Hoteli-burg në Gjermani

0
128

 

hotel-burgKa shumë njerëz që dridhen vetëm nga ideja se mund të kalojnë një natë në qeli burgu, ndërkohë që të tjerë janë tepër kurioz. “Alcatraz Hotel”, është i pari hotel-burg në Gjermani që po ngjall jo pak kërshëri. i ndërtua kohët e fundit në një ish-burg, ai propozon dhoma tradicionale dhe origjinale të stilit qeli. Në këtë hotel në pronësi të dy mjekëve “mysafirët e burgosur” mund të krijojnë një ide rreth jetës në burg, fal dhomat perfekte “stil qeli”: dritare me hekura, shtretër burgu origjinalë, tualet dhe lavamanë të brendshëm. Për ta bërë sa më pak traumatike, dhomat kanë komfort modern dhe kanë lidhje ëireless falas. “Dr.Michael Koll dhe Dr. Andreas Kirsch kanë blerë ish-burgun dhe menduan ta transformojnë në një hotel”, ka thënë receptionisti 23-vjeçar David ëoodard.

Gratë që e kanë për nder ti rrhanin burrat

Këto gra e kanë të gjithë trupin e tyre të mbushur me hematoma, me çarje të thella dhe vraga të shpërndara kudo. Megjithatë, kjo nuk është pasojë e një keqtrajtimi, por e një riti të çuditshëm që kryen tribuja e Hamarit, në Etiopi.Ritet që kanë zanafillën nga shekuj më parë pretendojnë se nëpërmjet rrahjes sistematike gratë perfeksinohen dhe arrijnë kulmin e fuqisë së tyre. Në këto rite, është e zakonshme që gratë dhe vajzat e reja të fshikullohen me thupra të mprehta e objekte rrethanore, deri në momentin kur lëkura çahet dhe gjaku bie në tokë. Rrahjet e përqendruara në pjesën e shpinës lënë shenja të përjetshme, por në këtë tribu ato janë një motiv krenarie e respekti dhe për këtë arsye femrat janë ato që kërkojnë të parat të rrihen dhe e kanë të ndaluar të bërtasin gjatë ritualit. Një fotograf francez vizitoi këtë tribu, duke dokumentuar këtë ritual të çuditshëm afrikan.

Në British Liverpool shtëpitë shiten për 1.6 dollar

British Liverpool u bë qyteti i parë, në të cilën u mor vendimi për të realizuar programin mbi shitjen e shtëpive me një çmim simbolik prej 1.6 dollar. Qëllimi i kësaj iniciative është rigjallërimi i jetës në rajonet e pabanuara periferike, si dhe reduktimi i numrit të pasurive të patundshme në gjendje të keqe. Pronari i parë i një shtëpie në këtë program u bë një shofer lokal taksie 48-vjeçar. Në të ardhmen e afërt ai duhet të rikonstruktojë ndërtesën vakante, në mënyrë që shtëpia të korrespondojë me standardet urbane. Në fazën e parë Bashkia planifikon të shesë 20 objekte të patundshme. Për të drejtën e blerjes së këtyre shtëpive u shpall një konkurs. Në të morrën pjesë më shumë se 1 mijë persona.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency