Shtyp me makinë babain e shokut, më pas shiti furgonin për skrap

0
242

Elton Qyno

 

Historia e pazakontë e Fisnik Metashit, që donte të fshinte vdekjen e Ramadan Qerimaj

 

mbikalimi, vendi ku ndodhi kaksidentiNjë histori e pazakontë ka ndodhur në mbikalimi i Kamzës, ku një drejtues furgoni, ka aksidentuar një të moshuar, dhe më pas ka nxitur të fshehë krimin, duke e hedhur viktimën disa qindra metra larg vendit të aksidentit dhe më pas të çmontojë dhe të shesë për skrap furgonin e aksidentit. Më pas ka marrë në telefon djalin e viktimës, duke i treguar se çfarë kishte ndodhur dhe së bashku kanë shkuar në spital. Autori i këtij krimi quhet Fisnik Matoshi,i cili mes katër pasagjerëve që ka pasur në furgonin e tij, ka nxituar të fshehë goditjen me makinë të shtetasit Ramadan Qerimaj, që në fakt ishte babai i shokut të tij. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 dhe se fillimisht prokuroria e Tiranës e ka akuzuar Matoshin për akuzën e “Vrasjes me dashje”, pasi i pandehuri e ka marrë dhe më pas ka braktisur qëllimit të aksidentuarin. Por pas disa seancave sërisht prokuroria ka tërhequr nga gjykata dosjen penale dhe më pas e ka riçuar atë për gjykim për akuzën e Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Mosdhësnie ndihmë”. Gjykata pasi ka studjuar dosjen ka vendosur të dënojë me 2.4 muaj burg, të pandehurin Fisnik Matoshi vetëm për akuzën e parë, ndërsa për dy të tjerat ai nuk është dënuar për shkak të amnistisë së veprave penale.

Goditja me furgon

Nga hetimet e kryra mësohet se në datë 18 mars 2012, rreth orës 17:30-18:00, i pandehuri Fisnik Matoshi duke drejtuar automjetin e tij tip furgon, Benz, ngjyrë jeshile, ku brenda tij gjendeshin faturino shtetasi Leonard Koleci dhe pasagjerët Bernardo Cakaj, Klajdi Muço dhe Ervis Muço, me drejtim lëvizje nga Kamza për në Tiranë, në afërsi të firmës “Shkodra Beton”, poshtë mbikalimit të Kthesës së Kamzës, në momentin që ka nisur një parakalim, ka aksidentuar duke goditur me pjesën ballore të automjetit duke e hedhur tutje 7-8 metra, shtetasin Ramadan Qerimaj, i cili po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën. I pandehuri ka ndaluar mjetin dhe nuk ka lëvizur nga vendi i shoferit. Menjëherë pas kësaj pasagjerët e cituar më lart, kanë dalë nga mjeti i tij dhe kanë hipur brenda në furgon të aksidentuarin për ta çuar në Spitalin Ushtarak për ndihmë mjekësore.

Hedhja në rrugë

Sapo kanë bërë rreth-rrotullimin e Doganës Tiranë, i pandehuri ka marrë drejtimin për në rrugën “Josif Pashko” dhe pasagjerët të çuditur i kanë thënë se ku po i çonte pasi duhet të çonin te aksidentuarin në spital. Ai ka vazhduar rrugën për nga “AMC” dhe pasagjerët, duke parë drejtimin e marrë nga i pandehuri, të çuditur dhe të frikesuar se përse nuk po ikte drejt spitalit, i kanë thënë të ndalonte. I pandehuri ka ndaluar dhe ata të trembur kanë zbritur nga furgoni duke lenë personin e aksidentuar brenda bashkë me të pandehurin Fisnik Matoshi. Pas këtij momenti, i pandehuri Fisnik Matoshi, ka vazhduar rrugën në drejtim të shinave të trenit në Rr.”Vangjel Noti” pranë firmës “Met Plast” dhe aty ka hedhur të aksidentuarin Ramadan Qerimaj duke e lënë atë në anë të rrugës, ku rastësisht është gjetur nga një drejtues mjeti, dhe është dërguar në spital, ku dhe ka gjetur vdekjen.

Copëtimi i furgonit

I pandehuri Fisnik Matoshi, pasi ka braktisur të aksidentuarin në rrugë, ka dyshuar se i aksidentuari mund të ishte shtetasi Ramadan Qerimaj, të cilin ai e njeh pasi është babai i shokut dhe mikut të tij shtetasit Valmir Qerimaj. Ka shkuar në banesën e tij, ka parkuar mjetin tip furgon Benz, ngjyrë jeshile të cilin e ka copëtuar dhe shitur vetë për pjesë në ditët në vazhdim dhe ka telefonuar shtetasin Valmir Qerimaj. Ka shkuar në Laprakë me një mjet tjetër dhe është takuar me shtetasin Valmir Qerimaj duke i treguar përsa kishte ndodhur dhe të dy së bashku kanë shkuar në Spitalin Ushtarak.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency