I forti i “Agimit të Artë” në një qeli me shqiptarin Rizai?

0
126

Mediat greke kanë raportuar dje se deputeti Ilias Kasidiaris, është izoluar me Alket Rizain

 

Ilias KasidiarisIlias Kasidiaris, njëri nga eksponetët e njohur të partisë naziste Agimi i Artë, i cilësuar si i forti i këtij grupi, pas arrestimit nga policia e Athinës, mendohet se ka përfunduar në qelinë e shqiptarit Alket Rizai. Një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia helene, por mediat greke kanë kalkuluar gjatë mbrëmjes së djeshme, Kasidiaris, është izoluar në të njëjtin burg, ku mbahet i mbyllur dhe Alket Rizai. Mediat, shkojnë edhe më tej duke vënë në dukje se të dy të fortët janë futur në një qeli, duke provokuar kështu ndonjë konflikt të mundshëm mes dy emrave të njohur të botës së krimit në Greqi. Ilias Kasidiaris, njihet si person i dhunshëm dhe që urren shqiptarët, pasi gjatë aktivizimit të tij me partinë “Agimi i Artë” ai ka mbajtur fjalime të ashpra kundër Shqipëri por dhe emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi. Tashmë “Agimi i Artë”, është konsideruar nga policia si një organizatë kriminale, pasi është provuar se anëtarët e kësaj organizate dhe vetë drejtuesi i saj, kanë marrë pjesë në dhjetëra krime. Rizai është autor i dy arratisjeve spektakolare me helikopter nga burgjet e sigurisë së lartë.

 

Shqiptarja e “Agimit të Artë”

Mediat greke, kanë raportuar gjatë ditës së djeshme se një shtetase shqiptare e identifikuar si Nikol Beneki, dhe që njihet si e dashura e deputetit Janis Lagos, drejton një prej skalioneve më agresive në Greqi, atë të Nikea dhe se kryen aktivitete të shumta me femrat e këtij skalioni. Më 20 shtator, gazeta “Ethnos” publikoi një intervistë ekskluzive me një eksponent të “Agimit të Artë”, në të vërtetë ishte një rrëfim tronditës, shokues, për gjithë mënyrën e organizimit dhe të veprimit të skuadroneve të sulmit, të cilat mbajnë autorësinë e dhjetëra agresioneve ndaj emigrantëve të pafajshëm dhe që dolën zbuluar pas vrasjes së Pavlos Fyssas. Në intervistë, ai është pyetur nga gazetarët edhe për një grua, e cila duket ka tërhequr vëmendjen me aktivitetin e saj. Nuk ia thonë emrin e plotë, por thjesht pyesin: “Cila është N. Beneki?”. “Është e dashura e Janis Lagos. “Ai e kishte vënë në organizatën e Pireut. Ishte në zyrat qendrore, por e përzunë, pse ishte shqiptare. Është atje në Nikea, nga shpatullat e Lagos. Unë që jam grek, nuk pranoj të më bëjë mësime ideologjie një shqiptare”,-ka rëfyer ish-eksponenti i Agimit të Artë.

Arrestimet

Lideri i Agimit të Artë, i mbiquajtur “Fyhrer”, Nikos Mihaloliakos është arrestuar dje në mëngjes për akuzën e krijimit të organizatës kriminale. Me 56-vjeçarin, Nikos Mihaloliakos, në pranga u vunë dhe 4 deputetë të tjerë, mes tyre dhe zëdhënësi dhe deputeti i Agimit të Artë, Ilias Kassidiairis, si dhe 11 anëtarë të tjerë të partisë nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale. Ndërsa numri dy i organizatës, i cili emërtohet kreu i grupit parlamentar, Kristos Pappas, është vetëdorëzuar në policinë e Athinës, pasi ka bërë përshëndetjen e tij naziste. Prokuroria e Gjykatës së Lartë ka firmosur urdhër-arreste për të paktën 15 deputetë të partisë neonaziste, por dhe dhjetëra anëtarë të partisë, e cila ka 18 deputetë në parlament, të cilët në orët e pasdites janë shoqëruar në gjykatë në masa të rrepta sigurie. Gjithsej janë lëshuar 38 urdhër-arreste për anëtarët dhe funksionarë të lartë të kësaj partie. Brenda ditës janë arrestuar edhe policë dhe oficerë policie, të cilët vërtetohet se kanë lidhje me “Agimin e Artë”. Mes të arrestuarve është dhe një polic i skuadrës DIAS për pjesëmarrje në “Agimin e Artë”, ndërkohë që kërkohen dhe dy policë të tjerë të cilët akuzohen dhe si pjesëmarrës të “Agimit të Artë”, por dhe për vdekjen e 5 emigrantëve. Arrestimet vijnë pas vrasjes së këngëtarit anti-racist, Pavlos Fyssas, më 18 shtator. Aktualisht operacioni për arrestime vijon në Greqi.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency