“Kastrati”: Anulimi i zonës doganore Vorë krijon amulli

0
156

Pas njoftimit të qeverisë shqiptare për shfuqizimin e vendimit për krijimin e zonës doganore të përhershme Tiranë (Vorë – Muçaj), ka reaguar dje Luigj Aliaj, drejtues i kompanisë “Kastrati” që ka realizuar investimin në ngritjen e kësaj dogane. Ai thotë se me vendimin e marrë dje, qeveria krijon “amulli” për vetë punonjësit e saj, duke e bërë kështu në një farë mënyrë të paligjshme ushtrimin e detyrës nga ana e tyre.

“Shfuqizimi i zonës doganore nuk shfuqizon këtë doganë dhe punën në të. Kjo është thjesht një çështje ligjore që kërkohet nga kodi doganor, ku zona doganore duhet të miratohet nga qeveria. Puna në doganë vazhdon, por me këtë shfuqizim qeveria hap problem për doganierët e saj që e ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë, të cilët e kryejnë funksionin në një zonë ende të pamiratuar nga qeveria”, thotë z. Aliaj.

Ai shpjegon se kontrata me shtetin është 25-vjeçare dhe dogana e Tiranës do të vijojë të jetë aty ku është vendosur tashmë.

 

Vendimi i qeverisë

Qeveria shqiptare, në mbledhjen e saj të djeshme miratoi draftin: Për shfuqizimin e vendimit nr. 722, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, shtrirjen territoriale dhe klasifikimin e zonës doganore të përhershme Tiranë (Vorë – Muçaj)”.

Shfuqizimi i tij vendimi vjen pasi në datë 28.8.2013 ishte miratuar nga qeveria e mëparshme (Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 5 të ligjit nr. 8449, datë 27.1.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave) krijimin i zonës doganore të përhershme Tiranë (Vorë – Muçaj), në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë. Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 71 654 m2, sipas planvendosjes bashkëlidhur këtij vendimi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency