Burgaj: Kemi gati projektin për inventarizim elektronik të armëve

0
139

Armët me leje do të ekspertohen

hysni-burgajËshtë zhvilluar dje në Tiranë takimi rajonal kundër trafikut të armëve të zjarrit. Në fjalën e tij, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, theksoi se Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e kuadrit ligjor në luftën kundër trafikut të armëve. Sipas tij, po punohet për zbatimin e një projekti për regjistrimin e armëve në mënyrë elektronike, që të mundësohet kontrolli i tyre. “Aktualisht Policia e Shtetit po implementon një projekt për regjistrimin e armëve në mënyrë elektronike. Ky projekt po implementohet fillimisht në Tiranë dhe Durrës. Por do të shtrihet në gjithë vendin në sajë të bashkëpunimit. Janë intensifikuar masat për goditjen e krimit të organizuar. 20 raste janë identifikuar vitin e kaluar për trafikimin e armëve, dhe janë arrestuar 23 persona. E rëndësishme në këtë pjesë është edhe konfiskimi i këtyre armëve. Duke qenë se krimi nuk njeh kufi, lufta ndaj tij është e përbashkët, për të qenë efikase. Jemi të gatshëm të intensifikojmë bashkëpunimin”, – u shpreh Burgaj. Në takimin për luftën kundër trafikut të armëve të zjarrit kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, ekspertë të policisë.

 

Vdes 60-vjeçari/ Transportonte të sëmurin aksidentohet ambulanca

Një autoambulancë që lëvizte nga Tirana në drejtim të Kukësit është përplasur me një autoveturë në autostradën Milot – Rrëshen, ku për pasojë 1 person ka gjetur vdekjen, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Preng Mamli, 60 vjeç, nga fshati Zheje e Kurbinit, drejtuesi i autoveturës tip “Audi” me targa LA 6958 A, ndërsa janë plagosur drejtuesi i autoambulancës si dhe një person që ndodhej në të, por pas ndihmës së marrë në spitalin e Lezhës ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti u shënua rreth orës 16:00, ndërsa dyshohet se shkak i tij ka qenë ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme nga ana e autoveturës tip “Audi”. Autoambulanca me targa AA 086 EI po transportonte në drejtim të Kukësit një të moshuar, e cila sapo kishte dalë nga spitali, ndërsa në hyrje të Rrugës së Kombit asaj i është ndërprerë rruga nga autovetura që drejtohej nga 60-vjeçari Mamli dhe përplasja e dy automjeteve ka qenë e pashmangshme.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency