Gjiknuri, shansi i fundit i banorëve të Zharrëzës

0

Ervin Kaduku

Loading...

Pas disa tentativave për të penalizuar kompaninë e naftës Bankers Petroleum si shkatërruesen e pronës dhe shëndetit publik në zonën naftëmbajtëse të Fierit, qeveria e re zbarkon “me shpatë në dorë”. Shpresojmë që këtë herë të dëgjohet zëri i të dëmtuarve

 

KOmuna ZharrezMinistria e Energjisë dhe Industrisë do të nisë një ekspertësh të studiojë lëkundjet e tokës në komunën Zharrëz të Fier për të provuar pretendimet e banorëve të komunës se ato vijnë nga shpërthimet e kompanisë Bankers Petroleum për naftë e janë shkaku që shtëpitë po u shemben. Para Gjiknurit, një tentativë të tillë e filloi edhe ish-ministri Dritan Prifti, por u tërhoq, për “shkaqe të paditura”.

Shpërthimet për naftë në Zharrëz si dhe problemet me Albpetrolin kanë çuar në Fier ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknurin me një ekip të këtij institucioni. Duke u takuar së pari me banorët e Zharrzës, që kanë kërkuar shpesh vëmendjen e shtetit për problemin e tyre, shkatërrimin e shtëpive nga shpërthimet në zonën naftëmbajtëse, Gjiknuri ka vënë në dukje faktin se ndaj tyre ka pasur indiferencë.
Për këtë arsye, ai tha se ditën e hënë do të urdhërohet ngritja e një grupi ekspërtësh që do të bëjnë një studim të pavarur shkencor në zonë për të zbuluar të vërtetën e lëkundjeve të tokës.

 

Situata
Deri tani, nuk kanë shkuar në zonë direkt ministrant e Energjetikës. Vajtja e Gjiknurit aty është një shenjë e mirë se nuk do të lejohen koncensionarët të shijnë sipas qejfit.

Kohët e fundit, është zgjeruar harta e fshatrave në komunën Zharrës në rrethin e Fierit, që përballen me pasojat e shpërthimeve në zonat naftëmbajtëse, të cilat administrohen nga kompania “Bankes Pertoleum”. Përveç banorëve të fshatrave Zharzë, Marinzë dhe Sheqishtë, edhe banorët e fshatit Frashër, në të njëjtën komunë ankohen se banesat e tyre kanë pësuar dëmtime si pasojë e shpërthimeve në këto puse.

Banorët, të cilët shprehen se jetojnë çdo ditë me frikën e shembjes së shtëpive të tyre, u bëjnë apel instancave shtetërore të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij problemi.
Pak kohë më parë, banorët e komunës Zharrës u ngritën në protesta kundër kompanisë, e cila administron puset e naftës në këtë zonë.

Ministria e re e Industrisë dhe Energjetikës, duket se e ka marrë më seriozisht problemin madhor të këtyre banorëve. Kjo, edhe pasi, një raport i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ngre shqetësimin e paraqitur nga vendasit përreth zonave ku operon kompania kanadeze “Bankers Petroleum” mbi aktivitetin e kërkimit të naftës. Shpeshherë, mënyra e aplikimit të kompanisë kanadeze për të nxjerrë naftë nga nëntoka e Patos-Marinzës (Fier) ka shkaktuar përplasje jo vetëm me banorët, për shkak të tronditjeve të tokës, por edhe të ambientalistëve.

Por, ekipi i ministrisë këtë herë duhet të kthehet në Tiranë me një konkluzion dhe jo të kalojë radhën, siç ak ndodhur deri tani.

 

 

 

Qytetarët, peticion Ramës kundër “Bankers Petrolium”: Të hetohet!

Lëvizja qytetare “Bankers Out” filloi dje nga Zharza firmosjen e një peticioni, i cili synon të mbledhë 15.000 firma të atyre, të cilët besojnë se kompania e naftës “Bankers Petroleum” është duke abuzuar me pasurinë kombëtare dhe në vend të përfitimeve po u bie qytetarëve të zonës dhe atyre të Fierit fatkeqësi. Peticioni do t’i drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknurit. Ky peticion do të shoqërohet edhe me veprime të tjera kundër aktivitetit të Bankers, i cili shkakton dëme për banorët. Gjatë fillimit të nënshkrimit të peticionit në Zharëz, një nga drejtuesit e fushatës, Enea Ajasllari tha: “Sot kemi filluar një veprim konkret, i cili kërkon mbështetjen e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Zharzës, por të gjithë Fierit e të gjithë Shqipërisë. Jemi këtu për të nisur firmosjen e peticionit, të cilin do e çojmë në çdo fshat, lagje e qytet të Fierit”. Ai theksoi se “lëvizja jonë nuk është politike, as ekonomike po një lëvizje e pastër qytetare. Kërkesat tona janë shumë të thjeshta dhe të lehta për t’u plotësuar: Të pezullohen operacionet hidrokarbure të Bankers deri në hetimin e plotë dhe të paanshëm të aktivitetit të tyre”. “Ky është vendburimi më i madh i naftës në Europë. Njerëzit këtu përreth duhet të ishin të kënaqur e të jetonin mirë. Qeveria duhet të përfitonte taksa të majme e për rrjedhojë rrugë, shkolla etj duhet të ndërtoheshin nga ky vendburim. Realitetin e shikoni vetë, këtu nuk ka njerëz të lumtur, shtëpitë po shkatërrohen nga lëkundjet, shteti nuk mbledh asnjë qindarkë dhe ambjenti po shkatërrohet. Vetëm ata që menaxhojnë Bankers janë të lumtur”. Ky peticion do të shëtisë kudo e më pas do të ndalojë në dyert e qeverisë, e cila me sa duket ka edhe sy, edhe veshë, më në fund. Përfaqësuesit e fushatës janë takuar edhe me ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, i cili u dha garancitë e tij se do të fillojë hetimi sa më parë.

 

Loading...