Teuta fiton me përmbysje, Skënderbeu vuan për triumfin

0
135

Jurges Veizaj

U luajtën dje dy sfidat që kishin për progtagonistë dy krerët e kampionatit Teutën dhe Skënderbeun. Të dyja skuadrat nuk e patën të lehtë që të dilnin fitimtar dhe madje rrezikuan që të dilnin nga fusha pa pikë, por që fati i ndihmojë për ta evituar këtë.

 

Teuta-Vllaznia-1-0Sfida të mbushura me emocion ishin dhe ndeshjet që u luajtën dje. Përballë ishte Skënderbeu kundër Laçit dhe Teuta kundra Vllaznisë. Të dyja skuadrat kryesuese ishin në fushën e tyre dhe kjo i ndihmoi  që të arrinin rezultatin. Korcarët e patën të vështirë që të fitonin. Ata kishin epërisnë gjatë një pjese të mirë të lojës,por më pas do të ndryshonin gjërat pas daljes me të kuqe të Sabien Lilaj. Ndërsa Teuta kundra Vllaznisë ishte një sfidë e veçante që ruajti edhe surprizat brenda. Durrsakët kaluan shpejt në avantazh por do arrinin që triumfonin pasi e kishin parë veten e tyre në disavantazh.

 

Teuta-Vllaznia

Ndeshja do të niste me një temp të lartë për të dyja skuadrat. Ishin djemtë e detit ata që do të tentonin të parët të hapnin lojën. Me anë të aksioneve durrsakët do të shkonin drejt gjysmë fushës shkodrane për të kërkuar golin. Mirëpo kjo gjë do t’u sillte sukses. Në minutën e 18 do të ishte Daniel Xhafaj ai që do ta çonte topin në rrjetë duke u siguruar avantazhin skuadrës së tij. Sulmuesi vlonjat konfirmon se është një ndër sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar duke shënuar më shumë gola nga të gjithë të tjerët. Reagojnë kuqeblutë por që nuk arrijnë që ta finalizojnë me anë të një goli. Skuadrat do të shkonin në dhomat e zhveshjes me rezultatin minimal në favor të Teutës. Mirëpo në pjesën e dytë gjithçka do të ndryshonte për Vllazninë që kishte vendosur të dilte për triumf për fushë. Duket se instruksionet e teknikut Canaj e sjellin efektivitetin e tyre. Shkodranët arrijnë që të dalin në gjysmë fushen e Teutës për të tentuar barazimin. Rezultati nuk do të vononte dhe do të ishte Bushiç ai që do të shënonte për shkodranët dhe do barazonte shifrat. Loja do të vazhdonte në të njëjtën mënyrë me një Vllazni që do të ishte në drejtim të portës durrsake. Në të 62 do të vinte edhe goli i avantazhit për shkodranët. Do të ishte Bushiç përsëri protagonisti që do të mposhte Rizvanin duke i dhënë arsye skuadrës për tu gëzuar. Teuta nuk arrin ta marrë veten dhe vazhdon që të shkaktojë probleme në zonën e saj. Më pas tekniku Mangani do të fuste në lojë Mancakun për të ndryshuar lojë. Dhe ky ndërrim do të ishte ndërhyrja kyç në lojë që bëri diferencën. Ishte pikërisht Mancaku ai që do asistonte në dy golat që do të sillnin përmbysjen për ekipin durrsak. Golat e përmbysjes do të shënoheshin nga Nika dhe Xhafaj. Ky i fundit ishte ai që do të shënonte kur kishin mbetur vetëm 7 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Teuta vërteton formën e mirë në të cilën ndodhet dhe vazhdonit korri suksesin duke mos njohur humbje.

Skënderbeu-Laçi

Me vuajtje kanë fituar edhe korçarët. Fillimish për ujqërit e dëborës ndeshja ka nisur e qetë. Korcarët duke qënë edhe në fushën e tyre e zotërojnë topin. Lojtarët korçar arrijnë shumë mirë që të deportojnë drejt mbrojtjes kurbinase dhe rrezikojnë portën e tyre. Eufroia e tyre dukej shumë mirë që në fillim. Goli nuk vonon. Në minutën e gjashtë ishte Radas ai që do të godiste bukur, portieri Bakaj përpiqet që të kapi topin me zhytje por që duket se gjithçka është e kotë. Rezultati shënon një për Skënderbeun dhe zero për Laçin. Por asgjë duket se nuk ndryshon në lojën e laçianve që detyrohen të bien në presionin e korçarve. Vëndasit janë tepër të fortë dhe nuk i japin mundësi reagimi miqve. Loja që bën Skënderbeu do t’i jepte edhe golin e dytë. Kësaj radhe do të ishte Dimo ai që do të përfitonte dhe do të shënonte duke e çuar shifrënë e golave në dy për skuadrën e tij. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat. Ndërsa pjesa e dytë nis me një fytyrë të re për Laçin. Skuadra mike tenton të sulmojë dhe shpërblehet më së miri. Ishte kapiteni Erion Vucaj ai që do të shënonte për skuadrën e tij. Nga një goditje nga jashtë zonë shkodrani do të mposhte Shehaj që nuk kishte se çfarë ti bëntë gjuajtjes së lojtarit laçian. Pas golit kurbinasit e ngushtojnë rezultatin dhe shpresojnë për barazimin. Loja është më e hapur dhe Skënderbeu detyrohet që të stepet dhe të përkushtohet më shumë në mbrotje. Dalja me karton të kuq e Sabien Lilaj do të ndryshonte rregullat e lojës për Skënderbeun që tashmë do të frikësohej për rezultatin. Skuadra e Laçit e qarkullon më mirë topin dhe tenton që të shënojëm golin e dytë, por pritjet e Orges Shehaj e ndalojnë këtë. Kështu ndeshja do të mbyllej me një triumf me vuajtje për Skënderbeun që kalon në vend të parë me pikë të barabarta me Teutën.

 

 

Ndeshjet e javës së 7-të

SKËNDERBEU-LAÇI    2-1

Golat: Arapai 6′, Dimo 24′ / Vucaj 50′

Gjyqtarë: K.Cjapi

TEUTA-VLLAZNIA   3-2

Golat: Xhafaj 18′, 83′, Nika 73′ / Bushic 54′, 61′

Gjyqtarë: K.Meta

 

 

Klasifikime

1          Skënderbeu     7          15

2          Teuta               7          15

3          Partizani          6          11

4          Vllaznia           7          10

5          Laçi                 7          10

6          Bylis                7          9

7          Kastrioti          7          9

8          Kukësi             7          8

9          Lushnja                       7          8

10        Tirana              6          7

11        Flamurtari        7          5

12        Besa                7          4

 

 

De Biazi është afër rinovimit

De Biazi është përfolur se ka probleme për sa i përket rinovimit të kontratës. Akoma nuk ka një deklaratë se çfarë po ndodh me situatën në të cilën ndodhen bisedimet por presidenti i Fshf ka deklaruar se do ta takoj vetë teknikun.Unë besoj se nuk kemi asnjë problem që mund të na pengojë rinovimin. Jam i predisponuar që ta rinovoj kontratën dhe ta mbaj trajnerin përsëri në krye të skuadrës. Vullnetin e kam pozitiv dhe shpresoj se gjithcka do të perfundojë me sukses që ta vazhdojme bashkëpunimin. Triumfet që trajneri Italian ka zhvilluar me skuadrën kombetare, ku duhet të përnëdim rifreskimin e skuadrës me lojtar të rinj, por edhe planet e tij për të ardhmen e ekipit. Pavarësisht se dy ndeshjet e fundit kanë qënë jo të suksesshme projekti i teknikut italian është i vlefshëm për ne dhe kjo gjë do ta shtyjë federatën të rinovojë. Trajneri Italian ndodhet në Shqipëri dhe ashtu si Duka pret që të përmbylli gjithçka rreth kontratës së re.

 

 

Kombëtarja e Anglisë shfaq interes për Januzaj

Duket se emri i januzaj po lidhet tashmë me kombëtaren angleze. Është trajneri David Mojes, që konfirmon se Januzaj kërkohet nga kombëtarja angleze. Januzaj luan me kampionët e United, që nga viti 2011. Dy golat e tij, të shtunën ndaj Sunderland-it, i dhanë fitoren Manchester-it, me një lojë që detyroi komentatorët anglezë ta cilësojnë atë si “e ardhmja” e Manchester United. Këto komente u bënë gjatë ndeshjes, por edhe në progarmin më të njohusr sportiv në Britani “Match of the Day”, ku u diskutua sërish ideja e shtetësisë angleze për Adnan Januzajn. I pyetur, nëse Federata Angleze e Futbollit (FA), ka shprehur interes për Adnan Januzajn, përgjigja e trajnerit Moyes ishte: “Po, ai ka mundësi të luajë për kombëtaren angleze, përmes kriterit të banimit” deklaroi tekniku i Manchester United.“Një talent të vërtet”, e cilësoi 18-vjeçarin shqiptar Januzaj tekniku i Manchester-it klubi i të cilit është në bisedime për një kontratë që do ta mbajë  për shqiptarin në “Old Traford”.Lojtari akoma nuk e ka vendosur se për cilën kombëtare ka vendosur se për kë kombëtare do të luaj. Një propozim nga kombëtarja angleze do të ishte e veshtirë nga lojtari me origjinë shqiptare.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency