Xhelal Mziu përgënjeshtron akuzat në media për kalimin e tij tek LSI: Gënjeshtra e radhës

0
107

Xhelal MziuKryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i zgjedhur nga radhët e demokratëve në këtë zonë, me anë të një deklarate hodhi poshtë akuzat në drejtim të tij për kalimin nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në deklaratën e tij, Xhelal Mziu thotë se për këto qëndrime të mbajtura së fundmi nga disa media, mjafton që ato t’i referohen rezultateve të tij në Bashkinë e Kamzës për të kuptuar edhe qëndrimin politik pro opozitës së djathtë.

Duke i quajtur akuzat në media si gënjeshtra të radhës, deklarata e kryetarit të Bashkisë së Kamzës thotë:” Në përgjigje të gënjeshtrës së radhës të publikuar nga gazeta “Shqiptarja.com” dhe “Tema”, kryetari i Bashkisë, njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike Kamëz, z. Xhelal Mziu, ju rikujton edhe një herë investimet që janë bërë në këtë bashki në vitet 2007-2013, si dhe rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit në Kamëz”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency