INSTAT: Femrat punësohen më shumë, rritet papunësia ndër meshkujt

0
125

Ervin Kaduku

 

Punësimi i grave dhe vajzave duket se po kthehet në “modë” në Shqipëri, kur, sipas Institutit të Statistikave, rezulton që të jetë ulur papunësia ndër femrat, në një kohë kur meshkujt kanë shënuar një rritje të nivelit të papunësisë

 

Gra te punesuaraINSTAT ka publikuar Anketën e For

cave të Punës (AFP) për vitin 2012. Anketa ishte planifikuar të publikohej në 16 shtator, por ajo është hedhur dje në uebin e INSTAT. Kjo është një anketë që kryhet pranë familjeve me qëllim mbledhjen e informacionit mbi situatën e tregut të punës lidhur me punësimin dhe papunësinë.

Sipas anketës, krahasuar me vitin 2011, duket sikur shkalla e papunësisë ka mbetur në të njëjtat nivele. Vihet re një rritje e shkallës së papunësisë së meshkujve me 1.2 për qind nga viti 2011 në 2012, ndërsa për femrat ky tregues është ulur me 1.6 për qind.

Sipas Anketës, gjatë vitit 2012 në Shqipëri 65.5 për qind e popullsisë në moshë pune ishte aktive në tregun e punës.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ishte 56.7  për qind ndërsa për meshkujt 74.4 për qind. Krahasuar me vitin 2011, pjesëmarrja e femrave në tregun e punës është ulur me 3.6  për qind ndërsa pjesëmarrja e meshkujve është ulur me 1.7 për qind

Shkalla e pjesëmarrjes së të rinjve 15-24 vjeç në tregun e e punës në vitin 2011 ishte 44.8  për qind. Në vitin 2012 shkalla e pjesëmarrjes së të rinjve në tregun e punës u ul me 7.4  për qind. Rreth 65.5  për qind e të rinjve të moshës 15-24 vjeç nuk ishin pjesëmarrës aktivë në tregun e punës për arsye se ata ishin duke ndjekur shkollën. Grupmosha 25-54 vjeç për të dy gjinitë, ka shkallën më të lartë të pjesëmarrjes në tregun e punës (81.7  për qind në vitin 2011 dhe 79.6  për qind në vitin 2012.

Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15-64 vjeç në vitin 2012 ishte 56.4  për qind. Për meshkujt e kësaj grupmoshe shkalla e punësimit është më e lartë sesa për femrat.

Sipas vlerësimet të marra nga anketa e forcave të punës, në vitin 2011 në Shqipëri 45.4  për qind e të punësuarve ishin të angazhuar në aktivitete të bujqësisë, ndërsa në vitin 2012 ka një rritje të punësimit në këtë sektor prej 2  për qind.

Krahasuar me vitin 2011, numri i të punësuarve në sektorin e ndërtimit gjatë vitit 2012 është ulur me 3  për qind.

Në vitin 2012, 50.8  për qind e femrave të punësuara ishin punëtore pa pagesë të familjes, 31.3  për qind të punësuara kundrejt një page, dhe rreth 17  për qind të vetë-punësuara pa të punësuar kundrejt një page. Ndërsa një në katër meshkuj të punësuar ishin punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes dhe 41.6  për qind ishin të punësuar me pagë.

Shkalla e papunësisë për popullsinë 15-64 vjeç në Shqipëri për vitin 2012 ishte 13.9  për qind. Shkalla e papunësisë afatgjatë e cila statistikisht përcaktohet nga një kohëzgjatje papunësie prej 12 muajsh e më shumë, në vitin 2012 ishte 10.8  për qind

Raporti i të rinjve 15-24 vjeç të papunë ndaj popullsisë së të njëjtës grupmoshë në vitin 2012, përbënte mesatarisht 10.4  për qind.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency