Deputeti Duzha: U bashkova me LSI se më mbrojti votat, Mediu: Kuvendi, pazar i gjësë së gjallë

0
218

Luazn DuzhaDeputeti Luan Duzha sqaroi një ditë më parë largimin nga radhët e Partisë Republikane dhe bashkimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Përmes një letre të hapur, deputeti Duzha sqaron se vendimi i tij e ka zanafillën në procesin e numërimit të votave në qarkun e Elbasanit, ku sipas tij, Partia Demokratike nuk ka lejuar vëzhguesit e PR-së në proces, ndërsa LSI-ja është treguar e gatshme të ruajë votat e tij.

“Së pari dua të theksoj se unë, Luan Duzha, duke filluar nga 30 Shtator 2013 do të jep pjese e grupit parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Sigurisht që ky përbën një lajm të ri për shumë qytetar, por jo për kryetarin e Partisë Republikane, zotin Mediu, dhe përfaqësuesin e partisë demokratike në qarkun e Elbasanit zotin Imami. Pas mbarimit të procesit të votimit, edhe pse unë kisha hequr dorë nga komisionerët në rrethin e Peqinit me kërkesë të zotit Mediu, kërkova që në procesin e numërimit të kisha vëzhguesit e mi, pra të Partisë Republikane, por kjo kërkesë u refuzua nga Partia Demokratike. Kërkova me insistim mbështetjen e kryetarit të PR, zotit Mediu, por ai nuk kishte fuqi pasi zoti Imami nuk pranonte komunikimin me të. I kam kërkuar zotit Mediu që nëse PD nuk më mbështet dhe kërkon të më vjedhë votat do të gjeja mundësi të tjera, e ka pranuar dhe më ka dhënë që vazhdo të mbrosh votën pasi unë nuk kam mundësi. Kërkova mbështetjen e partisë LSI dhe ata janë treguar të gatshëm që të më ruajnë votën. Pra, jam habitur që ata që nuk donin që unë të isha pjesë e Parlamentit të më duan pjesë të grupit të tyre. Unë nuk mund të jem në një grup me ato që donin të më vidhnin votat, dhe i premtoj të gjithë elektoratit tim se unë do të jem përfaqësues i zërit të tyre në Parlament.”- deklaron Duzha.

 

Fatmir Mediu

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu theksoi se shqetësim real përbën fenomeni i blerjes së votës në Parlament. Mediu tha se ai personalisht nuk kishte dijeni që Duzha kishte lënë strukturat e PR-së, por pohoi se qëllimi është që të arrihet një shumicë e cilësuar në Kuvend.

“Zoti Duzha është zgjedhur deputet me votat e Republikanëve dhe nën aleancën e demokratëve. Kemi pasur një marrëdhënie tepër korrekte dhe nuk kam dijeni për largimin e tij. Por duke kaluar në individin në fjalë, z. Duzha duhet të jetë shqetësim sepse tentohet të manipulohet vota, Kuvendi kthehet Pazar i gjësë së gjallë. Deputetet zgjidhen për një forcë politike, dhe duhet të ketë arsye të mjaftueshme për të ndryshuar, nuk është fenomeni i parë, shpresoj të jetë i fundit, mendoj se është i qëllimshëm se ka procese që duan numër të cilësuar deputetësh. Këto janë investime që bëhen në dëm të jetës parlamentare, çështja e opozitës nuk është numrash, por qëndrimesh politike, ne jemi në të njëjtën linjë me opozitën”. “Nuk kam komunikuar, kam tentuar, por nuk kam pasur as mundësinë se e ka pasur telefonin e mbyllur. Në gjykimin tim është më mirë kur gjërat të ndodhin hapur, sesa në këtë formë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency