Atentat ndaj ish-ambasadores gjermane në Tiranë, Holtkemper, vritet truproja

0
153

6 tetor atentati 1JEMEN-Vritet truproja i ambasadores Gjermane nëJemen, Carolla Muller Holtkemper . Ngjarja është shënuar në Hada, aty ku është përqendruar edhe blloku i ambasadave të huaja në Jemen. Mediat e huaja raportojnë se truproja ka mbetur i vrarë, në dalje të një supermarketi teksa përpiqej të mbronte ambasadoren nga atentati.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa nga sulmi ambasadorja gjermane, nuk ka pësuar lëndime. Fillimisht nga mediat u raportua se bëhej fjalë për një tentativë rrëmbimi të ambasadores, por që më vonë u konstatua se ishte një sulm ndaj diplomates gjermane. Lajmi u konfirmua nga burime diplomatike perëndimore, dhe nga autoritet e sigurisë në Jemen.

Në muajin gusht Gjermania, pas ambasadës së SHBA-se mbylli selinë e saj në Jemen, për shkak të paralajmërimi për një sulm në Lindjen e Mesme. Carolla Muller Holtkemper, e cila i ka shpëtuar këtij atentati,pritet të zyrtarizohet në këtë post. Carolla Muller Holtkemper ka qenë ambasadore në Shqipëri nga viti 2010 deri në korrik të 2013.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency