Fondi i ekselencës, më pak kandidatë për vitin e ardhshëm

0
132

Kriteret për kandidatët do të jenë të njëjta

Ja 15 universitete më të mira në botë

 

diplomaNuk do të ketë rritje të numërit të studentëve të shkëlyer, të cilët do të mbështeten me bursë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Burime nga MAS, bëjnë me dije se do të ulet numëri i pranimeve dhe synimi do të jetë identifikimi i studentëve më të mirë. Kjo do të rritë konkurencës për të përfituar bursë për studimet.

Kriteret

Të drejtën për t’u mbështetur financiarisht e kanë:

-Studentët, që ndjekin studimet e plota të doktoratës ose një pjesë të tyre jashtë shtetit në njërin prej 15 universiteteve më të mira të botës në shkencat shoqërore, të  artit dhe sportit. Në njërin prej 50 universiteteve më të mira të botës në shkencën e matematikës, shkenca natyrore, teknike, teknologji, shkenca të edukimit dhe ato të jetës, sipas renditjes së zhvilluar nga Times Higher Education.

“Renditja Botërore e Universiteteve”, për vitin më të fundit.

Po kështu përfitojnë studentët që kanë arritur notën mesatare mbi 9 për shkencat natyrore, inxhinierike e të jetës, dhe mbi 9.5, për shkencat ekonomike e shoqërore për studimet e kryera brenda vendit ose, përkatësisht, mbi 8 (e barasvlershme me

vlerësimin B sisteminanglo – sakson), për shkencat natyrore, inxhinierike e të jetës, dhe mbi 8.5 (e barasvlershme

me vlerësimin B + në sistemin anglo – sakson), për shkencat ekonomike e shoqërore, për studimet e kryera jashtë

shtetit në secilin cikël studimi.

 

Kushtet

Kandidatët duhet të pranojnë të punojnë, se paku, 3 vjet në Shqipëri pas përfundimit të ciklit përkatës të studimeve, për të cilin përfitojnë bursën, ose pas përfundimit të të gjithë ciklit të studimeve, ose kandidati përfitues vijon studimet në

ciklet më të larta universitare. Nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar dhe nuk kanë të ardhura personale dhe të familjareve të tyre (prindërit adoptuesi, bashkëshortët, fëmijët dhe i adoptuari deri në moshën tetëmbëdhjetë (18 – vjeçare) 120 000 (njëqind e

dyzet mijë) lekë në muaj. Përfitojnë dhe ata që kanë përfunduar studimet parauniversitare me mesatare mbi 9-të të gjitha viteve të shkollës së mesme ose

ekuivalente për ata që kanë përfunduar këto studime jashtë vendit, për studentet që aplikojnë për ciklin e parë të

studimeve universitare. Studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë më notë mesatare mbi 9, për shkencat natyrore, inxhinierie e të jetës, dhe mbi 9.5 për shkencat ekonomike e shoqërore, ose, përkatësisht mbi 8 (e barasvlershme me vlerësimin B në sistemin anglo – sakson) për shkencat natyrore, inxhinierie e të jetës, dhe mbi 8.5 (e barasvlershme me vlerësimin B+ në sistemin anglo – sakson) për shkencat ekonomike e shoqërore, për studimet e kryera jashtë shtetit, për studentët që aplikojnë për ciklin e dytë të studimeve universitare.

 

15 universitete më të mira

 

1 California Institute of Technology United States

2 Stanford University United States

2 University of Oxford United Kingdom

4 Harvard University United States

5 Massachusetts Institute of Technology United States

6 Princeton University United States

7 University of Cambridge United Kingdom

8 Imperial College London United Kingdom

9 University of California, Berkeley United States

10 University of Chicago United States

11 Yale University United States

12 ETH Zürich – Sëiss Federal Institute of Technology Zürich Sëitzerland

13 University of California, Los Angeles United States

14 Columbia University United States

15 University of Pennsylvania United States

 

 

Shegani: Pedagogët punojnë deri në orët e vona të mbrëmjes

Rritja e numërit të kuotave nuk ëhstë shoqëruar dhe me rritjen e numërit të pedagogëve apo shtimit të infrastrukturës. Ka qënë Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Altin Shegani i cili ka ngritur një problem mjaf shqetësues. “Nevoja për mjedise ka qënë gjithmonë në rritje, dhe sigurisht që problemi i zgjerimeve të mjediseve duhet marrë seriozisht sepse duhet patur parasysh qe mësimi duhte të zhvillohet edhe pasdite, deri në 8 ose në 9 të mbremjes”- shprehet Altin Shegani. Një shqetësim që mbetet për këtë fakultet është mbingarkesa e pedagogëve thotë dekani. Ai shprehet se duhet të ketë ndryshime emergjente përsa i përket ngarkesës që duhet të përballojë çdo pedagog, por kjo nuk zgjidhet vetëm me shtimin  e numrit të pedagogëve. Duhet parë norma e ngaksesës se pedagogut. Referuar ligjit të arsimit të lartë, mbi të cilin ne mbështesim aktivitetin tonë, pedagogu është punonjës mësimor shkencor, dhe ai përballon një ngarkesë të madhe mësimore, një vëllim të madh në auditor, por që nuk i mbetet kohë për tu angazhuar në një aktivitet të mirëfilltë shkencor.”- tha Shegani. Në të treja ciklet e studimit në fakultetin e drejtësisë ka rreth 6000 studentë  të cilëve ju japin mësim rreth 70 pedagogë, ndërkohë që procesi i rekrutimeve të reja pritet të nisë sërish.

 

Kosovë, ka rrush, por ska blerës

Në krahasim me vitin e kaluar, sivjet rendimentet e rrushit janë shumë më të mëdha në Kosovë. Por, vreshtarët ankohen për mos shitje të këtij produkti bujqësor. Bodrumet nuk e paguajnë me çmim real ndërsa në treg rrushi nuk gjen edhe aq shitje, bën të ditur portali Fermaime. Xhemjali Krasniqi ka dy hektarë të mbjella me varietete të ndryshme të rrushit, nga ai i tryezës, tregut, verës e rakisë. Xhemajliu, për portalin “Ferma Ime” shpreh mllefin e tij për shitjen e rrushit gjatë këtij viti. “Nuk po shitet, nuk e di pse. Më tepër po duhet me ndërrua me pasul dhe me çka po mundem. Me të holla po e shesim deri në 50 cent kilogramin, varet se si e zënë. Nëse e shet me gajbe shkojnë deri në 40 cent. Unë shetis me kilometra të tëra dhe nuk mundem me i shit 100 kilogram rrush. Tash po afrohet edhe koha e përfundimit të tij dhe kam frik se do të më kalbet në vreshta”, thekson Krasniqi. Sipas tij, vitin e kaluar pjesën më të madhe të varietetit që kryesisht përdoret për verë dhe raki, e kishte dorëzuar në bodrumet e Rahovecit. “Sivjet po na thonë në bodrume se nuk munden me marrë për shkak se ka shumë rrush që e kanë nga vreshtat e tyre private. Nuk e di se çka do t`i bëjmë rrushit që e kemi për raki e për verë. Vijnë disa nga rajoni i Gjakovës dhe e marrin në vreshta. Ata që merren me prodhimin e rakisë dhe verës. Sivjet ndoshta duhet me iu dhanë me një çmim shumë më të lirë vetëm mos me lanë me u prish rrushi. Unë vitin e kaluar i kam nxjerr rreth 200 litra raki dhe kam menduar se e shes ndonjë litër. Por, shumë pak kam arritur me shit, restorantet nuk pe marrin, marketet nuk i marrin më shumë se dy litra ose tri, kështu që edhe rakia më ka mbetur”. Ndërkohë, në komunën e Rahovecit ka edhe nga ata bujq që nuk dëshirojnë ta dorëzojnë në bodrum rrushin. E vetmja arsye mbetet çmimi tejet i ulët që bodrumet iu ofrojnë vreshtarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency