Juventus fiton me polemika, Inter ndalet në barazim

0
154

Jurges Veizaj

 

JuventuesSeria A ka dhuruar spekatakël dhe spekullim. Juventus fiton derbin e Torinos por që goli offside duket se shkaktoi shumë polemika të mëdha. Ndërsa interi kur pritej të vazhdonte serinë e fitoreve ndalet në një barazim kundër Kaljarit.

 

Juventusi dhe Interi është ata që kanë sjellë zhurmën në këtë javë të kampionatit Italian. Është përcjellë me shumë polemika ajo që ka ndodhur në Torino. Goli i Pogbas në ritransmetim është dukur qartë që ka qënë jashtë loje. Një incident ky që ndodh pas asaj që ndodhi në sfidën me Kievon kur u anullua një gol i saktë i Paloskit. Ndërsa Interi i cili ka qënë në superformë gjatë këtyre jave është ndalur nga Kaljari. Sfida midis Juventus dhe Torinos kishte të njëjtin emopcion për të dyja skuadrat për shkak se janë të dyja të një qyteti. Duke parë dhe rivalitetin e madh gjatë gjithë ketyre viteve kur janë përballur,pritej që të dhurohej i njëjti emocion. Por sfida ishte tepër e mbyllur për të dyja skuadrat. Juventus që ka humbur formën e tij më të mirë. Skuadra e Konte nuk ka të njëjtën freski që kishte sezonin e kaluar dhe ka humbur superioritetin. Ndërsa skuadra e Torino kishte vendosur që të bënte lojën e tyre duke shkatëruar aksionet e “Zonjës së vjetër” që në mëfushë. Në kampin e mesit të fushës u zhvillua edhe beteja më e madhe e të dyja skuadrave. Juventus përpiqej që të hidhej në sulm me anë të Vidal, Tevez dhe Pogba por qe rezultuan jo të efektshme. Pjesa e parë të jepte përshtypjen e një ndeshje ku të dyja skuadrat prisnin gabimin e njëra tjetrës për të bërë lëvizjen e tyre. Konte mundohej që të kurajonte të tijët që të lëviznin në sulm. Në pjesën e dytë gjithçka do të ndryshonte. Juventus do të hidhej në sulm për të kerkuar golin duke u treguar më ngulmuese. Mirëpo Torino arrin që të mbrohet shumë mirë. Në minutën e 55 do ët vinte edhe goli i fitores për skuadrën e Kontes. Pas një krosi topi do të arrinte në këmbëm e Paul Pogba që do ta kishte tepër të lehtë për të çuar drejt portës. Torinezët reagojnë me arsyetimin se francezi ishte në pozicion jashtë loje. Mirëpo arbitri nuk e ndryshon vendimin e tij. Kjo fitore i jep tre pikëshin Juventusit duke e çuar në kuotën e 16 pikëve.Ndwrsa Inter është mjaftuar me vetëm një barazim në sfidën në transfertë kundër Kaljarit duke arritur të dalë nga fusha me vetëm një pikë. Lojtarët e Vlater Maxarrit patën një ndeshje jo të lehtë ndaj kundërshtarve që nuk lëshuan pe. Golin e parë do ta shënonte Ikardi për Interin në minutën e 75. Sulmuesi do të përfitonte nga një top në zonë dhe do ta fuste topin brënda rrjetës me kokë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Mirëpo tetë minuta më vonë do të vinte edhe goli nga vëndasit që do të shënonin me anë të Naingolan. Belgu do të gjuante nga jashtë zone, mirëpo topi i devijuar në një nga lojtarët e Interit do ta nxirrte Handanoviç jashtë loje duke e bërë të pamundur kapjen e tij. Në ndeshjet e tjera Lazio barazoi në transfertë përballë Sasuolos 2-2, ndërsa Atalanta mposhti Udinesen 2-0 me dopietë të Denis. Katania arriti që të fitojë ndaj Kievos me rezultatin 2 me 0.

 

Ndeshjet e djeshme

Atalanta 2 – 0 Udinese

Cagliari 1 – 1 Inter

Catania 2 – 0 ChievoVerona

Hellas Verona 2 – 1 Livorno

lSassuolo 2 – 2 Lazio

 

 

Ikardi: Nuk pendohem që nuk jam te Barcelona

Sulmuesi 19 vjeçar që po shkëlqen te skuadra e Inter deklaroi që nuk ndjen keqardhje për largimin e tij nga skuadra katalanase. Kur është pyetur për një rikhim të mundshëm në “Camp Nou” ku mund të luajë përkrah bashkëkombasit të tij Lionel Messi, Ikardi është shprehur se dëshiron të qëndrojë në “San Siro”. Ai deklaroi “Nuk mendoj për Barcelonën, jam i lumtur që luaj me Interin. Mazzarri? Është një trajner që punon shumë dhe më këshillon gjithmonë. Sigurisht, vullneti im është të luaj, por ndodh të qëndrosh edhe në stol kur ke shumë kampionë në skuadër”. Lojtari gjithashtu bëri një koment edhe për kombëtaren që do të luaj “Mund të luaj si me Argjentinën dhe me Italinë, pasi kam dy pasaporta, por siç e kam thënë gjithmonë unë jam një argjentinas dhe dua që të përfaqësoj kombëtaren time në Botëror” u shpreh sulmuesi i Interit.

 

 Ibrahmoviç: Guardiola nuk është burrë

 

Lufta Ibrahimoviç- Guardiola duket se nuk ka fund. Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer të flasë për periudhën kur luante me fanellën e Barcelonës dhe për raportin e vështirë me teknikun Pep Guardiola.”Është një trajner fantastik. Por si njeri është një frikacak. Nuk është burrë. Më sakrifikoi për Lionel Messin por nuk pati guximin të ma thoshte.Guardiola nuk ka guxim burri. Messi është pa dyshim një lojtar brilant por unë shënoja më shumë se ai. Messi ishte ylli i Guardiolës, ndërsa unë duhet të vrapoja poshtë e lart nëpër fushë. Është diçka që mund ta bëj por jo për shumë, peshoj 100 kg. Pas 4-5 ndehsjesh lodhem”, është shprehur Ibra. “Kush më blen, blen një Ferrari. Dhe kush ka një Ferrari fut benzinë super dhe shkon në autostradë me të gjithë shpejtësinë. Guardiola kishte hedhur diesel dhe duhej të blinte një Fiat”.Lojtari bëri edhe një koment për portugezin Murinjo “Do të vdisja për të. Është fantastik shumë inteligjent dhe një motivues i pabesueshëm” ka thënë suedezi.

 

 Messi jashtë fushe për 3 javë

Kohë e keqe për katër herë fituesin e topit të artë. Ylli i Barcelonës duhet të qëndrojë 2-3 javë në infermieri për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral të këmbës së djathtë. Lajmin e bën të ditur klubi katalanas pas analizave më të detajuara. Sulmuesi argjentinas u dëmtua në ndeshjen kundër Almerias ku shënoi edhe golin e parë që zhbllokoi sfidën për skuadrën katalanase. Me prognozën e mjekëve të skuadrës kampione të Spanjës, Messi do të mungojë në përballjen e mesjavës kundër Celtic Glasgou por edhe në sfidën e radhës në kampionat kundër Real Valadollid. Gjithësesi, në kampin blaugrana nuk ka vend për alarm, pasi numri 10 do të jetë i gatshëm për El Clasicon e parë të sezonit që do të luhet në fund tëtetorit në stadiumin “Camp Nou”.Dëmtimi do ta mbajë Messin edhe larg kombëtares së Argjentinës për sfidat eliminatore të 11 dhe 15 Tetorit, respektivisht kundër Perusë e Uruguajit, por mungesa e tij nuk do të peshojë shumë në të ardhmen e kombëtares  që e ka prerë biletën për në Brazil 2014. Dëmtimi i pësuar në Almeria është i ngjashëm me atë të pësuar disa muaj më parë në Paris që e detyroi argjentinasin të qëndronte disa javë larg fushave, duke humbur edhe fundin e sezonit të shkuar.

 

Alegrit i rikthehen të dëmtuarit

Lajme të mira për Masimo Alegri dhe shtëpinë e Milan. Në stërvitjen e fundit të Milanit kanë marrë pjesë edhe Stefan El Sharai dhe Rikardo Montolivo, që të dy të ndalur prej javësh për shkak dëmtimesh. Dy futbollistët e kombëtares italiane janë stërvitur në grup me pjesën tjetër të ekipit duke mos shfaqur asnjë shqetësim.Kuqezinjtë nisen nesër drejt Amsterdamit për sfidën e dytë të Çampions League kundër Ajax, ndërsa Alegri mund të ketë në dispozicion si “Faraonin” ashtu edhe ish-mesfushorin e Fiorentinës që mund të ndryshojnë shumë lojën e djajve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency