Euroja arrin në nivelin më të lartë ndaj lekut për këtë vit

0
161

EuroMonedha e përbashkët ka arritur dje në nivelin më të lartë të këtij viti. Një euro u këmbye me 141.5 lekë, nga 141.4 lekë që ishte një ditë më parë, ndërkohë që niveli më i lartë i arritur deri tani ishte në qershor me 141.44 lekë. Në qershor u konstatua kërkesë e lartë nga bankat për llogari të firmave të huaja që transferonin fitimet, por dhe një dalje e pazakontë e kursimeve nga bankat që u lidh me lëvizjet dhe transferimet e valutës jashtë në prag të zgjedhjeve. Gjatë ditës së djeshme, efektin kryesor duket se e kanë dhënë lëvizjet në tregjet ndërkombëtare, ku dollari u kuotua në nivelin më të ulët në tetë muaj ndaj euros, si rrjedhojë e mbylljes së qeverisë amerikane. Monedha e gjelbër ra për të dytën ditë ndaj euros, teksa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Boehner sinjalizoi një mungesë progresi në zgjidhjen e ngërçit fiskal të SHBA-ve. Nga ata tjetër, euro u ndihmua dhe nga një raport që tregoi se shërbimet në eurozonë ishin rritur këtë muaj më shumë sesa parashikimi fillestar. Dollari ra në 1.3623$ për euro, niveli më i ulët që nga 4 shkurti. Në tregun vendas dollari ra me 0.5 lekë në 104.3 lekë.

Një tjetër faktor që po mban euron e lartë në tregun vendas është dhe kërkesa e lartë për monedhën e përbashkët, sipas aktorëve të tregut. Ata presin që euro të vijojë të jetë e fortë, të paktën deri në fund të vitit.

Pse u rrit euroja

Gjatë ditës së djeshme, efektin kryesor duket se e kanë dhënë lëvizjet në tregjet ndërkombëtare, ku dollari u kuotua në nivelin më të ulët në tetë muaj ndaj euros, si rrjedhojë e mbylljes së qeverisë amerikane. Monedha e gjelbër ra për të dytën ditë ndaj euros, teksa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Boehner sinjalizoi një mungesë progresi në zgjidhjen e ngërçit fiskal të SHBA-ve. Nga ata tjetër, euro u ndihmua dhe nga një raport që tregoi se shërbimet në eurozonë ishin rritur këtë muaj më shumë sesa parashikimi fillestar

 

 Emërohen drejtuesit e rinj të Operatorit të Sistemit të Transmetimit

Me urdhër të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, të datës 27 shtator 2013, është ndryshuar përbërja e Këshillit Mbikëqyrës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike. Në përputhje me këtë urdhër, Këshilli i ri Mbikëqyrës ka emëruar Pajtim Bellon, ish-zëvendësministër i Industrisë dhe Energjetikës, në postin e kryetarit të tij. Përbërja e Këshillit Mbikëqyrës të OST-së është si më poshtë.

EMERIMET E REJA

Administratori Engjëll Zeqo

Anëtar Pajtim Bello

Anëtare Entela Çipa

Anëtar Stefanaq Koçollari

Anëtar Ilir Bejtja

Anëtar Evisi Kopliku

Anëtar Dorjan Duçka

Të larguar

Administratori Arben Ibroja

Anëtari Dardan Domi

Anëtari Endrit Lami

Anëtari Mimoza Dhëmbi

Anëtari Shkëlqim Berisha

Anëtari Adil Neziraj

Anëtari Mitro Çela

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency