Paraqiten si agjentë antidroge, vjedhin argjendarinë në Kuçovë

0
139

Elton Qyno

Makina e katër grabitësve, gjendet e djegur në fshatin Grekan të rrethit Elbasan

 Autorët e vodhën në Milot dhe më pas e përdorën në pgrabitjen e floririt dhe argjëndit

 

grabitje-300x189Një grabitje argjendarie që ngjason me ato të filmave hollivudianë, ka ndodhur në qytetin e Kuçovës. Katër persona, kanë thurur një plan, duke u prezantuar si agjentë policie, dhe për më tepër të sektorit të antidrogës, duke arritur të marrin rreth gjysëm kilogram flori nga argjendaria në qëndër të Kuçovës. Veç kësaj, sipas policisë është marrë dhe një sasi e konsiderueshme e argjëndit dhe gurëve të çmuar. Të katër personat janë prezantuar tek pronari si agjentë të antidrogës, dhe që vinin nga zona Policia e Tiranës, dhe se për këtë duhet të hynin brenda në argjendari pasi kishin informacion se aty fshihej një sasi e konsiderueshme droge. Tre persona kanë hyrë brenda, ndërkohë që njëri prej tyre e mbante jashtë pronarin e argjendarisë, të cilit i kishte vendosur pistoletën, duke i pohuar se ishte i dyshuar për drogë. Kaq i ka mjaftuar që grabitësit të marrin prej andej, pjesën më të madhe të floririt dhe argjendit, madje dhe gurë të çmuar, unaza, ora dhe të largohen e nga objekti.

Në mes të qytetit

Vetëm kur ka kuptuar rrengun, pronari i argjendarisë ka njoftuar policinë duke dhënë alarmin. Pas hetimeve të shpejta policore, rezultoi se katër autorët udhëtuan me një mjet dhe më pas e dogjën, por lanë gjurmë dhe prova të shumta në vendin e ngjarjes. Policia tha se grabitja ka ndodhur në mes të qytetit, në sy të shumë banorëve, të cilët kanë mbetur të shtangur nga skenari i përdorur nga autorët. Sipas burimeve policore, njëri prej grabitësve i ka drejtuar armën argjendarit, duke u prezantuar si polic dhe që kishin dyshime të forta se ai mbante lëndë narkotike në argjendari, ndërkohë që tre të tjerët kanë ushtruar kontroll, duke grabitur argjendarinë. Pronari nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje, për shkak të grykës së armës, që kishte të drejtuar në fytyrë dhe vetëm kur ata janë larguar, ka kuptuar se e kanë grabitur. Katër personat, e veshur me uniformë policie, kanë hyrë në argjendari rreth orës 19:05 të së shtunës dhe vetëm tri minuta më pas kanë dalë, duke u larguar me një automjet, me targa BU 006 FP. Duke pasur targat e mjetit, me të cilin janë larguar grabitësit, policia ka nisur kërkimet dhe ka bllokuar të gjitha akset kryesore të qytetit, por pa mundur të kapë autorët. Burimet policore thanë se pak orë më vonë, për shkak të informacionit të shpërndarë edhe në rrethet e tjera, uniformat blu kanë gjetur mjetin e grabitjes, të cilin autorët e ngjarjes e kishin lyer me benzinë dhe i kishin vënë flakën.

Me makinë të vjedhur

Sipas të dhënave zyrtare, mjeti është gjetur në fshatin Grekan të Elbasanit, i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe që në të janë gjetur disa prova të vlefshme për hetimin. Më pas, policia ka nisur verifikimet për identifikimin e poseduesit të mjetit, i cili rezultonte se ishte nga Qarku i Lezhës. Menjëherë, grupi hetimor ka kontaktuar me Drejtorinë e Policisë së Lezhës, ku ka rezultuar se ai mjet ishte denoncuar si i vjedhur. Burimet policore shpjeguan se vjedhja ishte denoncuar pikërisht më 25 shtator dhe sipas denoncuesit ka ndodhur në Milot. Kjo i ka shtrirë hetimet e policisë në tre rrethe, me qëllim për të mbërritur tek autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia tha se ka shoqëruar disa të dyshuar, por ende nuk ka emra konkretë për grabitjen e argjendarisë, ku morrën sende me vlerë të konsiderueshme parash.

 

Vendimi i ministrit

 Tahiri, zhvesh dhe vesh autopatrullat “Shqiponja”

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahir, ka ndërmarë pak ditë më parë një vendim për ndryshimin e uniformës së auto patrullave “Shqiponja”. Vendimi është marrë, pikërisht ditën ku në krye të këtyre patrullave është emëruar oficeri Ëngjëllush Avdia. Sipas burimeve pranë kësaj strukture, ministri Tahiri ka urdhëruar heqjen e uniformës që duket se I ngjason asaj me të forcave speciale. Një gjë e tillë, ka ndodhur vetëm për dy ditë, ku gjatë 48 orëve efektivët e këtijs hërbimi kanë mbajtur të veshur, uniformën e Patrullave të Përgjithshme. Mirëpo teksa ka hyrë dita e tretë, sërisht me një urdhër të Tahirit, kjo strukturë ka kaluar në uniformën e parë, atë që i ngjason uniformës së forcave speciale.

Droga e Lazaratit

 Korçë, bllokohen 200 kg  hashash,do trafikohej Greqi

Një sasi prej 200 kg lëndë narkotike është sekuestruar këtë mëngjes nga policia kufitare e qytetit të Korcës. Pas një aksioni antidrogë në hyrje të Leskovikut. Policia tha se droga u gjet në 2 automjete të braktisura tip Benz dhe ëolsvagen. Sipas bluve, trafikantët pasi kishin konstatuar se po ndiqeshin nga policia, i kanë braktisur automjetet së bashku me lëndën narkotike në hyrje të Leskovikut. Dhe janë larguar në drejtim të paditur duke përfituar nga terreni i thepisur, sipas bluve. Sakaq që ka nisur puna për kapjen e trafikantëve. Mendohet se droga ishte blerë në Lazarat dhe do tregtohej në Greqi.

Në portin e Durrësit

Bllokohen dy anije malazeze, ishin planifikuar për skrap

Forcat e Ndërhyrje së Shpejtë bllokuan dy anije të vjetra në portin e Durrësit të cilat dyshohet që pronarët po tentonin t’i kthenin për skrap pikërisht në territorin e portit në kundërshtim me ligjin. Situata u denoncua nga shoqata e ambjentalistëve në Shqipëri, me kryetar Sazan Guri, i cili pohoi se shkatërrimi i anijeve në portin e Durrësit do të sillte ndotje ambjentale. Bllokimi i anijeve u udhërua nga Ministria e Brendshme deri në verifikimin e situatës dhe dokumentacioneve përkatëse të anijeve të mbërritura në portin e Durrësit kohë më parë. Dy anijet mendohet qe janë blerë nga “Kurum” dhe dyshohet që ishte sjellë në port për t’i shkatërruar dhe më pas të dërgoheshin për shkrirje në Metalurgjikun e Elbasanit. Për këtë arsye edhe drejtori i Përgjitshëm i policisë së Shtetit Hysni Burgaj ka pezulluar nga detyra për mosbindje të urdhërit për bllokimin e anijeve, nën drejtorin e policisë së Durrësit Artan Hasanin.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency