Vranë kushëririn për boçet policia kërkon katër persona

0
152

Dy persona të prangosur për “Moskallëzim krimi”. Policia: Personi që qëlloi Bledar Bushaj.

 

policia-ne-vendngjarjeTre vllezër dhe kushëriri i tyre janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi mendohet se ata janë autorët e vrasjes së 25-vjeçarit Albert Bushaj dhe plagosjes me armë të dy vllezërve të tij. Persona e shpallur në kërkim janë shtetasin Bledar Bushaj, Gjok Bushaj, Luigj Bushaj, dhe Agustin Bushaj, të cilët kanë marrë pjesë në përleshjen me disa prej anëtarëve të një familje, miq të familjes së tyre, dhe më pas i kanë qëlluar me automatik, duke rregjistruar kështu vrasjen e 25-vjeçarit dhe plagosjen e dy të tjerëve. Për arrestimin me tyre policia e Durrësit ka mobilizuar dhjetëra efektiva, ndërkohë që për të shmangur çdo të papritur, në mbështetje të policisë së Durrësit kanë shkuar dhe efektivë të repartit RENEA, të cilët gjatë mbrëmjes së të premtes kanë kontrolluar zonën në një perimetër të gjërë, por që në fakt skanë mundur të bien në gjurmët e asnjërit prej personave të shpallur tashmë në kërkim. Tre vllezërit Bushaj dhe kushëriri i tyre, Agustin Bushaj, mendohet se qëndrojnë të fshehur në pullin e Gjirit të Lalëzit, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë strehuar tek ndonjë prej banesave që ndodhet në zonë. Gjatë operacionit të kërkimit, policia ka ushtruar kontrolle në dhjetëra shtëpi, por që në fakt nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e katër personave të kërkuar.

Dy të arrestuar

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Durrës, policia e këtij qyteti ka arritur të verë në pranga vetëm dy perosna. Gjovalin Bushaj dhe Edmond Bushaj, kanë qënë prezent në vendin e krimit dhe se kanë parë gjithçka çfarë ka ndodhu. Por kur janë shoqëruar në polici, dy personat e sipërcituar nuk kanë pranuar të japin asnjë dëshmi, të u mjaftuar se ata skanë parë asgjë se çfarë kishte ndodhur dhe se kush nga të afërmit e tyre ka qëlluar me armë zjari. Policia gjatë marrjes në pyetje sërisht ka këmbëngulur për të mësuar vrasësin, por dy të shoqëruarit skanë pranuar të bashkëpunojnë. Nisur nga kjo situatë, është urdhëruar arrestimi i menjëhershëm i Gjovalin dhe Edmond Bushaj, duke ngritur ndaj tyre akuzën e “Moskallzimit të krimit”. Dy kushërinjtë për momentin ndodhen të izoluar në komisariatin e policisë Durrës, ndërkohë që pritet që sot të dalën para gjykatës së këtij qyteti për tu njohur me masën e sigurisë.

Boçet e pishave

Një i ri u vra dhe dy vëllezërit e tij u plagosën rëndë gjatë një sherri me armë zjarri për pishat e prera. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Gjirin e Lalëzit dhe policia ka arrestuar Edmond e Xhevair Bushin, ndërsa Bledar Bushi që mendohet se ka qëlluar me armë dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Ky i fundit kushëri me viktimën dyshohet të jetë autori kryesor. Sipas policisë së Durrësit, Albert Bushi 25 vjeç nga Biza e Ishmit i cili morri plagë të rënda nga plumbat e pistoletës humbi jetën pak më vonë në Spitalit Ushtarak. Kurse Florenc Bushi 19 vjeç i plagosur, ndodhet në gjëndje të rëndë. Vëllai i tretë Altin Bushi 22 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të nënës së viktimës, e cila ishte bashkë me djemtë në pyll për të mbledhur boçe pishe. Nga informacionet e policisë, thuhet se gjithçka ka nisur me një sherr midis kushërinjëve të cilët prej kohësh merreshin me mbledhjen e bohçeve të pishave. Duke qënë banorë të zonës, ata kishin ndarë dhe territoret e tyre. Por si duket përplasja ka ndodhur pikërisht për mos respektim të kufirit që kishin paravendosur. Viktima me vellezërit kishin prerë disa pisha dhe kjo ka shkaktuar qe familjet kushërinj me njërit-tjetrin të kalojnë në vrasje.

 

E reja,denoncon prindërit

Dhuna në familje,rregjistrohen 500 raste në muaj

Dhuna në familje, çdo ditë e më tepër rregjistron raste të reja, ku shumë gra dhe vajza dhunohen nga bashkëshortët dhe njerëzit e familjes, me të cilët jetojnë. Vetëm për një muaj, në të gjithë vendin Policia e Shtetit, ka rregjitruar mbi 500 raste dhune në familje, ku pjesa më e madhe e rasteve të denoncuar, janë shoqëruar me urdhër mbrojtje në gjykatë. Sipas burimeve nga policia e Tiranës, aty ku është dhe numri më i lartë i denoncimeve, shumë denoncime vijnë nga gra që keqtrajtohet nga burrat, ndërkohë që ka dhe denoncime që fëmijët denoncojnë prindërit si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike. Denoncime janë bërë dhe nga të moshuar, që keqtrajtohen nga nuset e djemve me qëllimin e vetëm për nxjeprrjen jashtë nga objekti dhe marrjen e shtëpisë. Vetëm, pak ditë më parë sipas burimeve të policisë ka ndodhur një rrast i tillë, ndërkohë që në Policinë e Tiranës është rregjistruar një rrast i veçantë kallëzimi, ku Edrina Babaj, ka denoncuar prindërit e saj për dhunë fizike dhe psikologjike, për shkak se nuk e lejonin të fejohej dhe jetonte me djalin që dashuronte. Kallëzimi në fjalë është marrë në konsideratë dhe se çështja në fjalë është ende në fazën e lëshimit të Urdhërit të Mbrojtjes. Ndërkohë që raste shumë të ngjashëm apo të kundërt nga ky rregjistrohen në komisariatet e vendit me dhjetëra çdo ditë. Megjithëse policia ka marrë masat e nevojshme për shmangien e dhunës në familje, sërisht ky fenomen vazhdon të jetë një plagë e rëndë për shoqërinë shqiptare.

 

Ngjarja në Fier

Pranga 5 të rinjve, qëlluan rojen, vodhën 350 l naftë

Dyshohen si hajdutë të 350 litrave naftë, por jo vetëm kaq pasi pesë të rinj mendohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të rojave private në momentin kur janë diktuar prej tyre dhe më pas janë larguar me një mjet tip audi pa targa. Ngjarja ka ndodhur të premten në mbrëmje në zonën naftë mbajtëse në Marinëz Fier, por dje u bë i mundur arrestimi në flagrancë i të dyshuarve, shtetasve: Vilson Plaka, 28 vjeç, Dorjan Biçaku, 21 vjeç, Emiljano Biçaku, 19 vjeç dhe Marjus Metaj, 25 vjeç, banues në Kuman Fier. Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi Sefedin Shehaj. Menjeherë me marrjen e njoftimit strukturat policore kanë organizuar punën dhe falë një operacioni të shpejtë policor kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, si dhe gjetjen e mjetit të cilit autorët i kishin vënë flakën për të humbur gjurmët. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 automatik, tip kallashnikov, 40 fishekë dhe 2 karikatorë. Ky nuk është rasti i parë ku rojet private të kompanive naftë nxjerëse janë sulmuar me armë zjari, dhe më pas autorët e këtyre sulmeve, kanë mundur të vjedhin mijëra litra naftë, duke e shitur më pas atë në pikat e karburantit të zonës, por dhe jo vetëm.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency