Standard.al

Bursat për studentët dhe nxënësit, nisin aplikimet, kushtet për të përfituar

 

Në total 1650 bursa do të jenë për nxënësit dhe 1900 bursa për studentët, për hyrjet e reja në vitin e parë në sistemin arsimor public. Përfitojnë një sërë shtresash në nevojë

 

fakulteti-filologjik-universiteti-i-TiranesMenjëherë pas nisjes së vitit të ri shkollor dhe të vitit të ri akdemik kanë nisur dhe aplikimet për bursa. Janë me qindra nxënës dhe studentë të cilët duhet të fillojnë plotësimin e dokumentacjonit për të përfituar bursë. Në total 1650 bursa do të jenë për nxënësit dhe 1900 bursa për studentët, për hyrjet e reja në vitin e parë në sistemin arsimor publik.

Përfitojnë

Nxënësit dhe studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit, nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk shikojnë përfitojnë falas veshmbathje, libra dhe fletore. Nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk shikojnë përjashtohen nga detyrimet e tarifave të shërbimeve të ndryshme, që ofrojnë shkollat. Nxënësve dhe studentëve, që kanë përfituar statusin e jetimit, u sigurohen falas, nga fondet e shkollave përkatëse, shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet, pas paraqitjes së librezës dhe të kartës shëndetësore, si dhe të epikrizës, nga qendra spitalore e rrethit. Nxënësit jetimë, që vazhdojnë shkollat e mesme ose institucionet publike të arsimit të lartë, trajtohen me pagesë suplementare dhe për periudhën e pushimeve verore që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, si dhe vetëm një vit kur humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese, nga njësitë e qeverisjes vendore, sipas vendndodhjes territoriale.

Bursa sipas kriterit ekonomik

– Nxënësit/studentët, që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi

– Nxënësit, që banojnë në fshat, të cilët nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km e që vendosen në konvikt publik

– Nxënësit/studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit dhe që plotësojnë kriterin ekonomik

– Nxënësit/studentët, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë dhe që plotësojnë kriterin ekonomik.

– Secili nga studentët, bashkëshort me fëmijë, që plotëson kriterin ekonomik dhe që vendoset në konvikt publik.

– Fëmijët, nxënës apo studentë, që kanë statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik dhe që plotësojnë kriterin ekonomik

Sipas rezultateve të arritura

– Nxënësit e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbaruar vitin shkollor pararendës me të gjitha notat 10 – Nxënësit, të cilët vazhdojnë studimet në shkollat profesionale, në degët bujqësore, veterinare, pyjore dhe ndërtim, në vitet e dyta e lart, dhe që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare mbi 8

Studentët, që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që kanë mbaruar shkollën e mesme me Medalje Ari

– Studentët, që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që janë shpallur nga  Ministria e Arsimit dhe Shkencës më të mirët e Maturës Shtetërore, sipas renditjes në listën e vlerësimit të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Për vitin akademik 2013-2014, numri i tyre do të jetë 25  studentë. Kjo kategori studentësh përfiton bursë kur ata vazhdojnë studimet në institucionet publike të arsimit të lartë dhe vetëm për vitin akademik 2013-2014

– Studentët,që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me të gjitha notat 10

– Studentët, që vazhdojnë studimet në programin e studimit “Matematikë” dhe në programin e studimit “Fizikë”, në vitin e dytë e lart, dhe kanë mbaruar vitin akademik paraardhës me notën mesatare mbi 8

Jashtë kriterit ekonomik

Nxënës apo studentë, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

Nuk përfitohet bursë kur:

Nxënsit apo studentët janë ndarë nga trungu familjar, familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private, vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi  dhe nëse shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.

 

Kompanitë e sigurimeve dëmshpërblejnë më pak qytetarët

Kompanitë e sigurimeve përsëri nuk i dëmshpërblejnë qytetarët. Krahasuar me 6-mujorin e kaluar, kompanitë kanë dëmshpërblyer 9% më pak.  Sipas raportit të fundit të BSH-së të Stabilitetit Financiar të 6-mujorit të parë të këtij viti, rezulton se tregu i sigurimeve për periudhën janar-qershor, paraqet ngadalësim të aktivitetit, me rënie e të ardhurave nga primet e shkruara bruto me rreth 2.4%, si dhe rënie e dëmeve të paguara me rreth 8.9%,  referuar të njëjtës periudhë të një viti më parë.  Si rezultat i kësaj ecurie, raporti dëme/prime, i cili mat depërtimin e tregut të sigurimeve në sistemin financiar, ra në nivelin 35% nga 37% që ishte një vit më parë. Treguesit e kapitalizimit dhe mbulimit të humbjeve për këto kompani u ngadalësuan. Sipas këtij raporti, tregu vijon të mbetet i orientuar tek sigurimet e jetës, të cilat sollën 87.5% të vëllimit të përgjithshëm të primeve.

Comments are closed.