Njeriu që i shpërthyen flakët nga brenda

0
154

flaketFranck Baker nga Vermonti (SHBA), ishte përballur me vdekjen dhe ishte dekoruar me tre Zemra të purpurta në Vietnam, por thotë se tmerrin e vërtetë e kishte parë më 1995 deri sa ishte i shtrirë në divanin e dhomës së tij të ndejës, kur u përfshi nga një djegie e brendshme spontane. “Po bëheshim gati për peshkim dhe po prisnim në  divan. Gjithçka ishte si është më mirë. Miku im Pit ishte i ulur afër meje dhe po  talleshim pa të keq, deri sa atmosfera nuk nisi të ngrohet, tha Baker në emisionin  “Rastet e pashpjegueshme” në TV Sciense.  Baker thotë tha se në një moment e kishte pushtuar paniku.  Në trupin e tij papritmas kishte shpërthyer flaka.  “Ishte gjëja më e mallkuar që kam parë ndonjëherë. i tëri u humba. S’kisha asnjë parafytyrim se çfarë po ndodhte me mua, asgjë s’po kuptoja. Më përfshiu paniku”, sqaroi veterani i luftës, i cili në saje të ndihmës së mikut  disi ia doli të shuante flakët dhe të kërkojë ndihmën e mjekut.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency