Pse femrat rrijnë në një lidhje jo të mirë?

0
169

Femrat rrijnë në një lidhje jo të mirë, sepse frikësohen se do të mbesin vetëm, shpresojnë që gjërat do të përmirësohen, nuk duan t’i lëndojnë fëmijët e shpesh kanë frikë edhe nga ajo çfarë i pret në shkurorëzim…

deshtimi_nga_perpjekjet_e_tepeArsyeja më e shpeshtë pse femrat rrijnë në një lidhje jo të mirë është sepse i frikësohen vetmisë. Disa femra më parë do të duronin ofendimet dhe përuljet, sesa vetë të ballafaqohen me atë që jeta të sjell. Disa prej tyre mendojnë që jeta në vetmi është e mbivlerësuar e kështu kënaqen edhe me një lidhje të keqe.

 

Divorci është stigmë

Pa marrë parasysh sa e padurueshme është jeta bashkëshortore, një numër i madh i femrave rrijnë në lidhje të keqe sepse u frikësohen reagimeve të rrethit. Divorci sjell stigmë me të cilën ato nuk janë të gatshme të ballafaqohen.

 

Ora biologjike po i troket

Ora biologjike është edhe një arsye tjetër pse femrat durojnë diçka të padurueshme. Pas shumë viteve kontributi në lidhjen bashkëshortore janë të gatshme të durojnë edhe përuljet më të mëdha vetëm për të fituar fëmijë, sidomos nëse e kanë kaluar një moshë të caktuar.

 

Femrat nuk dëshirojnë ta lëndojnë partnerin

Nganjëherë problemet në lidhje ia nisin që në fillim, por në fazën e të dashuruarit është vështirë t’i vëresh ato, pasi kur atë e shihni bëhet vonë. Fëmijët, vitet e përbashkëta dhe momentet e bukura që i keni kaluar bashkë, nuk ju lejojnë ta lëndoni partnerin, edhe pse e dini që lidhja juaj nuk ka të ardhme të ndritur.

 

Nuk dëshirojnë t’i lëndojnë fëmijët

Divorci është një përvojë jashtë mase e dhimbshme, sidomos për fëmijët, e për këtë femrat shumë vështirë vendosin. Dëshirojnë t’u ofrojnë jetë normale, e atë që assesi nuk e dëshirojnë është që t’i ndajnë nga baballarët. Dhe pikërisht për këtë frikësohen të ikin dhe të ballafaqohen me jetën e nënës vetushqyese.

 

Shpresojnë që gjërat do të rregullohen

Në disa situata është vështirë të ikni sepse përsëri shpresoni që gjërat do të përmirësohen. Por mundësia që diçka e tillë të ndodhë është shumë e vogël. Në vend të kësaj, partneri për më keq mund të fillojë të shfrytëzojë mirësinë tuaj, e kërcënimet tuaja që do të ikni thjeshtë i injoron.

 

Femrat mendojnë se nuk do ta gjejnë më të mirë

Vështirë t’i rrekesh diçkaje të re, e gjinia e butë shpesh e mban atë që e njeh sepse frikësohet nga ajo që e pret. I tejkalojnë mangësitë e partnerit sepse mendojnë se nuk do të gjejnë më mirë se atë. Më e rëndësishmja është të mblidhni forcë dhe të provoni ta ndërroni jetën, sepse për fatin tuaj jeni përgjegjëse vetëm ju.

 

E shohin veten si pjesë të problemeve

Njerëzit tradhtojnë, sepse mendojnë që kanë të drejtë ta bëjnë, për këtë mos e merrni fajin e tyre. Kini në mendje se në vend të dashnores kanë mundur të gjejnë këshilltar për martesa apo edhe të kërkojnë divorc. Nëse lëshoni pe, në fund ju mund t’i ulni kriteret tuaja e ai edhe më tej do ta shfrytëzojë mirësinë tuaj.

 

Nuk dinë për më mirë

Disa femra rrinë në lidhje të këqija sepse nuk dinë për më mirë. Shpesh i përsërisin gabimet e prindërve, sepse ata i kanë shembuj. Ky perceptim i kufizon edhe jo rrallë pajtohen me faktin që për ata nuk ekziston asgjë më bukur.

 

Presioni i rrethit

Presioni familjes apo shoqërisë shpesh mund të jetë shumë i rëndë, sa që femrat shpesh rrijnë në lidhje të keqe vetëm që të mos ballafaqohen me këtë. Ata ia imponojnë disa standarde të përcaktuara të cila nuk i konvenojnë të gjithëve njejtë, e që mos të duken më pak të vyeshme, femrat mundohen që t’ia dalin. Por shpesh nuk e fitojnë reagimin e njëjtë nga partneri.

(Marrë nga “Femra.net”)

 

 

Si t’i themi që seksi nuk është i mirë?

Hmmm, kjo nuk është punë e lehtë. Posaçërisht nëse për të keni ndjenja. Ndoshta bën vetëm ndonjë gabim të vogël, ndoshta edhe në përgjithësi gabon – pa marrë parasysh, duhet të ndërmerrni diçka…

 

MOS E AKUZONI

Nëse nuk jeni të kënaqur me seks, nuk guxoni ta mbani në vete. Ndër të tjera duhet të prisni momentin e duhur dhe t’i zgjidhni fjalët në mënyrë që mos ta lëndoni. Në asnjë mënyrë pas dëshpërimit mos i thoni: “Pse e përfundove kaq shpejt, unë ende nuk jam ‘nxehur’!”, apo “Pse mendon vetëm për vete”, në këtë moment mund të vijë deri tek përleshje shumë serioze e ai do të mund të zgjidhte mënyrën ‘I hidhëruar jam – dhe të ngërdheshet’. Më mirë prisni ditën tjetër kur të dy jeni më të relaksuar dhe flisni haptas.

 

AI NUK ËSHTË EX-I JUAJ

 

Edhe këtë mos e harroni assesi! Nëse diçka mund ta lëndojë të dashurin, ajo është krahasimi me ish-të dashurin tuaj! Me këtë vetëm do t’i rrisni problemet në krevat, por edhe jashtë tij. Çfarëdo përmendje të ishit e sidomos kur flitet për seks nuk ju sjell fund të mirë, andaj nëse keni ndonjë dëshirë, kërkesë apo korrigjim, mos thoni asnjëherë: “Ish-i dashuri im e ka bërë këtë apo atë!”

 

TË GËNJENI APO JO?

Situata më e keqe është kur seksi nuk ka qenë i mirë e ai pret që ju ta lavdëroni! Ndërkaq, edhe kjo mund të zgjidhet në mënyrë elegante: Nëse nuk e keni përjetuar orgazmën, këtë thjesht thojeni. Nëse është pak tip normal, do ta kuptojë poentën. Për çfarëdo rasti më mirë heshtni ose përmbajuni komentareve sesa të gënjeni “që është dashnor i përkryer dhe që e di se çka je duke dashur”. Atëherë nuk do të përmirësohet kurrë. Prisni ditën tjetër dhe haptas pa gënjeshtra dhe lajka flisni për problemet të cilat ju ngushtojnë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency