Emërimet e reja të qeverisë/ Spiropali te doganat; Shehaj tek Tatimet

0
156

Emërime të reja janë bërë nga qeveria në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Edhe gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka emëruar drejtoreshën e re, të Tatimeve, të Doganave, të shërbimeve qeveritare, etj.

Elisa_Spiropali_8a1Elisa Spiropali drejtoreshë e doganave

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Elisa Spiropalin në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave. Spiropali ka zëvendësuar në këtë post, Flamur Gjymishkën. Është hera e parë që një grua vendoset në krye të drejtorisë së Doganave, e cila është një nga institucionet më të rëndësishme për të ardhurat e qeverisë. Spiropali aktualisht është kryetare e FRESSH-it, Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë, ndërsa ka ngjitur shkallët në PS-së, që nga anëtare e subjektit që vetë drejton tani. Spiropali është shkolluar në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Emërohet drejtoresha e re e tatimeve

Emërohet drejtoresha e drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve. Ajo është Briseida Shehaj, dhe është emëruar nga ana e Kryeministrit Edi Rama, në postin Drejtore e Përgjithshme e Administratës Tatimore. Shehaj zëvendëson në këtë post, Gazmir Spahiajn, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë, menjëherë pas marrjes së detyrës nga qeveria e re.

Kamelja Vojka, drejtoresha e re e shërbimeve qeveritare

Emërohet drejtoresha e re e Shërbimeve Qeveritare. Me vendim të kryeministrit Edi Rama, , është emëruar si drejtoreshë e re. Me këtë vendim Vojka ka zëvendësuar Elsa Meksin. Drejtoresha e Vojka më parë ka qenë e punuar në Kuvendin e Shqipërisë, në nivelin e specialistes. Ajo është shkarkuar disa muaj më parë nga ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Elsa Meksi kishte më shumë se 5 vite në detyrë ndërsa ajo është shkarkuar gjatë ditës së sotme me vendim të kryeministrit Edi Rama

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency