Elektrifikimi i Shqipërisë/ E fshehta e Enver Hoxhës, si u mbyt anija kineze me 500 ton kabllo

0
504

Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar nga dy gjermanë zbulon përmes fotove disa ngjarje të për elektrifikimin e Shqipërisë më 1970

 

Fotografi nga ekspozita “Elektrifikimi i së përditshmes”, që hapet nesër në Muzeun KombëtaKuzhina e shtëpisë së familjes Karaj në Seltë, Shpati (Elbasan). Gjatë komunizmit çdo shtëpi fshati kishte vetëm një prizë- pak energji përdorej, pak energji ishte e nevojshme . Shumë familje përdornin elektricitetin vetëm për ndriçim. Kjo situatë ndryshoi radikalisht pas rënies së regjimit; frigoriferët, furnelat ngrohëse, kondicionerët, stufat elektrike e shumëfishuan konsumin e energjisë. Edhe në shtëpinë modeste të familjes Karaj ka sot një televizor në kuzhinë i cili rri ndezur natë e ditë.

 

-Josif Muça dhe brigada e tij e punës në fushat e Shpatit, Elbasan. Ai ishte 24 vjeç kur u kthye nga shërbimi ushtarak për të ndihmuar më pas në elektrifikimin e krahinës së tij. E konsideron ende një privilegj që u zgjodh për t’iu ngjitur shtyllave për të instaluar kabllot dhe izolatorët. Shokët e tij kryenin “punë vullnetare”: dhjetë punëtorë mbartnin deri në majë të malit shtyllat e tensionit që peshonin deri në 800 kg.

 

Këto dhe të tjera foto janë vendosur në kornizë bardhë e zi për ta shprehur historinë e propagandës komuniste në Shqipëri në një pjesë të errët, si ajo e ndriçimit?! Në ironi ekspozita që qëndron e hapur deri më 3 tetor në Muzeun Historik Kombëtar, mban ngarkesën artistike të fotove, po aq sa vetë etnosi i ri, krijuar në 45 vitet e diktaturës. Një rast i përmendur në “sukses” të propagandës ishte elektrizimi i vendit, që u quajt i përfunduar në vitin 1970, ndërkohë që vendet e Evropës kishin 100 vjet të mbyllur këtë kapitull.

Etnologu Eckehard Pistrick dhe fotografi gjerman Florian Bachmeier kanë kryer një lloj hulumtimi sa shkencor dhe arkivor mbi këtë pjesë të panjohur të historisë së të diktaturës. Në materialin e përgatitur më poshtë, vendosur në kontekstin e ekspozesë së fotove nga elektrifikimi shqiptar, dalin të dhëna që propaganda i ka retushuar, e mbyllur në Arkiv për t’u mos u njohur si fakte, siç ishte ndihma e “vëllezërve kinezë”, e për pasojë ngjarja e bujshme e mbytjes së anijes kineze me kabllo e pajise elektrike për Shqipërinë; apo letrat e fshatarëve që ankohen për mungesën në anën tjetër të “dritës së partisë”.

Ndërsa fotografi gjerman, kjo anë e botës që me komunizmin nuk i ka mbyllur hesapet, ka ngritur mespërmes telave, përçimit të energjisë një kontrast praktik : dje dhe sot, si mundësi reale e mbijetesës por dhe përvojës shqiptare mbi këtë “proces” teknologjik.

Etnologu gjerman Eckehard Pistrick dhe fotografi gjerman Florian Bachmeier, u takuan për herë të parë në Tiranë në prill 2013. Për Eckehard ishte një nga ekspeditat e tij të shumta në Shqipëri që nga viti 2004. Për të dy, projekti kishte një pikënisje të qartë: elektrifikimi ishte më shumë se sa statistika dhe propaganda. Përtej progresit dhe modernizimit qëndornin individë të cilët, me idetë, me bindjet, me dyshimet dhe me vizionet e tyre, kishin ndihmuar në formëzimin e peisazhit të elektrifikuar të Shqipërisë së sotme. Shumë prej elektriçistëve dhe vullnetarëve të atëhershëm sot janë papunë dhe të harruar, vepra e tyre mbeti në prapaskenë të historisë. Ky projekt sjell në fokus të vëmendjes pikërisht këto histori jetësore të harruara, pjesë të një historie më të gjerë të teknologjisë. Florian Bachmeier, me aparatin e tij fotografik, dhe Eckehard Pistrik me shënimet e tij etnografike synojnë të zbulojnë histortë që fshihen përtej historisë zyrtare të elektrifikimit.

“Jeta e elektrifikuar” e shndërruar në një ekspoze historike përbën një kthim tek njerëzit e harruar, tek vendet e harruara, duke kujtuar e gjurmuar atë që konsiderohej si e humbur nga kujtesa. Pozicioni neutral i ekipit ndihmon për të kuptuar çfarë ndodhi realisht, nga ajo që thuhej publikisht ose mbahej sekret.  Shoqërimi i materialit historik të përgatitur mban peshën e historisë së pafamiljarizuar me të panjohurat e “elektrifikimit të të përditshmes” shqiptare. Këtë konteskt e plotëson shënimi i mëposhtëm që përshkruan ekspozitën:

 

***

“Të punosh etnografikisht mbi një kapitull të ekonomisë historike, do të thotë t’u japësh prioritet atyre njerëzve që e jetuan të përditshmen e elektrifikimit. Ekspozita i bashkangjitet përpjekjeve të një fushe të re të antropologjisë: antropologjia e teknologjisë (Plaffenberger 1988) dhe elektricitetit (Ëilhite 2005, Ëinther 2008). Në këtë frymë, ekspozita ngre pikëpyetje thelbësore në lidhje me konceptin e “zhvillimit”. Elektriciteti si bazë e konceptit të zhvillimit përmban në këtë sens edhe retorikën edhe përditshmërinë.

Për të realizuar këtë projekt, ndjek një labirinth rrjetesh sociale duke filluar në Tiranë, drejt malësisë së Shpatit të Elbasanit, bregdetit dhe më pas drejt Gjirokastrës dhe Lunxhërisë. Më tej, projekti shtrihet drejt veriut të Shqipërisë, Vaut të Dejës të Shkodrës. Megjithëse koha në dispozicion ishte e shkurtër, bashkëbisedimet me subjektet lokale në procesin e elektrifikimit të plotë të Shqipërisë, i mundësuan autorët të kuptojnë se sa thellë ishte rrënjosur ngjarja më e madhe e elekrifikimit në memorjen individuale dhe kolektive të shqiptarëve. Gjatë projektit u konfirmua se transmetimi gojor, i kishte mbajtur gjallë kujtimet e njerëzve mbi elektrifikimin. Fotografitë e Florian Bachmeier-it tregojnë poetikisht se sa kontradiktor ishte procesi i elektrifikimit në një konglomerat shtresimesh dhe kuptimesh, ai i qaset subjekteve me simpati të thellë. Fytyrat njerëzve në këto fotografi reflektojnë gjurmët e kohës, por edhe një krenari individuale që i mbijeton vështirësive. Subjektet janë duke pozuar në vendet e tyre të mëparshme të punës, apo duke mbajtur në duar fotografië e fëmijëve që u vdiqën në aksidente tragjike gjatë elektrifikimit. Një hije e hidhur e zhgënjimit i shtohet krenarisë. Mbi të gjitha, këto imazhe tregojnë se si elektriçistët e vjetër ende e ruajnë krenarinë e tyre. Fotografitë tregojnë që një pasion pothuajse për të ritualizuar për profesionin e tyre të mëparshëm.

 

***

Dukej e mahnitshme! Brenda një kohe rekord Shqipëria rurale u transformua nga një shoqëri e traditës gojore në atë të medias dhe internetit. Ishte një proces dinamik.

Duke iu referuar në gjuhën shqipe përmes termit “zhvillim”, ky proces ndodhi në kuadër të një procesi tjetër më të gjerë, atij të modernizimit social, ekonomik dhe teknologjik të Shqipërisë së mes-shekullit XX.

Jeta e përditshme e shqiptarëve nuk do të ishte më e njëjta. Ardhja e dritës u festua me entuziazëm si fillimi i një shekulli të ri. Të ashtuquajturit “Shekulli i dritës” i duhej kandilëve dhe pishës që ndriçonin me vështirësi jetën e makinerive për mjeljen e lopëve, ngrohëseve elektrike apo frigoriferëve u prit me entuziasëm si lehtësim i jetës së vështirë dhe kushteve të mjera të jetesës. I gjithë ndryshimi rezultoi në një glorifikim të pakufishëm të së vetmes parti në pushtet si origjina e këtyre të mirave. Ajo që harrohet shpesh kur flitet për këtë periudhë kohore ëshët se çdo implementim i teknologjive përbën një proces diskursi dhe negociatash midis autoriteteve, individëve dhe trupit kolektiv “me pasojë teknopolitikën” (Mitchell 2002) Dhe se historia e progresit është gjithashtu edhe një histori kundërshtish dhe prapakthimesh. Shumë prej shqiptarëve e mbajnë mend këngën e mëposhtme nga “Beni ecën vetë” (1975), një film për fëmijë i kohës së komunizmit

Këtë fshatin tonë ne e bëjmë qytet

Parti nëna jonë përjetë

Me dritë elektrike radioja buçet

Parti nëna jonë përjetë

Bllokuar nga ky vizion i zhvillimit, harrohet se elektrifikimi ishte një proces i gjatë, kompleks dhe kontradiktor që kurrsesi nuk mund të quhej “linear”. Skepticizmi dhe rezistenca ishin po aq të pranishme sa edhe besimi në një të ardhme më të mirë. Qindra elektriçistë, punëtorë kooperativash , por edhe fshatarë të thjeshtë e deri edhe nxënës shkollash morën pjesë në këtë arritje me gjakun dhe djersën e tyre, siç do ta cilësonin ata sot. Sakrifica dhe vuajtja personale ishin pjesë e një fushate që propaganda zyrtare do ta quante “punë vullnetare revolucionare”.

Vende të Bllokut Lindor kjo gjë nuk kishte ndodhur akoma. Për Bullgarinë përshembull elektrifikimi rural ndodhi në vitet 1941-1970. Përpjekja për elektrifikimin nga ana e regjimit mund të interpretohet, atëhere, edhe si një investim simbolik dhe ideologjik për të treguar se Shqopëria –megjithëse një vend i vogël  mund të ecete në të njëjtin hap drejt zhvillimit si edhe vende të tjera.

Elektrifikimi i Shqipërisë rurale ishte ndër projektet më prestigjioze të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ishte pjesë e një sërë fushatash dhe politikash që përfshinin luftën kundër analfabetizmit, luftën për higjenizimin, kanalizimin, hapjen e tokave të reja, zhvillimin e infrastrukturës, apo sjelljen e ujit të pijshëm në shtëpi. Nuk ishte rastësi që elektrfikimi i plotë duhej të përfundonte me rastin e 30 vjetorit të Partisë në 8 nëntor të vititi 1971. Në fakt elektrifikimi u deklarua i përfunduar një vit para afatit të tij zyrtar.

Dimensionet e projektit ishin mbrësë-lënëse, siç e tregojnë edhe shifrat e mëposhtme: 1759 fshatra u elektrifikuan, u lidhën 6500 kabllo elektrikë të kapaciteitt 6\10 kv, u shtrinë 12 000 km linja elektrike të tensionit të ulët, u instaluan 2000 kabina elektrike, u ngritën më shumë se 50 mijë shtylla betoni dhe 330 000 druri, u elektrifikuan 140 000 shtëpi.

Elektrifikimi i plotë i Shqipërisë u paralajmërua përmes elektrifikimit të qendrave urbane si Saranda, Gjirokastra, Durrësi, Tirana, Korça dhe Elbasani që para Luftës së Dytë Botërore. Planet për elektrifikimin e qendrave të rëndësishme urbane si Durrësi, Shkodra, Tirana ekzistonin që në vitin 1926. Po në të njëjtin vit, banorë të Sarandës i kërkonin Ministrisë së Punëve Botore dhe Bulqësisë që të dërgonte elektriçistë për të elektrifikuar qytetin e tyre. Elbasani ishte një nga qytetin e tyre.  Elbasani ishte një nga qytetet e fundit të elektrifikuar, gjatë viteve 1933-1934. Në Gjirokastër portollampat e skalitura në hekur dëshmojnë se elektrifikimi i rrugëve ndodhi në vitin 1932. Përpjekjet e para për elektrifikimin e fshatrave shqiptare datojnë rreth vitit 1925 kur një grup emigrantësh shqiptarë të fshatit Katund të Korçës, në SHBA, dërguan para tek familjet e tyre me synimin për të ndërtuar një hidrocentral të vogël për nevojat e fshatit. 11 vjet më vonë tregtarë nga Korça ndërtuan hidorcentralin e parë në fshatin Vithkuq.

(Elektrifikimi rural i Shqipërisë kulmoi në kohën e regjimit komunist, përmes  një fushate të fuqishme gjatë viteve ’67-’71. Kjo ndodhi pothuajse 100 vjet pasi Thomas A. Edison shpiku llampën inkandeshente (viti 1879). Ndërkohë elektrifikimi rural kishte ndodhur tashmë në shumë vende, si p.sh në BS (1920-1932), në SHBA (1935-1955), në Irlandë (1946-1959).)

Kjo fushatë madhështore, që kushtoi rreth 335 milionë lekë, la në memorijen kolektive imazhin se progresi ishte i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me Partinë dhe udhëheqësin e saj Enver Hoxha. Në fjalorin popullor ishin “telat e Partisë” që sillnin dritën në fshat. Ishte “zëri i Partisë” që i bënte shtëpitë të buçisnin nga radiot. Elektriciteti dhe ideologjia ishin të pandashëm. Që në fillim të fushatës, Mehmet Shehu, në atë kohë kryeministër kishte bërë thirrje për një mbulim sa më tëmirë të saj nga media: “Organet e propagandës, shtypi, radiua botimet etj. Duhet ta trajtojnë vazhdimisht gjatë 4 viteve këtë aksion të madh, për të mbajtur gjallë frymën e kësaj lëvizje masive revolucionare”. Rrjedhimisht, revista si “Ylli”, “Shqipëria e re”, dhe gazeta si “Zëri i popullit”, i kishin kushtuar faqe të tëra elektrifikimit. Po kështu edhe librat shkollorë. Piktorët , poetët dhe kompozitorët më të njohur u angazhuan për të paraqitur artistikisht këtë arritje të Partisë. Elektrifikimi ishte padyshim një nga sukseset më të madha të propagandës përderisa ia doli t’i bindë njerëzit në nivelin lokal për omniprezencën e Partisë. Pjesëmarrja masive e të gjitha klasave sociale, e fshatarëve dhe qytetarëve, i forcoi lidhjet midis Partisë dhe popullit të saj. Vetë Enver Hoxha hapi një ekspozitë mbi elektrifikimin e përfunduar në Pallatin e Kulturës në Tiranë më 4 nëntor, 1970.

Pavarsisht nga kjo propagandë, elektrifikimi nuk ishte vetëm një histori suksesi: fushata e elektrifikimit kaloi dhimbje, sfida dhe pengesa. Shumë njerëz vdiqën aksidente tragjike, shtëpitë e izoluara mbetën gjithsesi në errësirë, prodhimi i shtyllave dhe kballove ndoqi një ritëm  shumë më të ngadaltë se sa ai i aksioneve vullnetare. Në propagandë gjen pak vend edhe fakti se, nga pikëpamja materiale, elektrifikimi i Shqipërisë do të kishte qenë i pamundur pa ndihmën e “vëllezërve kinezë”. Një nga pengesat më të mëdha ishte përshembull mbytja e anijes kineze “Jungfutary” në gusht të vitit 1968, e ngarkuar me kabllo, pajisje elektrike, tuba hekuri të një peshe totale prej 500 tonësh në bord, gjithçka e destinuar për elektrifikimin e Shqipërisë rurale.

(Harresa mbuloi edhe kontribuesit lokale, inxhinierët dhe elektriçistët, por edhe fshatarët e zakonshëm. Të gjithë u përmblodhën nën termin anonim të “punës kolektive”. Djersa, lodhja dhe sakrifica e këtyre njerëzve nuk pati vend në raportet zyrtare të Partisë. Në përgjithësi, elektrifikoheshin dy fshatra në ditë por ky ritëm pune pati edhe çmimin e tij: kooperativat i vunë kafshët e transportit në shërbim të elektrifikimit, fshatarëve iu desh të pritnin masivisht drurë nga pyjet për të siguruar numrin e madh të shtyllave të tensionit. Atyre iu desh të ngrinin vetë shtyllat e betonit , që peshonin rreth 800 kg, deri në majë të maleve.

Dimensioni njerëzor i elektrifikimit mbeti në prapaskenë vetëm dokumente të rralla si ky raport i vitit 1970 e tregojnë këtë aspekt:

“Në Curraj i Epërm –Tropojë në një rrugë që normalisht duhen 4 orë u hdohën në supë të gjitha makineritë, paisjet dhe materialet e hidrocentralit dhe rrjetet elektrike nga mbi 300 vetë që bënë 12 orë rrjedht rrugë malore”.

Meqënëse regjimi ishte tërësisht i angazhuar në prodhimin e heronjve dhe martirëve të punës, ata elektriçistë dhe vullnetarë të cilët morën pjesë në fushatën e elektrifikimitm, ishin heronj dhe ata që vdiqën në aksidente me elektricitetin ishin “krye të detyrës” dhe kishin sakriifkuar për të mirën e vendit. Në Arkivat Qëndrore të Shtetit mund të gjenden dy dosje telegrame dërguar Enver Hoxhës nga fshatarët dhe kooperativat duke e përgëzuar personalisht atë për ardhjen e dritës në fshatrat përkatëse. Megjithatë një tjetër dosje hedh hije po mbi të njëjtin realitet: në këto telegrame fshatarët ankohen mbi neglizhencën nga ana e Partisë, sepse ata kanë mbetur në errësirë. Në një lutje dramatike, një fshatar nga fshati Bazë i Burrelit në Shqipëri e veriut, i përgjërohet personalisht udhëheqësit në vitin 1971:

 

“Na ka lan pa gazë dhe kur ham dark ndezime lastiq opingash dhe bojem drit për të hanger buk. Llampa gazi nuk ka hiqë far, kemi ndërtue disa kandila me shishe boje sinë kohën primitive. (…) ju lutem Partis dhe ju vet personalisht të na elektrifikoni

 

Letra të tilla  hedhin dyshime mbi imazhin e propaganduar të dritës elektrike si iluminim, duke iu referuar metaforikisht liderit të Partisë si diell. Elektirifikimi i plotë i vendit nuk ishte vetëm një projekt i zhvillimit rural, apo nëj përpjekje për të shuar dallimet fshat-qytet. Ai kishte gjithashtu një arsye ekonomike në prapaskenë: elektrifikimi ishte i nevojshëm për të zhvilluar projektin e një Shqipërie industriale. Brenda një kohe të shkurtër u ndërtuan hidrocentralet kryesore: në Selitë, 1952, Ulzë 1958, Vaun e Dejës, 1971, dhe në Fierzë, 1978, që edhe sot janë ende në funksionim. U provua se elektrifikimi i vendit ishte një bazë e mirë ku gjeneratat e ardhshme mund të mbështeteshin” (Përktheu nga gjermanishtja: Gerda Dalipaj)

Përgatiti: V.M

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency