Shqiptarët e Zvicrës mposhtin kuqezinjtë

0
126

Jurges Veizaj

 

Një ndeshje që u prit me emocione të mëdha, por që nuk pati të njëjtin efekt në fushë. Shaqiri dhe më pas Lang arritën që të shuanin shpresat për Brazil 2014

 

 

Shqiperi zvicwerLoja ndaj Zvicrës ishte një sfidë me emocione të veçanta për vetë karakterin dhe lojtarët që luajnë në skuadrën zvicerane. Shqiponja e skuadrës së Lacios u ngrit në “Qemal Stafa”, duke e bërë edhe më emocionuese këtë sfidë. Simboli ynë bëri uljen para tifozëve kuqezi, që ishin të ekzaltuar për përballjen. De Biazi nuk kishte bërë shumë ndryshime nga ndeshja me Islandën. Ajo që bënte përshtypje ishte rikthimi i Mavrajt pas dëmtimit dhe futja e Gashit që bënte debutimin nga minuta e parë. Sfida nis me një homazh kushtuar Duros dhe tërheqjes së tij nga bota e futbollit. Lojtari nga Elbasani hyri në mes të fushës dhe mori një numër të madh ovacionesh nga tifozët shqiptarë. Mesfushori i dha lamtumirën futbollit që i dha shumë vite kombëtares. Ndeshja nisi me një temp të qetë nga të dyja krahët. Ishin shqiptarët të parët që tentuan të sulmonin. Por pjesa më e madhe e lojës zhvillohej me dyluftime në mesfushë. Edhe zviceranët tentojnë të shkojnë drejt sulmit, por që bllokohen mirë në qendër. Ishte Lila ai që afrohet në mënyrë të rrezikshme drejt sulmit, por që ndalohet nga mbrojtësi zviceran. Kaçe lëviz mirë në mesfushë dhe arrin që ta qarkullojë topin mirë drejt mesfushës. Janë kuqezinjtë ata që tentojnë të shkojnë drejt sulmit, por që nuk arrijnë të shënojnë. Në minutën e 17 është Shaqiri ai që futet në zonë rrezikshëm, por gjuajtja bie në këmbët e Canës që e largon drejt këndit. Aksioni vazhdon në kënd të jetë i rrezikshëm, por topi bie lart traut të portës. Pas kësaj vjen edhe aksioni më i rrezikshëm, por kësaj radhe topi do të prekë shtyllën duke tronditur Berishën. Shqipëria provon të hidhet në sulm, por mbrojtja helvete duket në ditë të mirë dhe arrin që të bllokojë mirë sulmet. Një lojë jo e mirë nga kombëtarja që nuk arrijnë që të bëjnë pasa të saktë dhe bllokohen lehtë nga zviceranët. Loja në mesfushë arrin që të shkatërrohet lehte nga Behrami me shokë që arrijnë të fitojnë duelet. Është Kaçe ai që del mirë në zonë kroson, por topi bie në duart e gardianit zviceran që arrin ta bllokojë me vështirësi. Pas minutës së 25 loja ndryshoi për skuadrën e De Biazit që filloi do të provonte drejt sulmit, por pa ide të qarta me një Salihi që e ka shumë të vështirë të ketë kontakte me topin. Në minutat e fundit ishte Zvicra ajo që provon duke u futur në zonë. Pas një krosi Agolli ngatërrohet me Berishën i cili gjuan topin që goditet me kokë nga Behrami, por që reagon mirë portieri i Lacios. Një pjesë e parë jo me shumë surpriza. Një lojë pjesërisht e dobët nga kombëtarja jonë e cila nuk arrinte që të kryente aksione të plota dhe t’i çonte drejt portës. Shumë gabime dhe pak fantazi në mesfushë. Në të njëjtin pozicion ndodheshin edhe zviceranët. Alpinët nuk arritën që të bënin lojën e tyre më të mirë. Por Shaqiri me shokë arritën që ta rrezikonin disa herë portën, por edhe fati dhe mbrojtja arritën që ta evitonin këtë.

Pjesa e dytë

Ndërsa pjesa e dytë fillon direkt me emocion. Që në aksionin e parë është Rama ai që vë në lëvizje gardianin zviceran. Një gjuajtje që është shumë afër golit, por që pritja e portierit e nxjerr jashtë. Përgjigja erdhi direkt nga zviceranët. Do të ishte përsëri Shaqiri ai që do të na ndëshkonte. Pas një aksioni afër zonës tonë, është Xhaka ai që fiton një dyluftim dhe i jep një asist për lojtarin bavarez që i çon shifrat në 1 me 0. Lojtarët shqiptarë drejtohen në drejtim të arbitrit me pretendimin se ishte pozicion jashtë loje por anësori kishte të drejtë. Goli i shënuar nga kosovari ngre ovacionet nga tifozët por që nuk ndryshon fatin e lojës. Më pas është Shqipëria ajo që tenton të shënojë gol. Ishte Rama përsëri që tenton të futet në zonë, por që del jashtë. Më pas do të gjuajë dhe Bulku por që do jetë jashtë porte. Aksion tjetër i të tanve do të ishte me protagonist Abrashin që arrin të marri afër zonës kundërshtare. De Biazi fut Odise Roshin për t’i dhënë më shumë freski ndeshjes. Për të shënuar do të provonte edhe Salihi me kokë që ndalet përsëri nga portieri. Mesi i pjesës së dytë është e orientuar drejt gjysmëfushës zvicerane. Skuadra e De Biazit shkon drejt sulmit për ta arritur barazimin por që duket e kotë pasi shumë aksione shpërdorohen dhe nuk kanë asnjë efekt. Sfida bëhet monotone pasi Zvicra nuk është e interesuar të shënojë më. Ndërsa loja fillon të marrë formën e lojës së tenisit me topa që shkojnë nga njëri krah në krahun tjetër. Zhurmat në stadium bihen për shkak të lojës dhe janë të pakët tifozët që vazhdojnë të jenë të ekzaltuar. Salihi është ai që humb shansin më të mirë të ndeshjes. Pas një sprinti nga ana e Roshit afrohet drejt zonës për të lëshuar një trinë që prek traversën, e cila e çon topin përballë me Salihin. Shkodrani gjuan me kokë, por që për ironi të fatit e nxjerr jashtë. Dhe kur nuk shënon e pëson. Në aksionin e radhës pas nj rrëmuje në zonë pas krosit është Mishel Lang ai që mposht Berishën dhe i çon shifrat e sfidës në 2 me 0. Duket se sfida pas golit nuk më të njëjtin emocion pasi rezultati është i vështirë të përmbyset. Kuqezinjtë shfaqen më shumë në qarkullimin e topit por që është pa efekt. De Biazi vendos që të bëjë dhe ndërrimin e tretë dhe fut Mehmetin në vend të Ramës që nuk shfaqi formën e ndeshjeve më parë. Një gjuajtje të rrezikshme tenton Hyka, por që është e lehtë për t’u pritur. Dhe pas këtij aksioni vazhdon përsëri topi drejt zonës së Zvicrës. Është Roshi ai që pengohet në zonë nga mbrojtja zvicerane dhe penallti. Përballë topit është Salihi, i cili arrin të mposhtë kësaj radhe nga pika e 11-metërshit portierin. Rezultatin ngushtohet në 2 me 1. Goli shënohet në minutën e 89 dhe duket pothuajse e pamundur që ky rezultat të kthehet. Në minutat shtesë skuadra jonë tentoi të shënojë por që dukej e pamundur. Kështu ndeshja do të përfundonte me rezultatin 2 me 1 në favor të skuadrës së Zvicrës, e cila arrin që të fitojë dhe të sigurojë kualifikimin për në Botërorin 2014. Ndërsa skuadra jonë arrin që të ruajë pozicionin e pestë duke shuar kështu edhe shpresat për të shkuar në play-off. Një ndeshje e dobët nga skuadra jonë që fiku edhe shpresat për të parë flamurin shqiptar në botëror.

 

 

Politikanët dënojnë thirrjet e tifozëve

“Urrejtja” e tifozëve kuqezinj ndaj gjashtë lojtarëve me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën është shfaqur dje në stadiumin “Qemal Stafa”, ku u zhvillua ndeshja Shqipëri-Zvicër.

Thirrjet kundër shqiptarëve që luajnë me Zvicrën kanë shkaktuar reagimin e politikanëve në rrjetet sociale, të cilët e kanë cilësuar si të turpshme dhe të rrezikshme sjelljen e tifozëve në stadium. Ndërsa tifozët thërrisnin njëzëri në stadium “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, ish-kryeministri Berisha shkruan në “Facebook”: “Miq, kjo është e rrezikshme”. Ndërkohë, deputeti socialist Erion Braçe i cilësoi si të neveritshme thirrjet kundër shqiptarëve. “E dija që do ndodhte kjo, është e turpshme, e neveritshme. Jo injorantë, Shqipëria nuk është juaja, ju nuk mund të na përfaqësoni. Kundër thirrjeve të ndyra: Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, – shkruan Braçe.

 

 

Federata e Kosovës, ftesë për Adnan Januzajn

Duket se edhe një shtet tjetër është futur në luftë. Federata e Futbollit të Kosovës dëshiron të ftojë Adnan Januzajn tek ekipi i shpresave, duke e pasur parasysh se përfaqësuesja A e Kosovës nuk ka të drejtë të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare. 18-vjeçari i lindur në Bruksel ka prejardhje shqiptare dhe e ka refuzuar disa herë ftesën që i ka ofruar përfaqësuesja belge. Mesfushori i ri i Mançester Junajtidit po kërkohet nga gjashtë përfaqësuese: Shqipëria, Anglia, Belgjika, Turqia, Kroacia dhe Serbia. Sidoqoftë, drejtuesit e futbollit të Kosovës thonë se talenti i Junajtidit mund ta përfaqësojë vendin e tij me ekipin e të rinjve. “Ne do të ishim të nderuar po të na përfaqësojë Adnani, por ne nuk duam t’i bëjmë presion atij”, – ka thënë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu për “SportsDirectNews”. Ndërkaq, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka konfirmuar se kontakti me familjen e Adnanit tashmë është realizuar. “Ne shpresojmë të bisedojmë të bisedomë edhe me Adnanin direkt, shumë shpejt” ka deklaruar kryetar i federatës.

 

Zinedin Zidan i jep “Topin e Artë” Riberisë

Francezi Zizu mbështet bashkëkombasin e tij. Zinedin Zidan beson se Frank Riberi meriton të fitojë “Topin e Artë” më shumë sesa Kristiano Ronaldo, por e pranon se bashkatdhetari i tij mund ta humbasë trofeun në garën me Lionel Mesin. Futbollisti i Bajernit të Mynihut shënoi 11 gola dhe dha 19 asiste sezonin e kaluar kur bavarezët fituan tre trofe atë të Bundesligës, Champions League dhe Kupën e Gjermanisë. Gjithsesi, ai përballet me konkurrencën e fortë të yjeve të Barcelonës dhe Real Madridit që e kanë fituar edhe më parë këtë trofe, por Zidan i ofron mbështetjen e tij Frank Riberisë. “Riberi dhe Ronaldo meritojnë ta fitojnë “Topin e Artë”, por unë do t’ia jepja Frankut për atë që bëri vitin e kaluar dhe në veçanti për të tre trofetë që fitoi. Problemi është se është dhe një djalë, që ka shënuar 55 gola”, – ka thënë francezi. Referimi është i qartë për Lionel Mesin. Zidan, që së fundmi shprehu dëshirën që në karrierën e tij si trajner të drejtojë një ditë kombëtaren franceze u pyet dhe mbi mendimin e tij për mungesën e rendimentit nga Karim Benzema që po has vështirësi në gjetjen e golit duke përfunduar në qendër të kritikave. “Është e vështirë kur një lojtar ndihet i rënë me moralin. Në ato moment humbet disi besimin, freskinë. Gjithsesi ai kurrë nuk do të humbasë cilësitë e tij, ai kurrë nuk dorëzohet”, – vijoi Zidan. Karim Benzema ka shënuar vetëm dy gola në La Liga në këtë sezon, me “Los Blancos”. Një mesatare jo e mirë për francezin që po kalon një periudhe tepër të vështirë gjatë këtij sezoni.

 

Mario Gëtze

Tjetër gafë e Mario Gëtzes. Pasi u prezantua në konferencën për shtyp me Bajerin e Mynihut (i sponsorizuar nga “Adidas”) me veshje të rivalëve të “Nike”, mesfushori gjerman ka ardhur në stërvitjen e fundit të kombëtares së Hoakim Lëvit i veshur sërish me produkte të gjigantit amerikan të produkteve sportive. Edhe Gjermania sponsorizohet nga “Adidasi” dhe kjo gjë është dënuar edhe nga menaxheri i “pancerave” Oliver Bierhof. “Sjellje të tilla nuk duhet të ndodhin. Futbollistët janë të lirë në zgjedhjet e këpucëve të tyre, por duhet të respektojnë marrëveshjet me furnizuesit tanë për pjesën tjetër të veshjes”, – tha Bierhof për francezen “L’Equipe”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency