Alarmi për ngrohjen e Tokës

0
144

alarmiNë Stokholm do të paraqitet këto ditë raporti i Komisionit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, IPË, një organizëm i përbërë nga qindra shkencëtarë të shquar, të cilët studiojnë efektet e veprimtarisë njerëzore mbi klimën e Tokës dhe ndikimin e ndryshimeve të saj tek mjedisi dhe shoqëria civile. i konsideruar tepër i rëndësishëm, ky raport pritet të tregojë se pas rritjes së temperaturave të globit qëndron njeriu dhe aktivitetet e tij e se nxehja e sipërfaqes së Tokës nuk është treguesi i vetëm i ndryshimeve klimaterike të planetit. Ndër shenjat e tjera që dëshmojnë ndryshimet do të përmendet tkurrja e shtresës së akullit në Arktik, shkrirja e akullnajave në Groenlandë, ngrohja e oqeaneve dhe rritja e nivelit të detit. Raporti i pestë i Komisionit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike do të publikohet me faza, duke filluar nga e premtja, me analizimin e fizikës së ndryshimeve klimatike dhe botimi do të vazhdojë gjatë vitit të ardhshëm. Dokumenti analizon ndryshimin e kohës së stuhive, sasinë e reshjeve, thatësirat dhe fenomene të tjera ekstreme të motit, si dhe pasojat e ndryshimeve në shtresën glaciale dhe të akullit për ngritjen e nivelit të detit, ndërsa do të vlerësojë mbi të gjitha ndikimin e veprimtarisë njerëzore përpos faktorëve natyrorë. Shpresat janë që raporti i IPË-së do të arrijë t’i ndihmojë qeveritë dhe shoqërinë civile që të marrin vendime më të mira për çështjet e klimës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency