 75′

Gjyqtarë: E.Jorgji

 

VLLAZNIA-KASTRIOTI   2-1

Golat: Shtubina 9′, Bushic 90′ / Sefa 21′ (pen)

Gjyqtarë: O.Sokoli

 

 

 

 

 

 

 

 

 

De Biazi trajner i Shqipërisë deri në 2015

 

Pasditen e djeshme FSHF ka zyrtarizuar akordin për rinovimin e kontratës me trajnerin italian, Xhani de Biazi, i cili do të qëndrojë në krye të pankinës kuqezi edhe për 2 vjet të tjerë, deri në 2015-n. De Biazi do të udhëheqë kështu Shqipërinë edhe gjatë eliminatoreve për kampionatin europian, Euro 2016 dhe në rast kualifikimi për në Europian, kontrata do t’i shtyhet edhe me 1 vit. Tekniku italian nuk do te vijë në Tiranë, siç konfirmohet nga mediat italiane, por ditën e mërkurë do të takohet me përfaqësues të FSHF-së në Milano, për të hedhur firmën mbi kontratën e re.Bilanci i këtyre ndeshjeve flet për 7 fitore e 7 humbje, si dhe 3 barazime. Kujtojmë se në eliminatoret e sapopërfunduara, pra në ndeshje zyrtare, Shqipëria arriti 4 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka sheshuar të gjitha pikat e kontratës së re me italianin e pankinës kuqezi. Me këtë të fundit do të firmosë e zyrtarizojë zgjatjen e bashkëpunimit edhe për eliminatoret e Europianit 2016 ditën e mërkurë që vjen.Konfirmohet kështu deklarata e dhënë një konferencë për shtyp nga De Biazi pas kthimit nga Qipro, në mjediset e FSHF-së. U duk se kreu i futbollit shqiptar kishte dilema për rinovimin, duke hezituar, por këtë të diel është qartësuar gjithçka. Merr fund kësshtu edhe dilema se cili do të jetë strategu i përfaqësueses sonë në futboll në fushatën eliminatore të “Euro 2016”. Tekniku italian do të vijojë punën e nisur rreth 2 vite më parë, kur mori stafetën e të ndjerit Josip Kuzhe, kroatit pararendës të tij në krye të kombëtares shqiptare. Ai pohoi një ditë pas ndeshjen me Qipron se do ta vazhdojë bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit, duke e mbyllur për veten e tij cështjen e diskutuar prej kohësh mbi rinovimin apo jo të kontratës së tij. Ky rebus ka marrë përgjigjen përfundimtare nga Duka, së bashku me disa detaje të përgjithshme, por edhe themelore të bashkëpunimit në vazhdim. Trajneri 57-vjeçar, që i drejtoi kuqezinjtë gjatë fushatës eliminatore për Botërorin “Brazil 2014”, grumbulloi në total 11 pikë në 10 ndeshje, pati një pjesë të parë kualifikuesesh mjaft pozitive, aq sa u bë shumë i dashur për tifozët kuqezinj, të cilët shpesh kishin kërkuar rinovimin e tij, ndërsa në pjesën e dytë të edicionit në fjalë iu nënshtrua “rënies së lirë”, së bashku me skuadrën që drejtonte.

 

 Lorik Cana idhulli i Adnan Januzaj

Duket se Adnan Januzaj e ka idhullin  e tij dhe ai është edhe ishulli i shumë të rinjve shqiptarë. Talenti shqiptar dhe njeriu që i dha tre pikët Mançester United në transfertën e Sunderland falë gy golave të tij dhe shpallja “njeriu i ndeshjes” dje përballë Southampton, ka bërë që ai të kthehet në personazhin e ditës. Formacioni te “Djajtë e Kuq” është pothuajse i sigurtë, ndërkohë përbën ende diskutim kombëtarja që ai do të zgjedhëE përditshmja britanike “Dailymail” ka intervistuar shokun e fëmijerise dhe ish shokun e skuadrës te Januzaj tek Anderlecht, Xhonatan Kindermans, i cili ka treguar jo pak gjëra interesante.”Anglia? Nuk besoj se do luajë për ta. Diskutonim shpesh për kombëtaret, dhe ai nuk pushonte së foluri për Lorik Canën. Unë i thoja “po ne kemi Kompany dhe Fellaini”. Dhe ai më përgjigjej “po, por nuk jeni aq te mirë”. Fansat Shqiptarë e njohin Adnanin qëkur ishte 15 vjeç dhe tani pasi ai shënon 2 gola papritur dalin fansat belgë dhe fillojnë të marrin shënime. Ai mund të bëjë histori me Shqipërinë, ti udhëheqë në një turne të madh dhe ata do të flasin për të për 50 vjet. Ose do te zgjedhë Belgjikën për të pasur mundësi të luajë gjithmone ne turne te mëdhenj, por do të jetë thjeshtë një nga shumë lojtarët e mirë”, ka deklaruar Kindermans për tabloidin britanik. Kështu duket se tashmë Januzaj është edhe më afër objektivit të kombëtares tonë vetëm nëse rregullohen edhe pak detajet e mbetura.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency