Mblidhet Komisioni i Sigurisë/ Kuvendi voton sot për lirimin e tri anëtarëve të KQZ-së, PD debate për ligjin e nëpunësit civil

0
119

Florenc Drizari

Anëtarët e KQZ-së, Denar Biba, Albana Shtylla dhe Jani Jani kanë dorëzuar kërkesën për lirimin nga detyra

 

PrlamentKuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet në seancë plenare paraditen e së enjtes ku në rend të ditës janë vendimet për lirimin nga detyra të tri anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Seanca plenare pritet të nisë punimet në orën 10:00, ndërkohë që pak minuta para seancës, do të mblidhet për herë të parë në këtë mandat edhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare. Në axhendën e këtij komisioni do të jetë miratimi i kalendarit të punimeve. Lidhur me mbledhjen e seancë plenare, përveç vendimeve të publikuara për lirimin e anëtarëve të KQZ-së, Kuvendi pritet të zhvillojë debate për statusin e nëpunësit civil. Edhe pse Kuvendi nuk e ka parashikuar në rendin e ditës këtë pikë, burime brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike bëjnë të ditur se opozita do të kundërshtojë vendimin e qeverisë për aktin normativ. Për këtë çështje priten debate mes pozitës dhe opozitës, ndërkohë që PD paralajmëron edhe largimin nga salla e Kuvendit në formë proteste.

Lirimi i anëtarëve të KQZ

Pas “dështimit” për lirimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në seancë e një javë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ligjvënësit pritet të votojnë paraditen e së enjtes për shkarkimin e tyre nga detyra me vetë kërkesën e tyre. Anëtarët e dorëhequr që në muajin prill nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Denar Biba, Albana Shtylla dhe Jani Jani me anë të një shkrese të dorëzuar në Kuvend, kërkojnë lirimin nga kjo detyrë.

Një javë më parë anëtarët e propozuar nga të majtët në KQZ-ka dorëzuan në Kuvend kërkesën për lirimin nga detyra e anëtarit, por mungesa e konsensusit mes pozitës dhe opozitës bëri që ky vendim të shtyhej për seancën e sotme. Packa qëndrimit të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për të votuar lirimin e tyre nga detyra, si një akt formal, palët nuk gjetën konsensusin duke thënë se kërkesa nuk ishte përfshirë më parë në diskutime. Lirimi i tyre nga detyra e anëtarit të KQZ bëhet pa debate në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që debate pritet të shkaktojë propozimi i emrave të rinj, apo riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; qëndrim të cilin mazhoranca e ka shprehu publikisht se do ta realizojë në të ardhmen. Për këtë anëtarët e KQZ-së janë shprehur kundër riformatimit, duke i kërkuar mazhorancës plotësimin e vendeve të mbetura bosh. Një qëndrim të ngjashëm kanë mbajtur edhe anëtarët e opozitës, të cilët kanë vënë theksin tek realizimi i zgjedhjeve të 23 brenda standardeve me vetëm 4 prej 7 anëtarëve që ka KQZ.

Komisioni i Sigurisë

Komisioni për Sigurinë Kombëtare pritet të mblidhet pak minuta para zhvillimit të seancës plenare. Në rend të ditës të këtij komisioni është miratimi i kalendarit të punimeve dhe konstituimi i anëtarëve të tij. Komisioni i Sigurisë do të drejtohet nga deputeti i LSI-së Spartak Braho, ndërkohë që paraardhësi i tij ka qenë deputeti demokrat Leonard Demi. Nënkryetar Komisionit për Sigurinë Kombëtare është ish – ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ndërsa sekretar deputeti i PS-së, Piro Lutaj. Në tërësi organika e këtij komisioni përbëhet nga 23 deputetë, ku shumicën e ka mazhoranca e majtë sëbashku me kryesimin.

 

 

Kuvend, PD drejtë bojkotonit të seancës

Miratimi i aktit të normativ për shtyrjen e afateve të hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunëcin civil me 6 muaj nga Këshilli i Ministrave, ka bërë që opozita të kritikojë ashpër këtë qëndrim. Për këtë pritet që kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, të mbajë një fjalim jashtë rendit të ditës në seancën e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas PD-së mazhoranca prishi konsensusin me vendimin e marrë për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil dhe për këtë opozita pritet të ndërmarrë një sërë nismash, qoftë edhe në Gjykatën Kushtetuese ku të kundërshtojë vendimmarrjen e ekzekutivit. Burime brenda grupit parlamentar të PD-së bënë të ditur një ditë më parë se do të kundërshtojë ashpër qëndrimin e qeverisë në Kuvend, ndërkohë që pritet edhe një largim nga salla e parlamentit në formë proteste pas fjalës së kreut të grupit, Edi Paloka. Një ditë më parë kryetari i PD-së, Lulzim Basha e cilësoi vendimin e qeverisë një pabesi që iu bë opozitës dhe demokratëve dhe për këtë, ai tha se PD do të ndërmarrë një sërë nismash, duke filluar që nga publikimi para qytetarëve shqiptar i “bëmave” të qeverisjes së majtë.

 

BOX

Përbërja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare

1.            Spartak Braho                    Kryetar                                 LSI
2.            Flamur Noka                      Zëvendëskryetar             PD
3.            Pirro Lutaj                           Sekretar                               PS
4.            Arben Çuko                        anëtar                                   PS
5.            Armando Prenga              anëtar                                   PS
6.            Paulin Sterkaj                    anëtar                                   PS
7.            Shkëlqim Selami               anëtar                                   LSI
8.            Luan Rama                          anëtar                                   LSI
9.            Pjerin Ndreu                      anëtar                                   PS
10.          Taulant Balla                       anëtar                                   PS
11.          Xhemal Qefalia anëtar                                                   PS
12.          Ermonela Felaj  anëtare                                                                PS
13.          Ulsi Manja                           anëtar                                   PS
14.          Vexhi Muçmataj               anëtar                                   PS
15.          Armando Subashi            anëtar                                   PS
16.          Alban Zeneli                       anëtar                                   PDIU
17.          Aqif Rakipi                           anëtar                                   PDIU
18.          Ylli Shehu                             anëtar                                   PR
19.          Mesila Doda                       anëtare                                                PD
20.          Ardian Turku                      anëtar                                   PD
21.          Astrit Patozi                        anëtar                                   PD
22.          Keltis Kruja                         anëtar                                   PD
23.          Helidon Bushati                anëtar                                                   PD

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency