Bylisi, barazim spektakolar ndaj Kukësit, Kastrioti dhe Besa triumfojnë

0
96

 

Bylis-1-3Ka mbaruar edhe një pjesë e ndeshjeve të Superligës Shqiptare. Ndeshja me më shumë emocion ka qenë ajo midis Bylisit dhe Kukësit, ku deri në minutën e fundit ka pasur surpriza që ndryshuan rrjedhën e ndeshjes. Ballshiotët, me ane të golit në minutat shtesë, arrijnë që të rrëmbejnë një pikë nga Kukësi, që e humbet në minutat e fundit. Ndërsa Besa dhe Kastrioti kanë arritur që t’i finalizojnë me sukses sfidat e tyre, duke siguruar nga tri pikë. Kastrioti ka fituar me Lushnjën, ndërsa Besa kundrejt Flamurtarit që gjendet në krizë rezultatesh për momentin.

 

Dje kanë filluar dhe sfidat e para për Superligën. Ndeshjet kanë siguruar trepikëshin përkatësisht për Besën dhe Kastriotin. Skuadrat kanë qenë në fushën e tyre dhe nuk i kanë zhgënjyer tifozët. Ndërsa Bylisi nuk ka ndarë të njëjtin rezultat. Kjo, pasi në sfidën me Kukësin kanë arritur të marrin një pikë vetëm në minutat e fundit. Një sfidë që pati shumë aksione nga të dy krahët, por që në fund dolën të dy me të njëjtin rezultat.

 

Kukësi – Bylisi

Kukësi ka falur fitoren në Ballsh përballë Bylisit teksa shënoi i pari Popoviç në minutën e parë shtesë, por u ndëshkua vetëm një minutë më pas. Me këtë rezultat kuksianët ngjiten përkohësisht në kuotën e 8 pikëve, po aq sa ka edhe Bylis. Një lojë e bukur nga të dyja krahët. Me aksione dhe të dyja skuadrat i lanë mundësi njëra tjetrës për të luajtur duke e kthyer në një ndeshje interesante nga ato që shihen rrallë në Shqipëri. E gjithë loja do të kishte raste, por të dyja skuadrat do të kujtoheshin të shënonin në minutat shtesë të ndeshjes duke e bërë dhe më të fortë. Ishte Popviç i pari ai që do të zhbllokonte rrjetën duke u shënuar vendasve. Mirëpo po më pas do të ishte Bylis skuadra që do të buzëqeshte duke i shënuara me anë të Izuçukut duke shtangur verilindorët. Duke gabuar nga epërsioa Kukësi humbi një shans shumë të madh për të dalë më tre pikë nga fusha.

 

Kastrioti – Lushnja

Krutanët kanë arritur që të bëjnë detyrën në fushën e tyre. Pas dy jave “thatësire” për pikë do të arrinin që të triumfonin ndaj myzeqarëve dhe arrijnë që të marrin tre pikë. Ishte skuadra vendase ajo që ishte më agresive që nga minuta e parë dhe deri në atë të fundit. Ata arritën që të bënin një lojë ofensive duke i mundur kundërshtarët që nuk kishin mundësi se çka të bënin. Ishte Ferraj ai që do të shënonte në minutën e 16. Duke gjuajtur një top në gjysmë lartësi lojtari i Kastriotit do ta çonte topin në rrjetë duke e kaluar skuadrën e tij në avantazh që në minutat e para. Goli i dytë do të vinte në minutën e 78 nga Alindi. Lojtari do të arrinte që të përfundonte mirë një aksion të skuadrës duke vulosur kështu rezultatin.

Besa – Flamurtari

Edhe Besa ka arritur më në fund të zhbllokohet dhe të marrë tri pikë. Këtë herë kanë qenë përballë Flamurtarit që nuk ka qenë në formën e tij të duhur. Mungesat e mëdha për skuadrën vlonjate kanë sjelle shumë probleme. Veliu, Begaj, Telushi janë dhe ca nga lojtarët që mungojnë për skuadrën e detit që po kalon një krizë në këto kohët e fundit. Në minutën e 16-të të takimit Besa-Flamurtari është dëmtuar portieri i Flamurtarit Shpëtim Moçka. Gjatë një aksioni sulmues të Besës, Moçka u përplas me njërin prej lojtareve të Besës dhe u gjend në tokë duke tronditur të gjithë të pranishmit në stadium. Stafi mjekësor i të dyja skuadrave si dhe stafi mjekësor i ndodhur në stadium i kane dhënë ndihmën e parë portierit vlonjat dhe pas disa minutash e kanë transferuar me ambulancë në njërin prej spitaleve të qytetit. Mësohet nga kontaktet e para me stafin mjekësor se portieri Mocka është në gjendje shëndetësore te mirë dhe jeta e tij nuk është në rrezik. Ai që do të zhbllokonte rezultatin ishte Sefa në minutën e 26 duke i çuar kështu në avantazh kavajasit. Në pjesën e dyte të dt trajnerët bëjnë zëvendësimet e tyre por që nuk bëjnë efekt për Flamurtarin. Skuadra vendase zotëron lojën dhe e mban më shumë topin. Dhe gjithë kjo punë do të shpërblehej me një gol të dytë. Në minutën e 62 do të ishte Guri ai që do të shënjonte rezultatin duke i dhënë trepikëshin skuadrës së tij.

 

De Biazi vëzhgon ndeshjen Besa – Flamurtari

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Xhani de Biazi ka qenë ndodhet në stadiumin “Besa” të qytetit të Kavajës duke ndjekur takimin Besa-Flamurtari. Në prag të dy ndeshjeve të fundit eliminatore për Kampionatin Botëror 2014 midis Zvicrës dhe Qipros, trajneri italian po mundohet të vëzhgojë nëse ka ndonjë lojtar të mundshëm për t’u seleksionuar me skuadrën kombëtare për këto dy ndeshjet e fundit.

 

 

KASTRIOTI-LUSHNJA 2-0

Golat: Ferraj 16′, Malindi 78′

Gjyqtarë: B. Pashaj

BYLISI-KUKËSI 1-1

Golat: Izucuku 90+2′ / Popovic 90+1′

Gjyqtarë: E. Hoxha

BESA-FLAMURTARI 2-0

Golat: Sefa 25′, Guri 62′

Gjyqtarë: L. Jemini

NESËR

TEUTA-VLLAZNIA (14:00)

SKËNDERBEU-LAÇI (17:00)

12 TETOR

PARTIZANI-TIRANA (20:00)

 

 

 

 

Ergys Kaçe i bën thirrje Januzajt për kombëtaren

Ergys Kaçe i ka lëshuar një thirrje Adnand Januzajt për të mos e refuzuar Shqipërinë. Mesfushori korçar që refuzoi Greqinë për ngjyrat kuqezi në faqen e tij në “Facebook” i ka bërë thirrje Januzajt për të pranuar ofertën e FSHF-së. “Adnan, mos e hidh poshtë gjakun tënd. Vepro si unë dhe të premtoj se nuk do të zhgënjehesh. Nuk ka më mirë se të luash për atdheun, të luash për territorin tënd dhe të duartrokitesh nga tifozë që të duan ty të mirën. Adnan eja tek ne”, – i ka thënë Kaçe mesfushorit që luan në Angli për Mançester Junajtidin.

 

Partizani kërkon rikthimin e Bogdanit

Në rrjetin social “Facebook”, tifozët e Partizanit kanë nisur një fushate ku i kërkojnë Erion Bogdanit të rikthehet te skuadra e tij e parë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare për momentin është pa skuadër dhe ka deklaruar në mediat italiane se mund të lërë karrierën e tij si futbollist. Tifozët e Partizanit i kane kërkuar Bogut që të mendojë rikthimin në Shqipëri për të luajtur tek skuadra ku është formuar si futbollist. Sulmuesi akoma nuk u ka kthyer një përgjigje për këtë nisëm që duket e guximshme nga tifozeria e të kuqve.

 

 Anis Agolli shënon për Karabakun

Një nga lojtarët e kombëtares është bërë protagonist në skuadrën ku luan. Ansi Agolli ka shënuar për skuadrën e Karabakut në fitoren e radhës në kampionat. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare është një nga lojtarët më të rëndësishëm tek ekipi i tij dhe titullar i padiskutueshëm bashke me Admir Telin. Agolli ka realizuar golin e parë të takimit 3-0 të fituar nga Karabak në shtëpi me skuadrën e FK Bakusë.

 

 Adnan Januzaj nuk ka interes për kombëtaren

Adnan Januzajt nuk i intereson kombëtarja shqiptare, por as ajo e Belgjikës. Talenti shqiptar i Mançester Junajtidit nuk dëshiron t’i bashkohet asnjërës përfaqësuese, pasi synon të luajë me Anglinë. “Para pak ditësh përfaqësues të Federate Shqiptare të Futbollit janë takuar me Adnan Januzajn (ylli kosovar i Mançester Junajtid) për t’i paraqitur një tjetër ftesë zyrtare. “Sipas tyre, Januzaj as nuk e dinte ku binte Shqipëria e as nuk ka me të voglin shans për të luajtur me përfaqësuesen kuqezi. Biseda kanë dështuar pasi nuk ka pasur asnjë lloj reagimi nga Adnani ashtu edhe nga babai i tij. Përgjigja e tyre ishte shkurt: Presim Anglinë”, – vazhdon shkrimi. Ndërkohë, ditë më parë sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku ka konfirmuar se babai i Januzajt u ka thënë se për momentin nuk ju intereson Kombëtarja shqiptare. Kurse, familja e Adnanit nëpërmjet përfaqësuesit të tyre, Dirk de Vejese kanë paralajmëruar se talenti nga “Old Trafford” nuk do të ngutet për të luajtur me ndonjë përfaqësuese. “Babai i Januzajt ka qenë gjithmonë i qartë rreth së ardhmes së lojtarit në ekipin kombëtar. Ai duhet të bëhet lojtar i ekipit bazë në një ekip, e më pas të vendos se cilën përfaqësuese ta zgjedh”, – deklaroi përfaqësuesi i futbollistit shqiptar. “Kanë arritur disa email-e dhe fakse nga të dyja vendet, për të kërkuar që ai ta zgjedh njërin vend. Në Shqipëri janë mbajtur emisione të ndryshme televizive për të, që janë organizuar për ta bindur Adnanin që ta zgjedh ekipin e tyre kombëtar”, – përfundoi De Vejese. Lojtari qe edhe njeriu i ndeshjes në ndeshjen e djeshme që zhvilloi Mançester Junajtid që u fitua 2 me 1. Të dy golat u shënuan nga lojtari që tregoi klasin e tij. Shumë njerëz tashmë e konsiderojnë si Ronaldon e “Old Trafford”-it.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency