Ardit Gjebrea: Do ta kem me vete zyshë Dritën

0
137

Një letër pë zyshë Dritën

 

ardit-gjebrea-01“Tani mbarova punen, u vonova. Nuk do shkoj ne shtepine time, por do kaloj nga nje tjeter shtepi, e imja. Shtepia e Zysh Drites, Drita Pelinkut. Ajo sot ka qene me mua ne zyre shpirterisht, gjithe diten. Kemi qene bashke dhe e ndjeva si gjithmone te me thoshte: I vogli im! Me thane qe iku fizikisht… trishtim. Po une e kam me vete. Pergjithmone! Kur e merrja ne telefon, fjala e pare e imja ishte: “Dashuri si te kam?” Dhe ajo qeshte e me perseriste: “Mire jam i vogli”! E dini qe i kam shume borxhe? Ajo ishte e para qe me besoi nje muzike fragmenti drame kur isha student. Ajo u tha regjisoreve te Teatrit Kombetar: “Merreni kete djale t’ju beje muziken!” Ajo me mesoi sekretet e zhvillimit dramaturgjik, te kalimit te kurbave ne eksterme emocionale te aktorit. Ajo me rrenqethte dhe une magjepsesha prej saj. E kam patur… jo, budalla, e ke akoma. E kam miken me te mire ne artin skenik teatror. E kam te shtrenjte, shume te shtrenjte. Do kaloj ne shtepine e saj tani sa te ndjej qeshjen e saj, sepse ajo eshte…, eshte brenda meje. Dhe une nuk kam shume si ajo… Hej zysha ime, ka nevoje te te them sa te dua? Ka nevoje te te them faleminderit? Kam vetem nevoje qe per here te pare te te them: Jam merzitur me ty… sepse nuk do të të shoh më…”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency