“Nëpunësi Civil”, PD çon në Kushtetuese aktin normativ: Të shpallet antikushtetues

0
129

HalimiPartia Demokratike dërgon në Gjykatën Kushtetuese aktin normativ për ligjin mbi ‘Nëpunësin Civil”. Deputeti Eduard Halimi ka çuar sot paradite draftin për depozitim në Gjykatën Kushtetuese. “Depozituam sot në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj opozitarë aktin normativ që miratoi qeveria, e cila bëri zero një ligj të miratuar më shumicë të cilësuar. Kërkojmë shpalljen si antikushtetues të këtij akti që kryeministri vendosi në mënyrë flagrante dhe pezullimin e efekteve të tij në mënyrë të menjëhershme. Kushtetuta është shtylla kryesore mbi të cilat bazohet çdo shtet demokratik. Kushtetuta duhet të respektohet nga cilido, parlamenti duhet të respektohet, ndryshe çfarë vlere kuotimi ka nëse parlamenti miraton ligje dhe këto zhbëhen brenda pak minutash. Kjo është cështja kryesore, kushtetuta është shtylla kryesore”, u shpreh Halimi për mediat në dalje të Gjykatës Kushtetuese.

Tre ditë më parë, qeveria ‘Rama” vendosi të shtyjë me 6 muaj zbatimin e ligjit për ‘Nëpunësin Civil’ me pretendimin se ka ende hapësira për përmirësim mbi disa akte nënligjore të këtij ligji.

Dje, kreu i PD-së Lulzim Basha e cilësoi pabesi burracakësh, vendimin e qeverisë për ta shtyrë me 6 muaj zbatimin e ligjit për statusin e nënpunësit civil. Kryedemokrati theksoi se është koha që tani të flitet me qytetarët me fakte për mashtrimet elektorale dhe bëmat e qeverisë aktuale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency