Përse i fusim hundët në punët e tyre?

0
156

Nëse dikur jeni marrë me “punë hulumtuese”, nuk jeni e vetmja, pasi të gjitha e nganjëherë dyshojmë në besnikërinë e partnerit…

 

KurNjë vajzë 27 vjeçe kujton se si herën e parë i ka çelur raftet e tij: ‘Edhe pse e kam ditur që është gabim, nuk kam mundur të duroj. Kam kërkuar foto, letra – çfarëdo që më kishte dhënë më shumë informacion për lidhjet e tija të kaluara’. ‘Nuk ka gjetur shumë gjëra. Por ka shkelur në një botë të rrezikshme ‘bota e hulumtimit të dashurisë’. Sjellja e vajzës nuk është e rrallë, sidomos sot, në kohën e Facebook-ut dhe mesazheve që ju mundësojnë në mënyrë më të thjeshtë të shihni ‘cilën lojë e luan’.

Të frustruara me atë që ai nuk do të flasë për të kaluarën (apo edhe dyshimi për atë që ju ka treguar), shumë femra i detyron të merren me hakimin e kompjuterëve të tyre. Sikur ‘llafazane e kohërave të vjetra’ kjo kuti ‘e mençur’ mund të na i tregojë të gjitha për (pa)moralin e tij, por hap edhe pyetje pasuese; Çka po kërkoni me saktësi. Çka nëse ato që i gjeni nuk ju bëjnë të lumtur?

Andaj, pse e bëjmë këtë? Një numër i befasishëm i femrave e pranojnë që kanë ‘gërmuar’ nëpër gjërat personale të partnerit. ‘Kjo nuk është normale, të gjitha ne kemi nevojë në fshehtësitë tona’, thotë Anita, 30 vjeçe. “Nëse dikush do të gërmonte në gjërat e mia, këtë e kisha marrë si heqje e të drejtave të mia intime. Jo shumë kohë më parë kam qenë në lidhje me një person të ndarë nga kurora, në shtëpinë e tij kanë qenë fotot e ish-gruas, letra, kujtime…Por nuk kam dashur të gërmojë në to. Nuk kam pasur nevojë të di aspak më shumë nga ajo që më ka treguar”.

 

Dy tipat e ‘gërmueseve’

Sipas mendimit të psikologëve ky qëndrim nuk është normal. “Nëse ndihen të pasigurta në lidhje, femrat shpesh i nënshtrohen kërkimit të fshehtë të sendeve të partnerit”, thonë psikologët. Ekspertët pajtohen që ekzistojnë dy lloje të këtyre tipave, situata në të cilat zgjohet instinkti. Gërmimi zakonisht është i shfaqur në fillim të lidhjes pastaj me kohë rritet ndjenja e sigurisë tek të dy partnerët dhe kjo ndalon, thonë ekspertët. Ato zakonisht paraqiten atëherë kur duhet të vendosni se a duhet ta vazhdoni lidhjen. A dëshironi të dini më shumë për të kaluarën e tij, që të mund të ndaloni së menduari? Kjo më së shpeshti na ndodhë në të 20-at dhe 30-at e hershme, kur partnerët i kemi mjaft ‘të vjetër’ që të keni ‘histori dashurie’.

Arsye tjera që të gërmojmë është dyshimi që në lidhje nuk është gjithçka si duhet. E drejtuar nga këto dyshime një vajzë tjetër, rreth 24 vjeçe ka kërkuar inboksin e telefonit mobil të partnerit. Kur ka zbuluar mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale, i ka thënë çfarë ka parë… dhe e ka pirë predikimin që i ka futur hundët në jetën e tij private. “Kam gjetur fakte të qarta që më tradhton, ndërsa halli i tij kryesor është që e kam prekur telefonin. Menjëherë ja kam dhënë kartonin e kuq…”

 

Thjesht, shprehi e femrave?

 

Për sa i përket kësaj, ka shumë disproporcion ndërmjet poleve? ‘Shumica e meshkujve nuk japin informacione të mjaftueshme nga e kaluara e tyre, e ajo nuk ndalon së na munduari”, thonë psikologët. ‘Për këtë kërkojmë më shumë informacione”. Disa ekspertë shpjegojnë edhe anën tjetër të të gjithë muhabetit. ‘Meshkujt nuk i fusin hundët, sepse nuk kanë nevojë për më shumë informacion, ashtu siç nuk kanë nevojë as t’i japin. Mashkulli do t’i prek sendet e partneres vetëm nëse ka ndonjë dyshim të madh për ndonjë tradhti”.

Kini parasysh që gërmimi është i rrezikshëm. “Nëse gjeni diçka që do t’ju shqetësojë, si e-maile, foto me ish të dashurën në të cilën duken të lumtur, do të dilni që nuk jeni person që mund t’ju besojë”, bëjnë me dije psikologët. “Në vend të kësaj, ju ndrydhini emocionet dhe në kokën tuaj atë që keni gjetur, çka do që të jetë, mund të bëhet problem i madhe që mund t’ju prish edhe lidhjen”.

Nëse diçka ju mundon bëjini pyetje direkte partnerit tuaj dhe tregoni që përgjigja e tij do ju qetësojë. Nëse del që gjithçka është në rregull, pyeteni veten pse keni dyshuar. Dhe cili është qëllimi? Mirë mendoni para se të fusni hunët në gjërat e tija, dhe pastaj mundohuni që me të vërtetë ta hiqni këtë shprehi. Kush e di, ndoshta bash kjo mund t’ju bëjë më të lumtur…

 

 

 

Shenjat, që tregojnë se i pëlqeni atij

 Si mund të vëreni nëse i pëlqeni atij që ju pëlqen juve dhe të mos pyetni? Lexoni këshillat tona dhe do të jeni më i suksesshëm në dashuri.

 

Dashi

Deshve nuk u pëlqejnë fjalimet e gjata, kështu që nëse ju i pëlqeni dashit, ai më shumë gjasa do t’ju thotë direkt. Në qoftë se, megjithatë, dashi është misterioz dhe disi tinëzar, ruhuni nga shqetësimi i tij. Këto nuk janë treguesit që ai më me dëshirë do të ishte në ndonjë vend tjetër, por që ai dëshiron për të shkuar diku me ju.

 

Demi

Demi është tip tradicional, dhe nëse ai ju pëlqen ai do t’ju tregojë në mënyrë të vjetruar. Pyetje siç janë, cila është e ngjyra e juaj e preferuar, ushqimi apo lulet, do të thotë se demi po planifikon që të ju ftojë për një takim, mrekullueshëm të planifikuar.

 

Binjakët

 Binjakëve ju pëlqen të flirtojnë, dhe mendja e tyre është gjithmonë në lëvizje. Ata kanë tendencë për të pasur kontakt me shumë njerëz dhe të flasin për tema të ndryshme. Cila është shenja e duhur në mënyrë që të jeni për binjakët më shumë se vetëm një flirtim? Në bisedë do të fillojnë t’ju parashtrojnë pyetje intime.

 

Gaforrja

Gaforret janë shumë të orientuar nga familja, dhe në qoftë se gaforrja është nisur që para juve të sillet në mënyrë mbrojtëse kjo është një shenjë e mirë që ju i keni ‘rënë në sy’. Nëse ai dëshiron që t’ju njoftoj me familjen e tij, kjo është një garanci që ai ju sheh në lidhje.

 

Luani

Luani dashuron spektakle, dhe me këtë mund të dini nëse e tërë kjo shfaqje e përfshinë faktin se ju i pëlqeni atij personi? Luani do të heqë dorë që të jetë në qendër të vëmendjes dhe këtë vend do t’ua lë juve.

 

Virgjëresha

 Logjike dhe praktike, nuk tregon admirimin e saj në mënyrë të bukur. Nëse ju pyesin në lidhje me ndjenjat e tua, ose nëse ju vëreni se virgjëresha është duke u larguar ngadalë në praninë tuaj, atëherë ju do të dini se ju jeni në rrugën e duhur.

 

Peshorja

Peshorja jeton e balancuar dhe është shumë e këndshme dhe simpatike. Pra, si mund të dini nëse personi është vetëm i këndshëm apo me të vërtetë ju i pëlqeni? Nëse ju lejon qasje në botën e saj, kjo do të thotë që ajo me të vërtetë ju pëlqen.

 

Akrepi

Ju do të dini që i pëlqeni akrepit kur ai ju shikon nga ana tjetër e dhomës. Vështrimi i butë i tij do të bëjë që ju të ndjeheni si i vetmi person në botë për të. Akrepi nuk do të humbas kohën e tij me dikë që nuk e pëlqen atë.

 

Shigjetari

Shigjetarët janë të shoqëruar e komunikues, dhe për këtë shkak është e lehtë për të ngatërruar miqësinë me diçka tjetër. Koha e tyre është shumë e rëndësishme, prandaj ju mund të dini që i pëlqeni, nëse ka ndarë pak më shumë kohë për ju.

 

Bricjapi

Tek bricjapi është e vështirë të vlerësohet nëse i pëlqeni apo jo. Nëse qëndrimi i tyre i ngurtë zhduket para jush dhe në qoftë se ai është i gatshëm të përshtatet në orarin tuaj, atëherë mund të dini se ka një potencial për dashuri.

 

Ujori

Ujorët janë mendje të hapur, kështu që mund të harroni për tradicionalizëm kur janë ata në pyetje. Nëse i pëlqeni Ujorit së pari do të bëjë shaka me ju, dhe pastaj do të kaloj në biseda të thella dhe intelektuale. Sjellja e tyre pak e çuditshme do të thotë se ata duan që të shohin nëse ju mund të përshtateni në sjelljet e çuditshme të tyre.

 

Peshku

 Lajmi i mirë është që nuk është e vështirë për të lexuar Peshqit. Lajmi edhe më i mirë është kur ju i pëlqeni peshkut, ai do të kujdesët së tepërmi për ju. Shumë është e mundur që do të shkruaj edhe një këngë për ju.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency