Gjithmonë xhentëlmen?!

0

 

Loading...

ciftMeshkujt ndonjëherë kanë mënyra të çuditshme dhe misterioze për ta treguar dashurinë. Jo të gjithë meshkujt mund të shfaqin hapur ndjenjat. Nëse dëshironi të kuptoni se mashkulli juaj ju pëlqen apo jo, përpiquni të vini re këto shenja.

Ju kontakton vazhdimisht

Nuk ka rëndësi nëse ai është në punë apo me shokët, ai do të gjejë një mënyrë për të kontaktuar apo dërguar sms vazhdimisht. Nëse ai e bën këtë gjë, atëherë është një shenjë se kërkon vëmendjen tuaj dhe është i interesuar për ju.

Është i interesuar për interesat tuaja

Kur një mashkull tregon interes në gjërat që ju pëlqeni, kjo është një shenjë e dukshme se ai është i përfshirë në ju. Dhe kjo është më se e vërtetë nëse ai ju ndjek në aktivitete që s’i pëlqejnë realisht. Nëse vini re se një mashkull dëshiron të vijë në palestër me ju, atëherë do të thotë se kërkon të kalojë më shumë kohë me ju.

Nuk jua u ndan sytë

Nuk ka rëndësi se ku jeni, ai gjithmonë ju shikon në sy. Kur një mashkull ju shikon në sy, kjo do të thotë se jo vetëm që ai ju pëlqen, por dëshiron që ai të vjedhë edhe vështrimin tuaj. Kontakti me sy tregon se ai është njeri social dhe jo i turpshëm.

Pëlqen të ketë kontakt fizik me ju

Ai dëshiron të jetë në kontakt fizik me ju, por sigurisht që njeh edhe limite. Ai kërkon që edhe në vendet publike t’ju mbajë dorën apo krahun.

Preferon të jetë në shoqërinë tuaj

Përveç të qenit në një kontakt konstant me ju, ai preferon të jetë në shoqërinë tuaj, qoftë edhe kur nuk ka qëllim për t’u lidhur. Mund t’ju ftojë në darkë, në kinema, thjesht të jetë në praninë tuaj për t’u ndier më mirë.

Është gjithmonë një xhentëlmen

Nga dita në ditë ai do të tregojë sjellje prej një xhentëlmeni të vërtetë. Do të hapë dyert për ju, do t’ju mbajë xhaketën. Nëse i bën shpesh këto sjellje, do të thotë se ai është vërtet i interesuar për ju dhe kërkon të tregojë se është një djalë i mirë.

Është mbrojtës

Në ambiente publike, por edhe në shtëpi ai është mbrojtës ndaj jush. Kur jeni larg tij, përpiqet t’ju telefonojë për t’u siguruar që jeni mirë. Siguria juaj është gjithmonë në mendjen e tij.

Ju bën shpesh dhurata

Kur një mashkull mendon që t’ju surprizojë me dhurata, edhe në ditë të zakonshme, do të thotë se ai jo vetëm që është i interesuar për ju, por është i lumtur që po shpenzon para për ju, në mënyrë që ju të jeni e lumtur.

 

 

Jeni këmbëngulës

Porosia e mëngjesit, ftesa pas mëngjesi, pastaj edhe një porosi para mëngjesit, pas këtyre gjithsesi edhe disa porosi pasdite dhe edhe një para se të flejë gjumë… Ndoshta ju mendoni se në këtë mënyrë do t’i tregoni se e dashuroni, ndërkaq atij i duket se si ia keni vënë lakun rreth qafe, me të cilin po e shtrëngoni me secilën porosi apo me secilën ftesë të re. Nuk ka gjë të keqe t’i kushtoni tërë vëmendjen, mirëpo kujdesi i tepruar mbase do ta ngufasë dhe do ta largojë nga ju.

I tregoni për ish-të dashurit. Vazhdimisht, për çdo ditë, në çdo situatë. Po qe se me çdo veprim tuajin i tregoni se si ish-i dashuri këtë gjë apo atë gjë e ka bërë më mirë apo më keq, do t’ju kuptojë sikur pikërisht dëshironi të jeni me ish-të dashurin dhe se si po vuani për kohët e kaluara

 

Mbani shikimin tuaj të fokusuar tek partneri juaj

Merrni disa minuta për të menduar nëse diskutimet tuaja bëhen në rastin kur njëri prej jush merret me diçka tjetër apo në rastin kur ju të dy qëndroni të ulur të divan. Femrat më tepër se meshkujt kanë një nevojë që është e një rëndësie tepër të madhe: nevojën për t’u vlerësuar fizikisht. Pra, kjo nevojë fizike u jep femrave ngrohtësi dhe i bën të ndihen më të vlerësuara; më shumë se në rastin kur mund të kenë kaluar orë të tëra diskutimi aktiv me partnerin tuaj.

 

 Duhet të jemi më pak egoiste dhe të dëgjojmë më tepër

A e di se cilët janë miqtë më të mirë? Cila është gjëja që na vë në siklet më tepër? A e ke kuptuar vërtet pse ai problem e torturon kaq shumë? E vetmja mënyrë për të mos u gjendur pas disa vjetësh si dy të huaj është të mos mendosh se di gjithçka për tjetrin. Duket e lehtë, e megjithatë… Brenda secilit prej nesh është gjithnjë ai “djall” i tmerrshëm që provon të na ndajë nga personi që na do. Është pjesa jonë fëmijërore, ajo që do të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe nuk duron dot që të ketë diçka më të rëndësishme sesa “unë të dua”, “unë thashë”, “unë bëra”. Dëgjimi i vërtetë i tjetrit fillon përkundrazi me një pyetje të thjeshtë: “Ti si je?” Brenda asaj “ti” është gjithë forca e dashurisë, i vetmi çelës që na hap kafazin e egoizmit.

 

 

 

Loading...