Rusia nuk pranon Miss Kosovën, tërhiqet edhe Shqipëria

0
129

Mis KOsovaMiss Universe Albania 2013, Fioralba Dizdari, dhe Miss Universe Kosovo, Mirjeta Shala, nuk do të marrin pjesë në konkursin Miss Universe 2013, që zhvillohet këtë vit në Moskë. Shkak për këtë është bërë një vendim i autoriteteve ruse për të mos lejuar përfaqësuesen e Kosovës të konkurrojë në finalen e më të bukurave të Universit, pasi Rusia ende nuk e ka njohur Kosovën. Fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, i cili është edhe fotograf zyrtar i këtij evenimenti, pas kësaj ka deklaruar tërheqjen e menjëhershme edhe të Miss Universe Albania, Fioralba Dizdari njoftojnë mediat. Emrat e dy vajzave shqiptare nuk gjenden as në ueb-faqen zyrtare të Miss Universe. Duhet thënë se përfaqësuesja e Kosovës, Mirjeta Shala është një ndër më të preferuarat në disa prej forumeve online. Një vit më parë, edicioni i 61-të i Miss Universe u mbajt më 19 dhjetor, në Planet Hollywood Resort and Casino në Las Vegas dhe Shqipërinë e ka përfaqësuar Adrola Dushi, ndërsa Kosovën Diana Avdiu, e cila arriti të shkonte deri në 16 më të mirat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency