Ipeshkvi i Limburgut e pret nga Papa vendimin për të ardhmen postit të tij

0
203

Ipeshkvi i diskutueshëm i Limburgut, Tebartz-van Elst, i cili ndodhet në shënjestër të kritikave për shpërdorim të fondeve, ka mbërritur në Romë. Papa Françesku tani duhet të vendosë për fatin e tij.

 

ipeshkviPresioni publik ndaj ipeshkvit të Limburgut po rritet dita ditës. Në sfondin e akuzave për shpërdorim fondesh për shkak të rritjes marramendëse të kostove të ndërtimit të selisë së ipeshkvisë si dhe të një urdhër-dënimi ndaj tij, ipeshkvi Franz-Peter Tebartz-van Elst do të shkojë për t’u konsultuar në Vatikan. Ipeshkvi ka bërë të qartë, se “vendimi për shërbimin e tij ipeshkvnor është në komptencat e fronit të shenjtë”, thuhet në një deklaratë të dioqezës.

 

Ipeshkv neutral

Më tej në deklaratë thuhet se “ipeshkvi është i prekur prej rjedhës së ngjarjeve dhe e kupton, që shumë besimtarë në dioqezë e përtej saj vuajnë prej situatës aktuale”. Por një zëdhënës theksoi, se nuk ka asnjë ofertë për dorëheqje të ipeshkvit, veç një “deklarate neutrale”. Për ipeshkvët e kishës romano-katolike nuk ka mundësi dorëheqjeje. Sipas së drejtësh kishtare një ipeshkv ka mundësi që ta kërkojë tek papa dorëheqjen nga posti.

Siç bëhet e ditur, “gjatë javës së ardhshme” do të bëhet udhëtimi për në Romë – por nuk është komunikuar saktë se kur. Pas një lajmi në media, se Tebartz-van Elst të shtunën (12.10.2013) donte të shkonte në Vatikan, zëdhënësi i dioqezës e hodhi poshtë njoftimin.

 

Urdhër-dënim nga Hamburgu

Tebartz-van Elst prej kohësh është në qendër të kritikave, sepse shpenzimet për ndërtimin e selisë së dioqezës së re të Limburgut janë rritur jashtë mase duke kapur vlerën e 31 milionë eurove. Fillimisht për ndërtimin ishin parashikuar 5,5 milionë euro. Prokuroria e Limburgut është duke hetuar lidhur me akuzat për shpërdorim fondesh. Të enjten (10.10.2013) prokuroria e Hamburgut kërkoi lëshimin e një urdhër-dënimi ndaj ipeshkvit të Limburgut për dëshmi të rreme. Fjala është për të dhëna jo të sakta të ipeshkvit lidhur me një fluturim për në Indi në shtator të vitit 2012.

 

Fillimisht tek Papa shkon kryeipeshkvi Zollitsch

Për shkak të aferës në dioqezën e Limburgut kryetari i Konferencës së Ipeshkëve të Gjermanisë, kryeipeshkvi Robert Zollitsch, të hënën pritet në Vatikan. Ai u prononcua publikisht duke u distancuar lidhur me sjelljen e ipeshkvit të Limburgut. Ndërkohë duket se ipeshkvi Tebartz-van Elst po humbet edhe mbështetjen e kardinalit të Këlnit, Joachim Meisner. Zëdhënësi i Meisnerit deklaroi, se kryeipeshkvi e sheh që me rritjen e pakontrolluar të kostove të ndërtimit dhe lëshimin e urdhër-dënimit nga prokuroria ndodhemi “para një situate të re”. Tani duhet pritur rezultati i udhëtimit të planifikuar në Romë.

 

Tronditet besimi tek besimtarët

Në qarqet e kishës katolike po forcohet mendimi se Tebartz-van Elst nuk mund të qëndrojë më në post. “Shumë njerëz të kishës, edhe shumë ipeshkvë homologë të tij, presin dorëhqejen, tha presidenti i Komitetit Qendror të Katolikëve gjermanë, Alois Glück. “Kisha katolike në Gjermani duhet të çlirohet sa më shpejt nga barra e kësaj afere të rëndë”, – kërkoi ai. Sipas tij, “ky nuk është më problem vetëm i një ipeshkvi, por një problem i të gjithë kishës në Gjermani”.

 

Schulz bën thirrje për ndryshimin e politikës së imigracionit

 

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz (SPD) ka bërë thirrje për një ndryshim të kursit në politikën e imigracionit evropian. “Evropa duhet ta pranojë më në fund se është një kontinent emigracioni dhe për këtë arsye ne kemi nevojë për një reformë urgjente të ligjeve tona të imigracionit”, – tha Schulz në emisionin e kanalit të parë televiziv gjerman ARD “Raport nga Berlini” dhe për revistën “Spiegel Online”. Evropa ka nevojë për “një sistem legal të imigracionit”, siç i kanë pasur të gjitha rajonet e mëdha të emigracionit të botës, si SHBA-të, Australia apo Kanadaja. Schulz bëri thirrje për vendosjen e një çelësi të shpërndarjes, i cili do të rregullonte pranimin e emigrantëve në shtetet anëtare të BE-së. “Nëse në një ishull si Lampedusa i cili ka vetëm 6.000 banorë vendosen 10.000 refugjatë atëherë kjo është katastrofë për këtë ishull. Por nëse këta 10.000 njerëz shpërndahen në 28 shtetet anëtare me 507 milionë banorë atëherë kjo është e mundur”, – tha Schulz. “As Italia e as Malta, nuk mund të lihen vetëm, kjo duhet të jetë një detyrë evropiane”.

Më 3 tetor, 360 afrikanë humbën jetë në një fatkeqësi të refugjatëve në brigjet e Lampedusës. Vetëm 155 nga rreth 550 refugjatët sa mendohet të kenë qenë në varkë arritën t’i shpëtojnë dallgëve të detit. Qëkur ka ndodhur aksidenti, në BE është diskutuar shumë për politikën evropiane ndaj refugjatëve. Të premten në mbrëmje në jug të Maltës dhe të ishullit Lampedusa është përmbysur edhe një varkë në të cilën ndodheshin kryesisht refugjatë nga Siria. Deri mbrëmjen e së dielës u nxorën nga deti 36 viktima, anijet italiane dhe malteze arritën të shpëtojnë më shumë se 200 pasagjerë. Schulz kritikoi ministrin e Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich (CSU), i cili u fokusua në debatin e refugjatëve në “polemika boshe dhe lojëra më numra”. Friedrich ka theksuar vazhdimisht, pavarësisht nga tragjeditë e fundit të refugjatëve, se ai nuk sheh arsye për një ndryshim në politikën e imigracionit në Evropë. Politikani i Unionit Kristian Socal (CSU) duke iu referuar statistikave mbi numrin e azilkërkuesve në Gjermani ka hedhur poshtë kërkesat që Gjermania duhet të angazhohet më intensivisht në politikën e refugjatëve.

 

 

 

 

 

“Kostot e falimentit të SHBA-së do të ishin tejet të larta!”

 

Tregjet presin arritjen e kompromisit për kufirin e borxhit në SHBA. Ndryshe pasojat do ishin tejet të rënda, thotë në intervistë me “DW” Marcel Fratzscher, drejtor i Institutit gjerman për Studime Ekonomike në Berlin.

 

DW: A besoni se SHBA të enjten do të shpallë vërtet paaftësinë likuiduese?

Fratzscher: Dyshoj që SHBA të enjten të shpallë paaftësinë për shlyerjen e detyrimeve, pasi kostot e një hapi të tillë do të ishin aq të mëdha, sa do të bënin të dukeshin të ulëta kostot e falimentimit të Lehman para pesë vjetësh. Për këtë arsye besoj se janë të ndërgjegjshëm që një falimentim i tillë do të kishte efekte gjigante në ekonominë e SHBA por edhe mbi ekonominë botërore. Megjithatë kjo është një lojë shumë e rrezikshme dhe shpresohet që së shpejti të marrë fund.

 

Çfarë mendohet në tregjet financiare, si do të përfundojë kjo?

Pritja në tregje është që nuk do të arrihet deri te falimenti, pasi kostot e tij janë shumë të larta. Shpresohet që të gjendet një zgjidhje por në të njëjtën kohë ka pasoja negative në ekonominë reale në SHBA dhe kjo duhet marrë parasysh.

Ofertat e republikanëve për kompromis shkojnë në drejtimin e rritjes së kufirit të borxhit për një kohë të caktuar. Kjo jep frymëmarrje në periudhë afatshkurtër, por loja do të vazhdojë më tej.

 

Cilat do të ishin pasojat për tregjet?

Fratzscher: Obligacionet shtetërore të SHBA janë produkti financiar me siguri më të lartë. Pra jo vetëm tregu për obligacione shtetërore amerikane është gjigant, por edhe mijëra miliardë produkte të tjera financiare vlerësohen duke u krahasuar me këtë produkt si të thuash të sigurt. Kjo do të thotë që dita e shpalljes së paaftësisë shlyrëse nga SHBA do të sillte shembjen e të gjitha këtyre tregjeve. Pikërisht për këtë arsye është kaq e rrezikshme dhe ky treg aq i rëndësishëm.

SHBA nuk do t’i shmanget dot rritjes së kufirit të sipërm të borxhit. Por kjo politikë është larg një buxheti të konsoliduar.

 

Cilat janë pasojat?

Fratzscher: Dhjetë vitet e fundit qeveria e SHBA ka ndjekur një strategji ekonomiko politike ndryshe nga p.sh. Gjermania. Janë rritur shumë shpenzimet publike në mënyrë që t’i jepej dorë ekonomisë të dilte nga kjo krizë. Deri tani kjo ka funksionuar në një farë mase mirë. Ka pasur ndihmë për ekonominë. Por tani ekziston rreziku që këto shpenzime të shkurtohen shumë fort. Dhe kjo do të thoshte natyrisht që rritja ekonomike në SHBA do të dobësohej mjaft, nëse nuk arrihet kompromisi për ndryshimin e kufirit të sipërm të borxhit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency