Si të zgjedhësh parfumin e duhur

0

todos_los_perfumesTë gjithëve na pëlqen të ndihemi mirë me veten dhe një arsye për t’u ndier mirë është të kemi një aromë të këndshme. Po si ta zgjedhësh, si ta kombinosh, si mund të ndikojë mbi humorin tënd një parfum i caktuar? Një guidë e plotë që të plotëson dëshirën për të qenë e pëlqyer.

Loading...

Si t’ia bëj për ta zgjedhur?

Ajo që shtyn për të pëlqyer një aromë e për të urryer një tjetër, duket si magji e vërtetë. Në të vërtetë, çdo gjë është më racionale sesa duket. Shkenca është e aftë ta shpjegojë në detajet më të imta. “Është një udhëtim i komplikuar, që nis nga hunda dhe mbërrin drejt e në zemër”. Kështu e sqarojnë sociopsikologët rrugëtimin e aromës, gjë që të bën të mendosh se nuk kemi të bëjmë me një nuhatje të thjeshtë. Çdo gjë nis në një zonë të vogël të hundës (epiteli olfativ) ku, sapo ndiejmë një aromë, receptorë të veçantë aktivizohen dhe dërgojnë një “sms” në tru. Aty, miliona receptorë, pasi marrin mesazhin, vihen menjëherë në lëvizje dhe transmetojnë lajmin në një zonë precize të trurit (sistemi limbik), ku ndodhet “reparti i emocioneve”. Kështu, pas një serie reaksionesh kimike, koka nis një proces shoqërizimesh mendore (kujtime, gjendje shpirtërore, por dhe ndjesi që vijnë nga jashtë) dhe në fund, brenda pak sekondave dhe në mënyrë të pandërgjegjshme e gjitha kjo drejton preferencat tona. Kështu lind dashuria jonë për parfumin: një përzierje e kimisë me magjinë.

Sa i rëndësishëm është konfeksioni?

Shumë. “Kur afrohesh për herë të parë me një parfum, nuk mjafton që të ketë një aromë të mirë. Parfumi është një objekt i veçantë dhe duhet të kënaqë të gjitha shqisat, përfshirë dhe të parit”, thonë disa nga ata që e kanë lidhur jetën ngushtësisht me botën e aromave. Ja përse disa parfume, si “Hermès” apo “Lalique” edhe pa e ndryshuar linjën e tyre klasike, propozojnë çdo vit një flakon të ri dhe të çmuar në koleksionin e tyre. Pak sipas disa “hundëve” të mëdha, pra krijuesve të parfumeve, kur zgjidhet një parfum nuk duhet të gënjehesh nga konfeksioni, por të lësh veten që të tërhiqet vetëm nga aroma. Ky stil esencial është karakteristik i parfumeve, mjaft ekskluziv dhe gati artizanal të mjeshtërve si Serge Lutens dhe Annick Goutal ose të firmave si “Etro”, “Floris” apo “Creed”, të cilat edhe pse propozojnë esenca të ndryshme si për femra dhe për meshkuj, nuk ndryshojnë kurrë flakonin.

 

Ka një seks parfumi?

Jo! Shija për aromat uniseks lindi që në fund të viteve ‘80, kur zonjat “chic” përdornin “Fahrenheit”, parfumin e famshëm për meshkuj të “Dior”. E që atëherë, me gjithë ulje- ngritjet, kjo prirje nuk ka perënduar kurrë. Parfumet uniseks modernë, janë ama më pak të freskët se ato të një kohe. “Tani kanë nota më sensuale dhe të nxehta, si ajo e vaniljes dhe e drurëve ekzotikë”, – shpjegojnë specialistët. Po! Sot parfumet femërore janë shumë të ndryshme nga ato të meshkujve. “Kjo ndodh edhe sepse substancat e përdorura shpesh janë të njëjtat”, sqarojnë specialistët. Por ato që bëjnë ndryshimin janë esenca të tjera dytësore që i shtohen substancës bazë, që është e njëjtë për të dyja gjinitë, si frutat për femrat dhe drurët për meshkujt. Dhe mbi të gjitha proporcionet: mjafton një kombinim minimal për të ndryshuar gjithë linjën. Parfumet “City Glam” të “Armanit” janë dy: një për femrën dhe një për mashkullin

Përse parfumi mund të të sjellë dhembje koke?

“Kur ndiejmë një parfum, miliona receptorë të qelizave të aparatit të nuhatjes transmetojnë impulset e tyre në tru, i cili i interpreton dhe vendos se cilat aroma na pëlqejnë, – shpjegojnë dermatologët. – Por hapësira ndërmjet një stimuli të thjeshtë dhe dhembjes është shumë e ngushtë dhe mjafton pak për ta kapërcyer. Kjo ndodh për shembull kur një aromë është shumë e fortë, ose nëse nuhaten shumë parfume njëri pas tjetrit. Atëherë ndodh të provokohen dhembje koke, deri të vjella”. Në të kundërt, nëse përdoren në sasinë e duhur, disa esenca kanë aftësinë të largojnë migrenën. Ndër këto, livanda, mentja dhe trëndafili.

Ç’është aromaterapia?

Aromaterapia është, si e tregon vetë fjala, një kurë që shfrytëzon vetitë e aromave, për të dhuruar kënaqësi. Çdo gjë rrotullohet rreth teorisë, sipas së cilës, esencat duke mbërritur në tru aktivizojnë prodhimin e disa substancave (adrenalina, endorfina e të tjera) të afta për të rregulluar ekuilibrin psikofizik. Mënyra e përdorimit është shumë e ndryshme. Mund të shpërndahen esencat në ajër, ta përziesh me produktet kozmetike ose ta kërkosh brenda parfumeve. Si t’i zgjedhësh? “Ideale është të këshillohesh me një ekspert”, – thonë dermatologët. “Por instinkti shpesh është guida më e mirë. Një aromë që instinktivisht të pëlqen, do të ketë patjetër një ndikim pozitiv në të ndierit mirë”.

Ka një orë të përshtatshme për të hedhur parfumin?

Absolutisht jo: Parfumi shkon nga mëngjesi në mbrëmje, por duhet përdorur në masë, sepse në rast se hedh shumë, mund të bëhet i bezdisshëm, për shembull në vendin e punës dhe nëse është i lehtë, në mbrëmje në diskotekë nuk ndihet.

Pse disa parfume ngjajnë më seksi?

Nuset indiane parfumosen me esenca të tilla që mendojnë se kanë një ndikim epshndjellës. Fuqi kimike apo besim popullor? Sipas një studiuesi, ndikimet psikologjike të parfumit janë shumë të fuqishme. Neurologët kanë zbuluar se disa parfume arrijnë deri aty sa t’u japin meshkujve përshtypjen se gratë që e përdorin peshojnë pesë kile më pak se pesha e tyre reale. Kjo shpjegohet se disa aroma (një përzierje lulesh dhe speciesh), sipas neurologëve që kanë bërë një studim mbi këtë, shkaktojnë një seri shoqërizimesh mendore në atë zonë të trurit që vlerëson peshën reale të personave që shohim. Dhe për magji, induktojnë për të bërë pak ulje.

Loading...