Në Meksikë u gjetën eshtrat e një alieni

0
152

alienSipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, më 22 shtator në qiellin e natës në rajonin e Gadishullit Yucatan u vu re një objekt i çuditshëm fluturues me ndriçim regëtitës bojëqielli, i cili më pas ra në tokë. Banorët lokalë u vunë në kërkim të vendit të rënies së këtij objekti. Në terren ata gjetën dy kraterë mjaft të thellë dhe eshtra të fosilizuara. Dëshmitarët okularë thonë se mbetjet në fjalë ngjajnë me trupin e një alieni, me duar dhe këmbë. Bashkëpunëtorët e Institutit Teknologjik të Meridës, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes, deklaruan se ka shumë mundësi që ato të jenë pjesë të mbeturinave kozmike. Tani të gjitha fragmentet e gjetura të objektit qiellor janë transferuar në Institutin shkencor për studime të detajuara.

Sëmuret piloti, pasagjeri shpëton avionin

Një avion në Britaninë e Madhe duhet të bënte një ulje të detyruar, dhe kjo është bërë nga një pasagjer i rastit dhe jo nga piloti i avionit.  Pas alarmit të pilotit, i cili është sëmurur papritur, një pasagjer është detyruar të merrte drejtimin e avionit, dhe më pas, me ndihmën nga toka të dy instruktorëve, ai ka mundur të bëjë uljen e avionit pa asnjë dëmtim pasagjeri. Avioni u ul në aeroportin e “Humberside” në veri të “Lincolnshire”, ndërsa piloti ka vdekur disa minuta pasi është dërguar në spital. Roy Murrai, një nga instruktorët që ndihmoi pasagjerin në uljen e avionit, ka treguar për BBC-në se “heroi” që shpëtoi dhjetëra njerëz, nuk kishte pasur asnjë eksperiencë në drejtimin e avionëve, e megjithatë ka bërë një ulje normale dhe pa asnjë dëmtim të avionit apo lëndim të pasagjerëve.

Meshkujt e disa specieve ngordhin pas çiftëzimit

Meshkujt e disa specieve marsupiale çiftëzohen në mënyrë aq aktive dhe të shpeshtë, saqë një gjë e tillë ua merr atyre jetën, verifikuan shkencëtarët. Në bazë të rezultatit të studimeve të kryera u bë e njohur se një numër i madh meshkujsh të specieve marsupiale ngordhin pas çiftëzimeve të lodhshme me një numër sa më të madh femrash. Në disa raste ata çiftëzohen për 14 orë rresht. Shkaku kryesor i kësaj sjelljeje destruktive është nevoja e femrave të specieve në fjalë, për t’u çiftëzuar në kohë të caktuara të vitit. Kjo vërehet qartë në mesin e minjve marsupialë dhe minjve marsupialë perëndimorë.

Liqeni që i kthen kafshët në statuja

Një liqen që ndryshe quhet ferri i botës. Liqeni Natron cilësohet si liqeni me vdekshmërinë më të lartë në botë. Shumë zogj në pamje të parë përplasen me sipërfaqen e liqenit, konfuz ndoshta nga refleksi i tij, duke mbetur shpesh të vrarë për shkak të përmbajtjes së ujit. Ky liqen përmban shumë kalcium dhe karbonat natriumi, që i transformon gradualisht kafshët në statuja kripe. Fotografi Nick Brandt ka kryer një shërbim të veçantë fotografik, lidhur me viktimat e liqenit, duke treguar trupa lafshash njëlloj sikur  vdekja tu kishte ardhur befas, duke realizuar një libër tejet interesant.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency