Bajamet – si t’i shërojmë

0
134

bajamet-300x200Për çdo prind, por jo vetëm, një nga shqetësimet bazë të sëmundjeve të fëmijëve janë bajamet. Temperaturë e lartë, debulesë, gjithçka vjen nga nga ato. Sidomos në këtë stinë të vitit që jemi, ku luhatja e shpeshtë e temperaturave i bën prindërit që të mos dinë se si ti veshin fëmijët e tyre dhe të parat që japin alarmin që diçka nuk shkon në organizëm janë pikërisht bajamet. Bajamet kanë funksion mbrojtës shumë të rëndësishëm në organizëm. Mirëpo, nëse shpesh apo vazhdimisht janë të pezmatuara, janë rrezik për organizmin dhe duhen hequr… Nën kuptimin inflamacioni bajameve rëndom nënkuptohet inflamacioni i gurmazit, i bajameve dhe i nyjave limfatike në qafë, bashkë me temperaturën e ngritur të trupit, dhembjen e nyjave dhe të muskujve. Sipas rregullit, inflamacioni i bajameve vetvetiu kalon pas katër apo pesë ditësh. Mirëpo duhet qenë shumë të kujdesshëm në qoftë se inflamacioni shpesh paraqitet nga fillimi, madje me qelbëzim, i shoqëruar me temperaturë të lartë. Në qoftë se inflamacioni i bajameve është kronik, pas një kohe mund të shkaktojë sëmundjen reumatike të nyjave dhe të zemrës apo të dëmtojë veshkat. Në raste të tilla operimi i bajameve është i domosdoshëm. Mirëpo, operacionin duhet bërë kur bajamet shpesh janë të zmadhuara dhe kur vështirësojnë përpirjen apo bëhen shkaktar të gërhitjes. Në raste të shumta si shkaktarë përmenden streptokokët e ndryshëm, stafilokokët, pneumokokët, adenoviruset, mikozat etj. Fyti është vendi ku kryqëzohen sistemet e tretjes dhe të frymëmarrjes, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me mjedisin e jashtëm. Në të janë të vendosura disa grumbullimesh indesh, që përngjajnë me ato të gjëndrave limfatike. Një grumbull tjetër është i vendosur prapa hundës që janë anedoidet, në gjuhën popullore quhen “mish në hundë”, dy grumbullime të tjera janë të vendosura në dy anët e fytit, që janë tonsilit palatine ose “bajamet”. Në rrënjën e gjuhës është vendosur një tjetër grumbull indesh të tilla, që quhet “bajamja” e gjuhës. Të katërt grumbullimet që thamë më lart luajnë një rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut, sepse kontrollojnë çdo gjë që kalon në rrugën e ushqimit dhe të ajrit. Përveç funksionit që përmendëm bajamet prodhojnë dhe disa qeliza të gjakut që quhen limfocide. Ato kanë veti mbrojtëse. Kur bajamet sëmuren këto kthehen në qeliza gllabëruese për mikrobet, duke i shkatërruar ato. Tjetër rol i rëndësishëm i bajameve është se këtu prodhohen të ashtuquajturat trupëza mbrojtëse (antikorpe), të cilat shkatërrojnë mikrobet dhe helmet e tyre.

Pezmatimi i bajameve quhet “anginë”

Shkaktarë të shfaqjes së këtij shqetësimi janë mikrobet e ndryshme, që favorizohen nga i ftohti dhe nga ulja e rezistencës së organizmit. Shenjat e para të sëmundjes janë dobësi e përgjithshme, tharje dhe dhimbje fyti, temperatura që rritet deri në 38-39 gradë. Fëmijët e vegjël veç të tjerash refuzojnë ushqimin dhe ankohen shpesh për dhimbje barku. Ndërlikimet e anginave janë lokale dhe të përgjithshme. Kalimi në formën kronike të sëmundjes është ndërlikimi më i shpeshtë lokal që është quajtur tonsiliti kronik. Veç kësaj mund të kemi grumbullimin e qelbit përreth bajames që quhet abces peritonsilar. Në qoftë se grumbullimi i qelbit bëhet në thellësi të qafës quhet flegron dhe ky është ndërlikimi më i rëndë që shoqërohet me zmadhimin e gjëndrave limfatike në fyt. Ndërlikimet e përgjithshme të anginave janë reumatizma, sëmundjet e veshkave dhe të zemrës. Shenja kryesore e kësaj sëmundjeje është dhimbja, vështirësi në gëlltitje dhe të folurit karakteristik sikur ka diçka në gojë. Tonsiliti kronik shpesh nuk ka shenja të qarta, por vetëm një shqetësim të papërcaktuar në grykë, nganjëherë vështirësi në gëlltitje, kur bajamet janë shumë të zmadhuara, si dhe erë të keqe nga goja. Disa të sëmurë kanë ngritje të lehtë të temperaturës që nganjëherë mund të vazhdojë për shumë kohë. Shenjë më e sigurt për një tonsilit kronik është shfaqja e anginave të shpeshta, të shoqëruara dhe me rritjen e gjëndrave limfatike të fytit dhe të qafës.

Kur duhen operuar bajamet?

Pyetjes  se kur duhen operuar bajamet ende shkenca sot nuk i ka dhënë një përgjigje plotësisht të saktë. Bajamet në përgjithësi operohen pas moshës 3 vjeç me ndonjë përjashtim të veçantë dhe përpara kësaj moshe. Bajamet hiqen kur sëmuren shpesh, ose kur formojnë vatër infeksioni për sëmundje të ndryshme. Ndodh që bajamet të jenë të zmadhuara, por nuk do të thotë se duhen hequr si të sëmura, prandaj këto lloj bajamesh hiqen vetëm atëherë kur ato japin shqetësime të tilla si, dhimbje veshësh apo ulje të dëgjimit, zmadhim të gjëndrave limfatike të qafës, fytit, vështirësi në frymëmarrje, në gëlltitje dhe të folurit e fëmijës.

Parandalimi

Bajamet janë barriera e parë për mikrobet që hyjnë në organizëm dhe vendi ku asgjësohen pa kaluar më tej në organizëm. Kjo është arsyeja që personat që kanë hequr bajamet preken shpesh dhe shpejt nga faringitet. Së pari mjekët këshillojnë që për fëmijët e predispozuar për t’u prekur nga bajamet të tregohet një kujdes maksimal ndaj veshjes, qëndrimit në ambientin e jashtëm, sidomos në ditët e ftohta, por edhe në ato të nxehta, pasi fëmija nga lëvizja e tepër mund të djersitet shumë dhe kjo bëhet shkak për ftohje. Gjithashtu, duhet të përdoren ushqime dhe pije të ftohta, por të gjitha në një temperaturë normale. Në të njëjtën kohë këshillohet kufizimi në maksimum nga fëmijët të pijeve të gazuara si: koka-kola, sidomos kur kanë bajame të sëmura (të skuqura, të qelbëzuara), sepse këto pije mund të përkeqësojnë stadin e sëmundjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency